Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

50 milionë mesazhe për të 'vrarë' Lulzim Bashën! Por…

50 milionë mesazhe për të 'vrarë' Lulzim Bashën! Por…

Nga Artur Zheji - 09/06/2021

Birn bën shpesh zbulime dhe investigime të pazakonta, të cilat herë janë në favor dhe herë janë kundër njërës apo tjetrës palë politike. Kësaj radhë, gazetari Besar Likmeta ka goditur fort dhe në lule të ballit me investigimin e tij bombastik dhe me mjaft prova të pakundërshtueshme në dorë. Sipas këtij investigimi, shumë muaj përpara fushatës zgjedhore, socialistët kishin filluar kundër Bashës një fushatë tjetër dhe të pashpallur zgjedhore, të egër dhe të kushtueshme sa s’ka.

Shënjestra ishte personaliteti i Bashës dhe krijimi i një pikture të rreme, duke u përpjekur të tjetërsojnë perceptimin e opinionit publik dhe të opinionit politik, për atë që përfaqëson në të vërtetë lideri i opozitës.

Partia Socialiste, pra, dhe strategjistët e vet politikë të huajjanë angazhuar intensivisht prej shtatorit 2020, për të sulmuar dhe për ta zvogëluar figurën publike dhe politike të kryetarit të Partisë Demokratike.

Por që kjo maxhorancë e “rëndë” plot pordhë dhe vetëmburrje të fryra kacek të kish nevojë për 50 milionë mesazhe denigruese për të zvogëluar Lulzim Bashën në sytë e shqiptarëve, kjo ishte se çfarë ishte.

Qindra mijëra euro të dukshme edhe kushedi se sa miliona të padukshme janë angazhuar në këtë “operacion” luftarak të mirëfilltë për të bombarduar imazhin e Lulzim Bashës në sytë, veshët dhe mendjen e mjegulluar të shqiptarëve, na hap sytë “Birn”!

Dhe mund të thuhet se kjo fushatë e mirëshënjestruar është përhapur jo vetëm nëpërmjet mediave anonime dhe rrjeteve sociale, por edhe në një pjesë të madhe të mediave kombëtare, të sponsorizuara fort kundër Lulzim Bashës dhe personalitetit të tij.

Tani fushata Politike ka mbaruar. Pushteti politik mbeti forcërisht apo djallëzisht në të njëjtat duar të mbipushtetshme.

Porse, mendoj se pushtetin moral, investigimi i “Birn” ia riktheu fort dhe qartë liderit demokrat Basha.

Sepse dilet në një përfundim të thjeshtë:

Strategjistët e huaj e të supermirëpaguar të Partisë Socialiste paskan identifikuar Lulzim Bashën “kockën” e fortë të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe në të vërtetë, përtej tymnajave e sulmeve publike pa bereqet dhe plot provokacion që shpërndante Rama kundër Berishës dhe Metës, burime anonime vreri dhe helmi politik lëshonin në eterin shqiptar 50 milionë mesazhe denigruese kundër Bashës. Që do të thotë rreth 31,5 mesazhe për cilindo nga 1,6 milionë votuesit e Republikës së Shqipërisë.

Porse përsëri, demokratët dhe më gjerë qëndruan besnikërisht në krah të kryetarit të tyre duke kapitalizuar një numër rekord votash, në ato kushte krejt të pabarabarta…

Dhe, me sa duket, “strategët” e superpaguar të Partisë Socialiste vazhdojnë edhe tani, në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, të shënjestrojnë edhe një herë Lulzim Bashën si njeriun më të rrezikshëm të opozitës.

Dhe kuptohet, do vijojnë ta godasin, por me sa duket deri tash, ashtu si edhe në 25 prill, e kanë vështirë ta ndajnë atë nga mbështetja e shumicës së demokratëve…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tiranassio09/06/2021 19:23

shqiptar i vertet eshte ky i ketij shkrimi,i mencur,atdhetar,trim,analist i holle dhe i denje i se vertetes,godet me shume pjekuri intrigat dhe djallezite ne kurriz te vatanit,por ....eshte pak nje ze
zeri i shqiptarizmes duhet te behet nje ze i pathyeshem dhe i bashkuar nga te gjitha trojet per te shporrur te keqen barbare.

Selim09/06/2021 15:41

Ai luli juaj entuziazmon militantet dhe kaq. Ai nuk flet por qellon me bresheri.Kujt i duhet kjo? Militantet dihet per ke votojne. Ne krye duhet nje lider qe frymezon. Te tille kishit Salen. Problemi eshte se kane nderruar brezat dhe respektivisht kendveshtrimet e njerezve. Duhet nje lider i pershtatshem per brezin e dyte. Dhe nuk po duket gjekundi.

Shqiptari09/06/2021 10:45

I NDERUAR Z. ZHEJI! SI GJITHMONË REAL, I VËRTETË, BRILANT DHE UNIK NË SHKRIMET DHE ANALIZAT TUAJA.
ATA NUK DUAN QË TË "VRASIN" LULZIM BASHËN, POR TË VRASIN PD, LIRINË, DEMOKRACINË DHE ËNDRRËN E SHQIPTARËVE PËR NJË SHQIPËRI VËRTETË DEMOKRATIKE, EVROPIANE DHE DINJOTOZE, PËR TË CILAT PO LUFTON PD E UDHËHEQUR ME MJAFT SERIOZITET, PERSONALITET DHE DINJITET NGA LULZIM BASHA!
RIVALËT E VETËSHPALLUR TË BASHËS PËR TË RRËMBYER KREUN E PD JANË VËRTETË KOKRRAT E IDOTËVE DHE CA MASHTRUES ORDINERE!
PAAFTËSINË E TYRE, INJORANCËN E TYRE DHE IDIOTËSITË E TYRE PO PËRPIQEN QË TA FSHEHIN E TA KAMUFLOJNË DUKE SHPIFUR PËR KANDIDATIN KRYESOR BASHA, DUKE E SHPALLUR ATË TË NJERIUN HUMBËS DHE TË RREZIKSHËM PËR EKZISTENCËN E PD!
KËTA IDIOTË TË PAGUAR NGA RAMA E TË TRAJNUAR NGA "STRATEGJISTËT" E TIJ DHE TË MBËSHTETUR NGA GRUPI I DIOTËVE PËR PD, TË CILËT JANË VETË FRUT I HAPJES QË DR. SALI BERISHA I BËRI PD, NUK KANË DALË NËPËR ANTARËSINË E PD POR THJESH LEHIN E ABUZOJNË ME LIRINË E FJALËS NËPË GAZETA, PORTALE, TELEVIZIONE DHE NËPËR BANAQE TELEVIZIVE DUKE SULMUAR VETËM LULZIM BASHËN MË EGËR SE SA ELISA SPIROPALI, KAPTERR PEZA, USHTARI I VOCKËL BESARD KADIA, DHE I ARRATISURI KRESHNIK SPAHIU, DHE I MENDEROSURI FRROK ÇUPI APO I SHURROSURI SPARTAK NGJELA.
REZULTATET E HAPJES SË PD NGA DR. BERISHA NË 2005 DHE NGA BASHA, SOLLËN JO VETËM NË PD POR NË POSTET MË TË LARTA TË SAJ, PA ASNJË MERITË APO KONTRIBUT HISTORIK NË PD:
1) ARBEN IMAMIN - ISH-TANKIST REVOLUCIONAR NË 1997 KUNDËR PD (DEPUTET DHE MINISTËR I MBROJTJES)
2) BUJAR NISHANI - ISH-OFICER I SHKOLËS SË BASHKUAR USHTARAKE, MBROJTËS ME ARMË I BUSTIT TË DIKTATORIT HOXHA NË 1991 (DEPUTET DHE PRESIDENT I REPUBLIKËS, KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD)
3) FATBARDH KADILLI - BASHKËTHEMELUES I LËVIZJES MJAFT DHE ISH-VARTËS I ERJON VELIAJT (DEPUTET DHE ANËTAR I KRYESISË SË PD). NUK DIHET SE NGA CILA DRITARE E PD KA HYRË.
4) EDIT HARXHI - NUK DIHET SE NGA ERDHI DHE KUSH E SOLLI NË PD (ANTARE E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD, ISH-ZV/MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME)
5) AGRON SHEHAJ - BIZNESMEN I FUTUR NË PD NGA DRITARJA E SAJ NGA VETË LULZIM BASHA PA ASNJË KONTRIBUT NË PD (DEPUTET), THJESHT VOTA PËR VETEN E VET.
LULZIM BASHA DHE EKIPI I TIJ ELEKTORAL BËNË NJË FUSHATË ELEKTORALE BRILANTE, EVROPIANE DHE DEMOKRATIKE PËRBALLË NJË NARKO-BANDE TË STRUKTURUAR DHE TEPËR TË ORGANIZUAR KRIMINALE DHE PËRBALLË NJË MAKINERIE KRIMINALE SHTETËRORE MJAFT TË SUFISTIKUAR ANTIKUSHTETUESE DHE E MBËSHTETUR FUQISHËM NGA PËRFAQËSUESIT MË TË KORRUPTUAR DIPLOMATIKË TË SHBA, BE DHE OSBE NË TIRANË DHE NGA LOBIMI I FUQISHËM I ORGANIZUAR DHE I FINANCUAR NGA MILIARDERI XHORXH SOROS.
RIVALËT E TIJ SOT PËR KREUN E PD DHE SHUMË TË TJERË ME DASHAKEQËSI E AKUZOJNË LULZIM BASHËN, PD DHE OPOZITËN QË NUK ISHIN TË AFTË QË TË MBRONIN VOTAT NGA VJEDHJET, BLERJET DHE MANIPULIMET E TYRE, SIKUR KËTO KRIME ZGJEDHORE TË ISHIN TË LIGJSHME DHE KUSHTETUESE, SIKUR KËTO ZGJEDHJE TË ISHIN SI NJË NDESHJE FAIR-PLAY FUTBOLLI DHE BASHA ISHTE PORTJERI I SKUADRËS, MBROJTËSIT, MESFUSHORËT DHE SULMUESIT ISHIN TË PAAFTË, ISHIN NË GJUMË, ISHIN TË LODHUR DHE HËNGRËN ME MERITË SHUMË GOLA NGA KUNDËRSHTARI RAMA-DOSHI-QIFE DHE HUMBËN!!!!
KËTA ISH-A FUNKSIONARË NUK I PAMË KURRË TË DILNIN TË PAKTËN GJATË FUSHATËS ELEKTORALE DHE TË BINDNIN E TË KËRONIN NËPËR POPULL VOTAT PËR PD, SIÇ JANË ORGANIZUAR SOT E PO KËRKOJNË VOTA PËR TË MARRË DREJTIMIN E PD DHE PËR TA KTHYER ATË NË NJË HUMBËSE TË PËRJETSHME DHE NJË VEGËL RROJE TË EDI RAMËS!! KJO NUK KA PËR TË NDODHUR KURRË!!!
NË BOTËN E LIRË DHE DEMOKRATIKE VOTAT NUK I RUAN KURRË PARTIA, KRYETARËT, ANTARËT DHE MILITANTËT E SAJ, POR I RUAJNË LIGJI, INSTITUCIONET SHTETËRORE LIGJZBATUESE, POLICIA, PROKURORIA, SPAK, KQZ, KAS, KOLEGJI SHTETËROR ZGJEDHOR DHE GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË CILAT NË MËNYRËN MË KRIMINALE U BËNË TË GJITHA PALË ME QEVERINË DHE MBROJTËN MASAKRËN MË KRIMINALE ZGJEDHORE TË KRYER NË KËTO 30 VITE, DUKE E EKZEKUTUAR ME VDEKJE DEMOKRACINË DHE VOTËN E LIRË NË SHQIPËRI!!!
PRANDAJ HARXHI DHE 3 KANDIDATËT E TJERË PO BËJNË NJË FUSHATË ME SHPIFJE, TRILLIME, ALUDIME DHE SHUMË TË ULËT KUNDËR LULZIM BASHËS, NUK PO E THONË KURRË QË ZGJEDHJET NUK U HUMBËN POR U VODHËN, U MANIPULUAN DHE U MASAKRUAN, DUKE E THELLUAR AKOMA MË SHUMË MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT DHE DUKE BËRË FIKS ATË QË KËRKON EDVIN RAMA: TËRHEQJEN E VËMENDJES NGA MASAKRA ZGJEDHORE DHE KRIMI MË I SHËMTUAR DHE I DËNUESHËM ZGJEDHOR, NGA ATENTATI MAFIOZ KUNDËR DEMOKRACISË DHE KUNDËR SHQIPËRISË!

Shto koment

Denonco