Sekti shqiptar ‘feston’ 30-vjetorin e PSSH

Sekti shqiptar ‘feston’ 30-vjetorin e PSSH

Nga Kastriot Islami - 13/06/2021

SEKTI SHQIPTAR, ZGJATIM I ESTABLISHMENTIT GLOBAL

Ky është një shkrim që po e pasuroj me fakte të reja sepse ka shumë shqiptarë, por më shumë të huaj, që nuk e kanë lexuar historinë e këtij SEKTI shqiptar, që po rritet edhe si zgjatim i establishmentit global. Dhe që të mbahet mënd nga sa më shumë vetë, duhet shkruar e rishkruar, duhet thnënë e stërthënë, duhet bërë me dije që PSSH, tanimë prej 16 vjetësh është vecse sektare. Aq më tepër që në mbi 50 përqind të jetës së saj 30 vjecare, ka qënë e dominuar nga filozofia e sektit, nga praktikat dhe metodat  sektare, është drejtuar nga oligarkë sektarë, shtresa kryesore e sektit që pasurohet vetëm për vehte duke i mashtruar  me lloj lloj metodash e “thërrimesh” socialistët e ndershëm që cdo ditë vecse  varfërohen po ashtu si edhe të gjithë shqiptarët, apo duke i kërcënuar/friksuar me gogolë apo kriminelë e trafikantë që përbëjnë një shtresë po ashtu të rëndësishme të sektit. Jam i sigurtë që anëtarët e kupolës së këtij sekti do të mërziten, revoltohen e nevrikosen me shkrimin e kësaj të VËRTETE; dhe me shumë gjasa do të japin urdhër për më sulmuar, gjë që vetëm më motivon edhe më shumë duke ju rikujtuar këtyre “qelbësirave servile” historinë e djegies në turrën e druve të Xhordano Brunos, i cili u ekzektua vetëm se mbrojti, i vetëm, të vërtetën e “rrotullimt të tokës rreth diellit” që sot nuk e vë më në diskutim askush... Do të vijë dita që të “vërtetën” për sektin mafioz shqiptar jo vetëm do ta besojnë por edhe do të dalin ta mbrojnë të gjithë shqiptarët, përfshi edhe vetë socialistët e madje edhe ish-socialistët, duke mos përjashtuar as disa nga sektarët e korruptuar e të inkriminuar, që sot i vënë flakën të VËRTETËS...

SEKTI I KORRUPTUAR DHE KRIMINAL

Rilindja është një organizim SEKTAR. Rilindja s’është ideologjikisht socialiste. Ajo s’është klasikisht politike.  Ajo s’përfaqson interesat e qytetarëve dhe të publikut. Rilindja është përfaqsuese e interesave të një grupi të ngushtë individësh që “partinë” dhe qeveritë e dalë prej saj përmes interesave të korrupsionit, të lidhjeve me krimin e kriminelët e trafiqet e trafikantët, duke aplikuar të gjithë metodat sektare dhe mënyrat perverse të mashtrimit e gënjeshtrave. Rilindja s’është transparente sepse bazohet në demagogji, mashtrim, gënjeshtra. Rilindja është arrogante, cinike, fyese, banale. Qeverisja e Rilindjes s’është qeverisje demokratike përderisa drejtohet nga një kupolë oligarkike, kriminale e klienteliste që përfaqson vetëm interesat e një pakice. Sekti ndihet në publik i qetë pasi ka grabitur mandatet, kontrollon drejtësinë e ka marrë përsipër të  eleminojë apo të kthejë në fasadë opozitën. Por një pjesë periferike e sektit ndjehet shumë e frikësuar se mund të “bëhet kurban” në këmbim të mbajtjes së pushtetit dhe shkatërrimit të opozitës përmes tëheqjes së saj në bashkëqeverisje...

SHTRESAT KRYESORE TË SEKTIT RAMA

SHTRESA e “TRASHËGIMTARËVE DHE PINJOLLËVE”: Konkretisht bëhet fjalë për rikthim të trashëgimisë së kaluar të praktikave autoritare e veseve negative autoritare, fillimisht më qartë e më tej në mënyrë më të maskuar, përmes zotërimit të disa posteve kyce e të larta drejtuese nga individë të lidhur ngushtë me ish-rregjimin, më konkretisht nga ish-përfaqsues të lartë e të mesëm (ndoshta të paimplikuar dikur drejtëpërdrejtë në “mëkatet” e ish rregjimit) të nomeklaturës puniste, dhe vendosje në pozicione të rëndësishme drejtuese të pinjollëve direktë apo nipave të ish-nomeklaturës shumë të lartë të rregjimit të kaluar. Përmes kësaj përbërësje SEKTI ka synuar të ruajë dhe forcojë strukturën e përfaqsimit të ngritur për 50 vitet para vendosjes së demokracisë që mbi të gjitha do të shërbente edhe për “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare por në forma të reja moderne e “bashkohore” dhe të maskuara me veshjet e drejtuesve autoritarë lindore. Me ndryshimet qeveritare në mandatin e dytë, por me shumë gjasa edhe në mandatin e tretë, kjo përbërëse do të vijojë të ruhet me fanatizëm ndonëse e maskuar në ekstrem, madje duke bërë sikur ndonjë prej tyre edhe po goditet për korrupsion (thjesht për të fituar më shumë besim apo për shkak të “kontradiktave të brëndshme në gjirin e sektit”…).

SHTRESA e “INTERESAVE OLIGARKIKE E BANDITESKE”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale, nga politika, biznesi dhe media. Kjo përbërëse garanton lidhjen e Sektit me krimin e kriminelët, me trafiqet e trafikanët dhe me biznesmenët e manjatët. Kjo përbërese do ti duhej SEKTIT për të garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundështarëve të brëndshëm e të jashtëm, por edhe për të pasur në veprim në cdo moment “shtetin parallel” të të fortëve që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit dhe friksuar kundërshtarët politikë e ekonomikë. Në mandatin e tretë, është marrë orientimi që kjo përbërse të maskohet në ekstrem sepse jo vetëm e “pengon ligji i dekriminalizimit” por edhe socialistët e ndershëm kanë filluar të reagojnë ndaj tyre. Ky maskim po sofistikohet edhe me mbështetjen e establishmentit global, duke zëvëndsuar “individët me rekorde  kriminale” me të afërm të tyre, kryesisht fëmijë e familjarë të tyre, por edhe duke i “detyruar” të gumbullohen në parti jasht sektit sepse kështu sekti lirohet nga përgjegjësia e angazhimit të tyre direkt në grabitjen e votave e kërcënimin e zgjedhësve...

SHTRESA E PERVERSËVE: në aspektin etiketës/reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerzore janë përdorur shumë individë atipikë, vecanërisht perversë të “trajnuar” nga establishmenti global.  Kjo përbërëse i ka shërbyer SEKTIT për tu shfaqur “modern e bashkohor” në sytë e ndërkombëtarëve e të rinjve dhe për tju shitur atyre me prirje liberale e “ekstravagante e kontemporane”. Anëtarë të kësaj shtese, gjatë mandatit të dytë janë promovuar gradualisht duke zotëruar postet drejtuese të Rilindjes, edhe në nivelin qëndror të qeverisë dhe edhe në drejtimin e bashkive kryesore të vendit. Në mandatin e tretë, numri i tyre do të shtohet dhe ndërkohë do të përgatiten për të zotëruar një përqindje të rritur të pushtetit qëndror e vendor Kjo shtresë është përdorur për ti dhënë ngjyrën e “modernes” edhe Rilindjes edhe qeverisë së saj…ndonëse disa prej tyre janë “nipa-pinjollë” apo “nipa/pinjollë-oligarkë, pra janë prej më besnikëvë të shtresës së parë...

GRUPET KRYESORE TË SEKTIT RAMA

POLITIKANE TE KORRUPTUAR me pasuri të dyshimta që kontrollojnë Rilindjen, kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqsorin, shoqërinë civile e tjerë, që kanë rritur pasurinë e tyre disa herë gjatë dy mandateve. Në mandatin e tretë, disa nga këta politikanë oligarkë, periferikë të sektit, do të margjinalizohen, duke u lënë të lirë të gëzojnë/shijojnë pasurinë e grabitur por duke iu krijuar qytetarëve përshtypjen se ata po largohen si të korruptuar, thjesht e vetëm si alibi ndaj goditjes/shkatërrimit të opozitës...

BIZNESMENË TË PASURUAR NË MËNYRË TË PALIGJSHME DHE/OSE KLIENTELISTE me leje ndërtimi, përmes privatizimit të aseteve publike, me pronat e fondet publike, përmes koncesioneve e PPP-ve në lidhje të ngushtë klienteliste, korruptive e shpesh kriminale me politikanët-oligarkë;

PËRFAQSUES KLIENTELISTE TË MEDIAS, apo sic quhen ndryshe MANJATË TË MEDIAS, aktivë në politikë, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike apo janë pasuruar përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë;

ISH-ZYRTARË TË LARTË, të pasuruar nga përfitimet në poste lukrative të tilla si agjensitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqsor, polici, e tjerë; një pjesë e të cilëve pas vitit 2005 me themelimin e Rilindjes, dhe gjatë dy mandative të para, janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive, drejtues në poste kyce të administratës publike, përfitues kryesor të fondeve publike, koncensioneve e PPP-ve.

INDIVIDË ME REKORDE KRIMINALE, të konsideruar si "material" lidhës i amalgamës oligarkike, që kanë kryer krime të tmerrshme në vëndet perëndimore. Pas vitit 2005 e në vijim një pjesë e madhe e tyre janë bërë deputetë, kryetar të bashkive dhe drejtues në poste kyce të administratës publike.

DEGJENERIMI, KALBËZIMI DHE SHPORRJA E SEKTIT

Fundi i këtij sekti, i cili në formën e tij më të organizuar është prezent prej vitit 2005 dhe shumë aktiv në politikën shqiptare prej dy mandatesh në drejtimin e qeverisjes së vendit. Në mandatin e tretë, ky sekt, edhe me mbështetjen e establishmentit global, do të jetë edhe më i rrezikshëm. Ai me shumë gjasa do të shporret nga qytetarët shqiptarë pa pasur asnjë shans të largohet normalisht sic ka ndodhur me të gjithë qeverisjet e mëparshme. Sepse shumica e qytetarëve, të pashpresë e të dëshpëruar, nuk do të mund të gjente qetësi pa ndëshkimin e drejtuesve kryesorë të këtij sekti dhe pa konfiskimin e të gjithë të pasurive të grabitura prej tyre. Me grabitjen e mandatit të tretë, kanë filluar të shfaqen disa shenja minimale “shprese”, për largimin e disa anëtarëve të kupolës së sektit; por duhet pritur për të parë nëse personat e “larguar nga postet drejtuese të kupolës” si të korruptuar apo për “rekorde kriminale”, do të përballen realisht në procese të vërteta gjyqsore apo dosjet e tyre korruptive e lidhjet me krimin e organizuar do të gjykohen realisht nga SPAK e BKH. Shqiptarët, në shumicë, janë ende skeptikë, mosbesues dhe pa shpresë derisa të goditet realisht ‘koka e sektit”, sepse cdo veprim tjetër ju duket “lojë”... “Koka e këtij sekti” ka drejtuar në mënyrë korruptive e klienteliste prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 16 vjetësh PSSH dhe sapo grabitur mandatin e tretë qeverisës. Në realitet, nëse gjatë kohëve të fundit po dalin në pah lidhjet e sektit me establishmentin global, për të cilat ka pasur më parë shumë dyshime, drejtuesi i sektit është në realitet “sekseri” i tij. Rilindja do të mbahet mënd në 16 vjetorin e saj apo në 30-vjetorin e PSSH si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 30 vjet, për anihilimin e të cilit apo të cdo mbetje a metastaze të tij do të duhet shumë kohë.. Për më tepër që ky sekt, i mbështetur nga establishmenti global s’ka hezituar të komprometojë ndonjë zyrtarë të lartë të Brukselit apo dhe ndonjë përfaqsues të rëndësishëm në Tiranë, që kanë heshtur dhe heshtin për të gjithë bëmet e marrëzitë e këtij sekti dhe janë përpjekur të sheqerosin raportet e gjëndjes së mjerueshme e të padurueshme të shqiptarëve nga keqqeverisja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Benca19/06/2021 09:19

O krasas tp me komentin e fundit e tregove se je bythleipires per nje sufllaqe. Sado te fshihesh pas brekeve te gramozit apo citjaneve te edvinit ti je nje komunist pisanjos qe ha ate qe te hedhin ata te dy ne utorak. vazhdo ngopu dhe merr nje luge te madhe nga ato te krasasi dhe kenaqu me shijen dhe aromen me te te cilen je mesuar nga gramozi per 30 vjet dhe tai edhe 30 vjet te tjera nga edvini. ja shume qe te ngopesh se ushqimin ne uturak e ke pa tollon. vemje tepelenase qe asgje nuk te maskon dot.

krasasi tp17/06/2021 21:18

Bënça, për sot ke notën 5. Ke përparuar. Ke filluar të lexosh midis rreshtave. Aty midis rreshtave ke konstatuar atë që unë dhe me mijra qytetarë e kemi theksuar prej vitesh. Këta janë bashkë.
"Një okë e pesë,një okë pa pesë". Gramozi dhe Rama në këto 4 vjetë dhe gjithë kryeparlamentarët dhe kryeministrat para tyre, kanë hartuar dhe miratuar ligje dhe kanë qeverisur 'toktançe'. Për interesa klienteliste apo edhe personale, të lidhur me korrupsionin apo edhe me krimin kjo ngelet për ta parë organet kopetente. Sigurisht që jo të gjithë futen në një thes. Bënça,unë nuk kam 'profesora', unë nuk komentoj me porosi , as shpërblehem me gjësend. More hiç fare, as me ndonji sufllaqe në 'oborret' e partive. Ti ndoshta.

Benca15/06/2021 18:25

O krasas tp, lexohent neper rrjeshta qe e adhuron mesuesin tende gramoz ruci... duket se pasi te tregonte sa i pazoti je te ka vene nota te mira me hater se ke qene servil i tij qe kur ishe nxenes ne tepelene. adhurimi tend por edhe frika pavaresiht se shkruan me emer fallso eshte deri ne palce. duket se edhe sot djet gjak nga gramozi te cilin nuk le rrjesht pa e lavderuar. ti je nje ish-komunist i maskuar qe hiqesh si i persektuar por dallophesh qarte; une te njoh mire ore bythrrjepur krasi qe nuk le rast p i lepire bythen gramozit. por gramozi na la shendene dhe ti mund te fhsihesh tani e tutje ne brekushet e qenit te surrelit. bashke me gramozin do te fundoet edhe edvinin, dhe pas tyre e ke rradhen edhe ti o qelbesire tepelene.

krasasi tp14/06/2021 21:10

Bënça, prapë jashtë teme .Edhe sot vlerësohesh me notën 4. Lexo se do përsëritësh vitin. 80% e komunistëve kanë qenë idealistë dhe naivë. Punuan si gomari dhe u ushqyen si qeni. Ashtu sikurse edhe pjesa dërrmuese e popullsisë. 15% e ish komunistëve u identifikuan si maskarenj ,grykësa ,demagog dhe hipokritë. Kapën shtetin dhe ushtrojnë retorikë antikomuniste. 5% në kushtet e ndryshimit të sistemit, ju futën punës dhe rezultojnë biznesmen të sukseshëm. Por, asnjeri oligark, apo në nivele të larta të pushtetit. Ore ti që e ke inat G.Ruçin, në cilin nga ato grupimet e mësipërme e përfshin?. Unë nuk jam hetues,as kam qenë bodigard i tij, por as mik dhe as armik i tij. Por mund të them që në krye të kuvendit, Ai dhe gjithë para ardhësit e tij kanë ndikuar në ushtrimin e korrupsionit legjislativ. Ashtu sikurse edhe gjithë kryeministrat kanë ushtruar korrupsion kryeministror. Kush nuk rezulton sot, apo nesër , me pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme, të lidhur me krimin, apo minues i demokracisë ai do ngelet njeri i nderuar, pamvarësisht bindjeve politike. Ndryshe 'vrima e miut' 500 grosh. Bënça të përshëndes dhe mirupafshim në sezonin tjetër.

Benca14/06/2021 12:24

O krasas tp duket je merzitur qe rama ta largoi tutorin tend gramoz ruci dhe te mbeti vetem ti lepish bythen edviniut... por mos u merzit se ke kohe per te vijuar bythelepirjen... ti nje komunist i fjakte nga krasi i jep keshilla te djathtes dhe je i pabesueshem sepse shkruan me pseudonimin e gramozit o qelberise tepelenase...nese ke byth dil me emer e mbiemer dhe jep keshilla se cduhget bere... per me teper qe ti je nje antiamerikan si sozia trend gramoz dhe hiqesh ndryshe se keshtyu ta do interesi tend i felliqur... ti nuk je as i persekutuar... une te njoh shume mire dhe me mua nuk e leviz dot bythen por me psedunonim shkruan budallalleqe me oke se nuk e dine se kush je ne realitet... qelbesire krahesi qe ke fshire gjithe jeten bythen me gjethe fiku ose me guricka lumi... legen...

Stela Pata14/06/2021 11:41

Z. Islami do të na pëlqente që zëri brëndshëm I të vërtetave qê ju tregoni të na vinte edhe nga jashtë. Fatkeqësisht klanet e establishmentit në fuqi perverso-hungaro-hebrej dominojne sot sidomos pas "humbjes" së Trump. Nejse ne kete tragji komedi te se majtes duhet ta pranojme se ishte spektakolare se si Rama ja futi G Ruçit. Si zonjave te spituluara. O sa shume te dua Gramoz ( para gjate zgjedhjeve). Mu qërro nga sytë lab muti, dordolec Tepelene! ( pas zgjedhjeve) hahahaha. Prisni prisni edhe ju te tjeret qe mendoni se ja hodhet. Skeni parë gjë akoma. Rradhen e ka Ben Blushi dhe Ah-ben Ah-metaj.

Shqiptari13/06/2021 16:15

POR NJE GJE ESHTE E SIGURTE NE SHQIPERI: PERVEÇ SE NGA PERENDIA, NGA ASNJE DHE NGA ASGJE TJETER NUK IU CENOHET JETA POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR DHE KRIMINELE! ATA KANE PER TA KALUAR NGA NJE SHEKULL JETE!
POR NUK ESHTE FAJI I POLITIKANEVE APO I SEKTEVE TE TILLA MAFIOZE! NGA NJE ANALIZE E THELLE HISTORIKE, DEL QE SHQIPTARET JANE POPULLI ME INDIVIDUALIST DHE ME I KORRUPTUAR MBI TOKE. JO I KORRUPTUAR NE KUPTIMIN BANAL TE SOTEM, POR NE KUPTIMIN E PLOTE TE FJALES I KORRUPTUAR (QE BLIHET, QE PRISHET, QE KALBET, QE TE TRADHETON, QE TE SHET E TE SPIUNON PER INTERESIN E VET, I PATURPSHEM, I DEGJENERUAR, I PABESE), PRANDAJ NJE FRIKE E MBJELLE PER 45 VJET NDAJ PUSHTETIT, DO TE KERKOJE 245 VJET QE TE LARGOHET! POPULLIT SHQIPTAR I MUNGON EDUKATA DHE KULTURA DEMOKRATIKE PREJ SHEKUJSH, I MUNGON RESPEKTI DHE DHEMSHURIA NDAJ VETES. PRANDAJ MOS E KERKONI KOT DEMOKRACINE ME ZOR TEK POPULLI SHQIPTAR! AI NUK KA MEMORJE HISTORIKE, DHE TERHIQET E GENJEHET NGA INTERESAT PERSONALE BANALE TE ÇASTIT, GENJEHET ME NJE THES MJELL, ME 3 PAKO MAKARONA, APO 3 SHISHE VAJ, APO ME SHTRENJT AKOMA, ME 50 EURO! E SHET JETEN E VET, TE FEMIJEVE TE VET E TE FAMILJES SE VET PER 50 EURO!!! KETE TIPAR TE VECANTE KORRUPTIV TE POPULLIT SHQIPTAR RAMA E STUDIOI SHUME THELLE DHE E VURI NE ZBATIM ME SHUME SUKSES NE 2017 DHE NE 25 PRILL 2021! SHQIPERIA KESHTU KA QENE, KESHTU ESHTE DHE KESHTU DO TE JETE EDHE PER 200 VJET! NUK KA KURRE QEVERI TE KORRUPTUAR, NESE NUK KA NJE POPULL TE KORRUPTUAR!
SEKTI RILINDJA SOT ESHTE THJESHT MEKANIZEM PUSHTETI I NJE REGJIMI DIKTATORIAL, I MODERNIZUAR KETO 8 VITE NGA EDVIN KRISTAQ RAMA!
MOS ME SHANI, O KOMENTUES, NUK JAM ANTISHQIPTAR, JAM SHQIPTAR SAFI, POR NDOSHTA JO SI JU, SEPSE PO TE FLISNI CILTERSISHT DHE SERIOZISHT PERPARA PASQYRES ME VETEN TUAJ, DO TE ME BESONI QE TE GJITHA QE SHKROVA JANE TE VERTETA!

krasasi tp13/06/2021 15:26

Z.Islami, 'fotografia' që paraqisni, nuk është shkrepur asgjëkundi tjetër, por në Shqipëri. Të gjithë besoj bien ndakort me këtë. Por ajo që të tjerët me të drejtë do pretendonin është se, pse Z.Islami 'amalgamën oligarkike' e shikon si një aliazh të ngjizur e të rritur, vetëm nën qeverisjen e sektit majtist rilindist. Dhe pse sekti rilindist ,lehtësohet nga 'barra' duke ja atribuar një peshë të madhe të përgjegjësisë 'estabilshmentit global'. A mund të flasim për establishment lokal, vendor, pra shqiptar. Apo që mos të dalim aty, kohë kur Ju keni drejtuar Parlamentin, Ministrinë e Financave apo atë të Jashtme, apo si zv/ kryeministër, juve 'aparatin fotografik' j'ua ha gomari. Mirëpo për të gjithë ata që kanë memorje, apo që i japin rifresh, apo që i referohen deklaratave të DASH, tekstualisht Z. Xh.Kerri: "...... drejtohen nga interesat e korrupsionit dhe oligarkisë dhe kanë kapur shtetin, biznesin, mediat,shoqërinë civile dhe pjesërisht sistemin e drejtësisë". Mynih-2014. Kohë kur të majtët, nuk kishin veshur 'brekët e pushtetit'.Por as nuk kishin guxuar më parë, të tregonin 'mbretin lakuriq'. DMTH mazhorancën. Inflacion retorike sigurisht ka patur. Kur të dalë sekti i rilindjes në opozitë, me siguri do 'goditet me raketa patriot' dhe do ketë edhe 'luftim trup me trup'.Por diçka 'nuk shkon'. Asgjë nuk do jetë si më parë. NATO sikurse dihet, është një organizatë politike,ekonomike,ushtarake dhe në funksion të promovimit dhe avancimit kudo në botë të Demokracisë,Lirisë dhe vlerave më të mira njerëzore dhe shoqërore."E keqja " është te qasja e Presidentit Z.Bajden, dhe te përfshirja e Shqipërisë nën efektet e urdhërit ekzekutiv.Në e paça kuptuar drejtë, për z.Bajden KORRUPSIONI minon sigurinë kombëtare të SHBA dhe të partnerëve tanë. Shqipëria si vënd në NATO, do ti nënështrohet rregullit të përgjithshëm. Aq më shumë që të gjitha sondazhet, tregojnë entuziazëm, besim dhe mbështetje për ofertën Amerikane. Pra çkapjen e shtetit , Amerikanët dhe BE duan ta realizojnë nëpërmjet goditjes së pengmarrësve dhe konfiskimit të plaçkës së grabitur. Sigurisht jo arbitrarisht, por me ligj. SPAK dhe BKH dhe Gjykatat i vendosin pikat mbi i. Ajo që ju rekomandoni, "çkapjen e shtetit' nëpërmjet lëvizjeve revolucionare, jashtë institucioneve dhe pa një marrëveshje midis mazhorancës dhe opozitës në Parlament për shtet ndërtim dhe integrim, janë një filëm i djegur. Jo produktive, jo realiste dhe një çorientim për forcat demokratike, reformiste dhe atdhetare ,të cilat në spektrin e djathtë janë shumicë.

Shto koment

Denonco