Qeveria e korruptuar e Edi Ramës

Qeveria e korruptuar e Edi Ramës

Nga Peter Tase - 08/06/2021

Shkaku i ekonomisë së shkatërruar të ekonomisë shqiptare është drejtimi autokratik i Edi Ramës që e ka kthyer vendin e tij në një vatër aktivitetesh të krimit të organizuar dhe marrëveshjesh sekrete që dëmtojnë interesat kombëtare. Të njëjtat grupe kriminale kanë qenë aktivë në blerjen e votave dhe votuesve pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke rritur popullaritetin e Partisë Socialiste dhe siguruar vazhdimësinë e Ramës në pushtet.

Ndonëse përfaqësuesit e OSBE-së në terren shprehën shqetësime për standardin e ulët të këtyre zgjedhjeve dhe shumica e qytetarëve janë kërrusur në mjerim e varfëri, një numër ambasadash perëndimore në Tiranë nxituan të uronin kryeministrin në detyrë dhe në heshtje e inkurajuan të vazhdonte me strategjinë e mbështetjes së krimit të organizuar, duke ua dhënë territorin shqiptar, përfshirë rezervat e naftës e gazit (me përmasa të paspecifikuara) korporatave nga BE, me qëllim demonstrimin se ai është njeriu që siguroi hapjen e negociatave me BE. Edi Rama po përdor gjithë marifetet e pista, ashtu si dhe Maqedonia e Veriut, duke shpërqendruar autoritetet ndërkombëtare dhe vazhdon të shmangë përmbushjen e 15 kritereve dhe injoron parimet e Kopenhagës.

Pasurimi i Ramës thjesht inkurajohet nga kriza aktuale ekonomike që e ka ndarë më dysh Shqipërinë, me negociatat Rama shpreson të sigurojë më tepër pará nga Brukseli dhe aspiron të anashkalojë rolin e Presidentit në ratifikimin e çdo marrëveshjeje me Bashkimin Evropian. Problemet e Shqipërisë theksohen qartazi në faqen 60 të dokumentit kryesor të BE që përcakton etapat e procesit të gjatë e të ndërlikuar të negociatave.

Administrimi i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe rishfaqja e diplomatëve të korruptuar para opinionit publik me deklaratat e tyre hipokrite, ndër Fatos Tarifa, Artur Kuko, dhe adhuruesi i birrës Ilir Boçka (i mirënjohur për llogaritë bankare në Qipro), të përgatitur nga Edi Rama, janë arsye shtesë pse vendi është copë-copë.

Për më tepër, pozicioni dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinjë dëmtojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe kufijtë detarë. Në këtë kontekst, cilat janë parimet e marrëveshje politike me Greqinë dhe pse Edi Rama e mban këtë dokument larg syve të publikut?

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha qartazi në një intervistë në radio se: “Marrëveshja politike për çuarjen e çështjes së kufijve të zonave ekskluzive ekonomike midis Greqisë e Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që në tetor 2020”.

Nga kjo deklaratë shumë e rëndësishme e Ministrit Dendias ngrihen pyetjet e mëposhtme që kërkojnë përgjigje nga Edi Rama:

1. Çfarë është kjo marrëveshje?

2. Cila është përmbajtja e kësaj marrëveshjeje dypalëshe?

3. Pse nuk është bërë publike kjo marrëveshje, e njohur për të gjithë shqiptarët, sepse territori i Shqipërisë nuk është pronë e Edi Ramës?

4. Çfarë e ka ndaluar Tiranën ta bëjë publike një marrëveshje të tillë dypalëshe kaq të rëndësishme?

5. Përveç Edi Ramës dhe degës ekzekutive, a ka pasur pjesëmarrje nga institucione të tjera kushtetuese, nëse po, cili ka qenë kontributi i tyre në këtë marrëveshje? 

6. A ka pasur një seri konsultimesh me përfaqësues të shoqërisë civile, historianë, ekspertë të konflikteve detare dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare?

7. Çfarë roli është luajtur nga ekipet e bisedimeve në hartimin e marrëveshjes me Greqinë?

8. Kur, ku dhe nga kush është nënshkruar kjo marrëveshje?

9. Kush e ka aprovuar marrëveshjen?

10. Ku është depozituar kjo marrëveshje kaq e rëndësishme?

Është i nevojshëm një ndryshim kursi i menjëhershëm nga ana e qeverisë pasi ka të bëjë me bisedimet dypalëshe me Athinën. Nuk ka dyshim që taktikat e fshehta dhe dialogu nën vellon e sekretit do t’i përkeqësojë gjërat brenda një kohe shumë të shkurtër. Transparenca është thelbësore për bisedime efektive dhe që të kenë efekt të përhershëm për të dy vendet. Përgjigjja e plotë dhe transparenca janë detyrim për Edi Ramën, ai nuk mund t’i shmanget përgjigjes së këtyre pyetjeve, sepse kufijtë detarë të Shqipërisë janë në rrezik dhe ky trup ujor nuk është pellgu i oborrit të shtëpisë së Ramës.

/Marrë nga Eurasiareview.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.09/06/2021 06:54

HEU, QEVERIA E KORRUPTUAR E EDI RAMËS! EU, NEVERIA HORRUKTUAR E KËRDI
DRAMES!! NJË FAKT I GJALLË, NGRI AKT PËRRALLË: PAS LUFTËS DYTË BOTËRORE;
DIKTATURA RUSO SERBO JUGOSLLAVË,NË KRYE SHTETIT ME DIREKTIVËN RUSË QË
VENDOSËN TITON,QË ISHTE DHËNDËR RUSIE-ZGJENDËR PUSIE! PO KROATËT KUR
VREJTËN SE TITOJA,NGA FRIGA U PËRSHTAT DHE,U BË SERVIS I RUSO SERBISË, QË
SERBO JUGOSLLIA UDHËHIQEJ NGA RUSO SERBIA,KUNDËR POPUJVE KOMBE TJERA
NË JUGOSLLAVI,QË JUGOSLLAVIA ISHTE NJË SI SHTET,QË ME DHUNË KISHTE OKUPU-
AR COPËZA TERRITORE ME DHUNË,NGA FQINJËT E VETË, KËRKONTE TI ASIMILONTE
EDHE TA FORMONTE VETËM NJË SËRBI T'MADHE RUSOSERBË;O,PRANDAJ KROATET
DUKE THENË SE:KY TITOJA TEK ËSHTË TJETËR,E JO AI,JOZHA JONË KROAT-TITOJA; A
GRUJA RUSE U NDA NGA TITOJA,QË U MARTUA ME JOVANKËN SERBË NGA PRIZRENI I
KOSOVËS; EDHE, TITOJA FUTI JUGOSLLAVINË N'BORQE TË MËDHA NDËRKOMBËTARE
QE KURRË ATË BORQ,NUK DO ARRININ TA KTHENIN; DHE QË KUR E PYETËN SEPSE TI
E FUTË SHTETIN TENDË KAQ THELLË NË BORQE NDËRKOMBËTARE?! AI PËRGJEGJI:
TË KAM SA TË JAM UNË GJALLË, NDËRSA ATËHERË QË UNË TË VDES, LE TË SHKAT-
RROHEJ E TERË JUGOSLLIA DHE, ASNJË JUGOSLLAV MOS TË MBETEJ MË I GJALLË!"
KËSHTU EDHE QEVERIA E EDI RAMËS, AHIII, MË E KORRUPTUAR,QË TË KETË VETËM
SA PËR VEDI,SA T'ËSHTË GJALLË KRYEMINISTËR-FYEKRIMSTËR; A,PAS TIJ OUH,MOS
EKZITOJË,AS RREZISTOJË,SHTETI POPULLKOMBIT MBARË SHQIPTARISË!! MANI,USA.

Gj 08/06/2021 15:53

O Ziti Tase ky Rama na mori me qaf ,ky paska qen e zeza e popullit tone ,kyr dote thyej qafen ky horr i horrit.

Shto koment

Denonco