Means never justify the end

Means never justify the end

Nga Nga Ardian Xhakoni/ - 07/06/2021

Me 25 Prill, Shqipërisë dhe Shqiptarëve ju ofrua mundësia e madhe për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga modeli i së shkuarës.

Modeli i liderit arrogant, autokrat, gjithçka-dijes dhe gjithçka-bërës, krijues dhe përfaqësues i një regjimi totalitar, u përball me modelin e liderit perëndimor, parimor, të paaftë të bëjë kompromis me të keqen, aspak të gatshëm të bëjë gjithçka për pushtet, madje dhe pak naiv qe mendoi dhe besoi fort se mund te konkurroje me ide dhe program.

E ardhmja jonë edhe njëherë tjetër pësoi një goditje të fortë. Ishim dëshmitarë gati të pafuqishëm te ngadhënjimit të një modeli te cilit qytetaret i duhen si numra për të arritur qëllimin plaçkitës. Luftuam për një lider i cili besoi fort në idenë dhe filozofinë perëndimore se ai nuk është asgjë më shumë se mjeti që i duhet qytetarëve të vendit të tij të arrijnë qëllimin, “Ndërtimin e të ardhmes në vendin tonë me dinjitet dhe ndershmëri”.

Nuk dua të zgjatem aspak të flas për “Edi Ramën” dhe atë që përfaqëson. Ai thjesht korri me 25 Prill, farën e varfërisë, të mbjellur shumë kohë më parë dhe të kultivuar me një fanatizëm Enverian, çdo ditë gjatë këtyre 8 viteve të fundit.  Modeli i tij triumfoi, dhe ai është në hakën që I garanton fuqia e pushtetit të vazhdojë të shkelë mbi dinjitetin tonë me të njëjtin intensitet dhe arrogancë.

Këtu dua të ndaj dy fjalë për Lulzim Basha, dhe arsyet pse është kryeministri që dua, dhe pse përfaqëson modelin e vetëm që na garanton një të ardhme me themele të forta në vendin tonë, dhe jo një të ardhme me plaçka në krahë në kërkim të një shtëpie në një vend të huaj që kurrë sdo jetë i joni.

Media e “LIRË” dhe e “PAVARUR” si dhe një grup i vogël “njerëzish” sytë e të cilëve na paskëshkan qenë të errësuar për pushtet po anatemojnë Z. Basha si fajtorin kryesor të masakrës së 25 Prillit duke relativizuar gjithçka tjetër. Të akuzosh dhe të denigrosh qëndrestarin e vlerave pse nuk bëri kompromis më të keqen dhe jo vrasësin e vlerave ne këtë vend shkon përtej kritikes konstruktive dhe të shëndoshë. Me se paktu qëndrimi është i nxituar, për të mos thënë dashakeq.

Modeli i asaj te shkuare qe na ka grabitur dinjitetin dhe qe vazhdon te na mbaje peng te ardhmen, tentoi te largohej nga një pushtet ne grahmat e fundit te tij duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit Z. Basha. Një bashkëpunim qe I garantonte me siguri absolute karrigen e shume lakmuar te kryeministrit të Shqipërisë dhe ne rast se do te materializohej do te zëvendësonim një ndarës plaçke me një tjetër në kurriz te Shqipërisë, ne kurriz te dinjitetit dhe të të ardhmes tone.

Ky model u refuzua me neveri dhe vendosmëri nga kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri moral i këtij vendi. Organizata e Strukturuar Plaçkitëse u detyrua te bashkohej si kurrë më parë në mbështetje te garantit me te madh te antivlerave qe ka njohur historia 30 vjeçare e Shqipërisë. Rezultati ishte masakra me e madhe zgjedhore qe u prodhua me 25 Prill.

“Mjetet nuk e justifikojnë fundin”, ishte mësimi qe na dha kryetari i partisë Demokratike te Shqipërisë, duke sakrifikuar karrigen e kryeministrit në emër të vlerave historike mbi të cilat është themeluar partia qe ai drejton dhe pjese e se cilës jam dhe unë.

Burrat e shtetit flasin nëpërmjet veprave me shume se nëpërmjet fjalëve dhe janë të pakte politikanet ne historinë e Shqipërisë qe kane folur nëpërmjet veprave me shume se Z. Basha, qe i kane rezistuar tundimit te karriges ne emër te vlerave aq sa Z. Basha, dhe qe nuk kane pranuar te bëjnë kompromis, duke vendosur te ardhmen e Shqipërisë para lakmisë se pushtetit.

Për këto arsye e me tepër Z. Basha është kryeministri që dua, kryeministri qe mbështes dhe qe i duhet Shqipërisë për t’i dhënë fund njëherë e mirë tranzicionit politik, modelit të pandëshkueshmerisë dhe politikanin e paafte për të bere kompromis me modelin e te shkuarës, rrënjët e te cilit lulëzojnë fort sot.

Rruga juaj është e duhura Z. Lulzim Basha. Uroj vetëm që qëndresa juaj të vazhdoje të jetë e fortë dhe modeli juaj i palëkundur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco