Pse demokratët janë kaq të revoltuar me rivalët e Bashës

Pse demokratët janë kaq të revoltuar me rivalët e Bashës

Nga Enton Palushi - 10/06/2021

Ka plot gjëra që të bëjnë përshtypje dhe të nxisin të shkruash për garën e demokratëve, duke nisur që nga mbajtja gjallë e një debati idiot për antiamerikanizmin në partinë më pro-amerikane dhe më pro-integrim në vend e deri te përplasjet qesharake për statuse dhe komente në FB.

Por kur e kupton se demokratët të paktën janë duke bërë garë, dhe se Edi Rama e ka katandisur politikën, demokracinë dhe shtetin në një derexhe të mjerueshme për shkak të mungesës së garës, stepesh disi.

Megjithatë është e pamundur të mos flasësh kur sheh se rivalët e Lulzim Bashës po e akuzojnë atë se ka nisur të radikalizojë bazën e demokratëve, duke u thënë se zgjedhjet parlamentare ishin të manipuluara. Seriozisht?!! D.m.th duhet të besojmë se Shqipëria ka dalë nga një proces zgjedhor alla-suedez dhe Basha po u hedh hi syve demokratëve, po i mashtron dhe po u bën lavazh truri për mënyrën se si u zhvilluan këto zgjedhje? Nga këtu është e qartë se demokratët kanë të drejtë që janë revoltuar kaq shumë me rivalët e zotit Basha.

E para, sepse çdo demokrat, kushdo që ka votuar për ndryshimin, madje çdo shqiptar, e di shumë mirë se një pushtet është i aftë të manipulojë çdo proces zgjedhor nëse ka vullnetin për ta bërë këtë gjë. Madje ka plot pushtete që rrinë me dekada në detyrë duke prishur zgjedhjet. Edhe demokratët mund ta kishin bërë këtë në vitin 2013, madje edhe Fatos Nano mund ta bënte në vitin 2005. Por demokratët nuk e bënë këtë gjë pasi zgjodhën lirinë dhe garën. Me Edi Ramën është ndryshe. Ai nuk është një person që largohet lehtë. Duhet të kesh kujtesë të shkurtër që të mos e dish se çfarë u ka bërë proceseve zgjedhore kur ishte kryebashkiak dhe tani që është kryeministër.

E dyta, sepse nuk është nevoja që t’ua thotë askush demokratëve se çfarë ka ndodhur me procesin zgjedhor. As ambasadorët, as ODIHR, as media, aq më pak ata që flasin nga tavolinat mediatike të pushtetit. Çdo demokrat e di fare mirë se me çfarë është përballur në këto zgjedhje dhe se si janë manipuluar ato. Fjala bie, çdo demokrat në Pukë e di se kush i blinte votat, çdo demokrat në Durrës e dinte se kush shpërndante fondet e buxhetit për vota, çdo demokrat në Elbasan e di se cilët kriminelë bënin fushatë për pushtetin, çdo demokrat në Tiranë e di se kush i kërcënonte me vendet e punës, etj.

Rivalët e Bashës mund të pyesin se si ka mundësi që nuk flasin hapur shqiptarët për këtë krim. Arsyeja është e thjeshtë: sepse në vend është vendosur ekuilibri i krimit dhe korrupsionit. A nuk e patë atë fakirin që foli për blerjen e votës se si u arrestua për deklarim të rremë? Sepse, siç e tha edhe ai vetë, përballë kishte krimin që blinte votat dhe policinë, përballë kishte biznesin dhe shtetin, përballë kishte korrupsionin dhe drejtësinë e kapur. Thyerja e këtij ekuilibri është misioni më i vështirë që kanë demokratët dhe shqiptarët në 30 vite post-komunizëm.

Prandaj duke i thënë Bashës se është humbës, jeni duke u thënë humbësa të gjithë demokratëve, kur ata e ndjejnë veten të vjedhur. Duke i thënë Bashës se është dështak, po u thoni të gjithë demokratëve dështakë, kur në fakt ata e ndjejnë veten heronj. Sepse kanë dalë nga beteja më e vështirë në tre dekada.

Ata janë heronj sepse i kanë rezistuar tundimit për të shitur votën në një kohë kur siç vërente analisti Daniel Server, vlera e votës është rritur ndjeshëm. Për 300 euro një votë, në një familje me 5 vota, do tundoheshin edhe më idealistët, më besoni.

Ata janë heronj sepse u kanë bërë ballë të gjitha marifeteve që u rrezikonin punësimin dhe rrogën si gjënë më bazike në këtë vend.

Ata janë heronj sepse u kanë rezistuar dhjetëra- mijëra vendeve të punës që u hapën qëllimisht për fushatë.

Ata janë heronj sepse u kanë rezistuar miliona eurove që janë derdhur për rindërtimin pas tërmetit vrastar.

Ata janë heronj sepse i kanë rezistuar ofertës së krimit edhe pse e dinë se me bandat do jetojnë përditë në qytetin apo fshatin e tyre.

Ata janë heronj sepse i kanë rezistuar ofertave për legalizime, për hipoteka, për ndere në administratë e gjithçka tjetër.

Ata janë heronj sepse nuk janë manipuluar nga miliona euro që janë derdhur jo vetëm te mediat e mëdha, por edhe te çdo portal dhe faqe në rrjetet sociale që synonin të hidhnin baltë mbi opozitën dhe kreun e saj.

Prandaj është mirë që kjo garë është afruar në kohë. Ajo duhet të mbyllet sa më shpejt për të bërë të mundur zhvendosjen e shpejtë te tensionit në krahun tjetër. Te krahu i hajdutëve, jo i viktimave.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.10/06/2021 23:32

PSE DEMOKRATËT JANË KAQ TË REVOLTUAR ME RIVALËT E BASHËS! SEPSE DEMO-
KRATËT LANË PLAQ TË REVOKUAR MË RIVALËT E PASHËS!! PO ÇFARË DEMOKRATË,
DHE ÇFARË DEMOKRACIE; AUH, ZVARRË DEMONKRATË DHE,ZVARRË DEMONKRACIE!
MARRËVESHJE MISTERIOZE MES DY TREGTARËVE KRIMINELË;VARRËRESHJE KRIZË
RMRIOZE STRES SY BRENGËLARËVE SHFRIMINGELË; QË PËR HERËN E TRETË,O,TEK PËR VLERËN QË TRETË; BESIMIN, PESIMIN; SE KRYKRIMINELI DO FRY SHFRIMINGELI,
DUKE BLERË VOTAT O,DUKE NGRERË NOTAT; PËR VOTIMIN, TERË NOTIMIN, ME NOTA
OUH VOTA,PËR TË NA KALUAR, KAMOFLUAR, REZULTATIN, REFUZFATIN, DUKE E FUTË
KUKE E MRUTË, PRAP TEPRAP,NË THUNDRËN, NËN PUDRËN, SI BISHËS TË TËRBUAR
SI KISHËS TË VËRBUAR; DUKE SHKELUR, NGELUR, TERË POPULLATËN, ROKULLGRA-
TËN, EDHE PA BUKË E PA UJË; O, NA NDUKË E SA BUJË; QË PËR KAFSHORE, OH,PËR
AFSHORE TË GOJËS, RRAFSHORË TË PLOJËS, PËR TI PËRZENË ME DHUNË JASHTË
ARDHEUT, VRAZHDË ATKREUT; QË SHQIPTARIA TË ÇFARROSEJ, ÇRRANOSEJ, PËR-
DHOSEJ, NGËRDHOSEJ; TERË SHQIPTARIA TË UZURPOHEJ AH, NGA RUSOSERBIA!!
TË FALA MANI,USA.

rrofte fabrika e boronices10/06/2021 20:22

sore losers

Korab10/06/2021 19:24

Bravo,bravo,bravo

Shto koment

Denonco