3 mekanizmat e paligjshëm që përmbysën rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

3 mekanizmat e paligjshëm që përmbysën rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Nga Vehap Kola - 17/05/2021

Një ndër etapat më dramatike që kanë përjetuar demokracitë e reja të vendeve në zhvillim, si Rusia dhe ish-republikat sovjetike është kalimi nga regjimet autoritariste elektorale në regjimet autoritariste hegjemone. Dallimi ndërmjet të dyjave është se në rastin e dytë, ndryshimi politik që mund të arrihet përmes zgjedhjeve është pothuajse i pamundur. Bjellorusia më herët dhe Rusia pas vitit 2011 janë shembuj tipikë të këtij shndërrimi anti-demokratik.

Studiuesit e politikës përdorin edhe termin regjime jokonkurruese për të përshkruar këto vende. Në dukje vende të tilla sillen formalisht si demokraci, organizojnë votime rregullisht, lejojnë opozitën politike por pamundësojnë përhapjen e mesazhit politik dhe elektoral të opozitës, si dhe pengojnë organizimin konkurrues të partive apo kandidatëve rivalë. Për shembull, Putin nuk e ka vrarë kundërshtarin e tij Navalny (helmimi i tij i para disa muajve si përjashtim) por ka përhapur tezën konspirative se ai është një krijesë e Kremlinit që mbrohet nga Kremlini. Kjo e ka prishur unitetin e opozitës dhe e ka fraksionuar energjinë e saj anti-Putin.

Shumë regjime, veçanërisht autokraci, zhvillojnë zgjedhje ku fitorja e regjimit është një rezultat i paracaktuar. Ky rezultat është i kushtëzuar nga kontrolli i përgjithshëm i të gjitha niveleve të pushtetit, i burimeve financiare, i medias dhe shoqërisë civile. Në një farë mënyre, organizimi formal i zgjedhjeve është bërë një domosdoshmëri për çdo autokrat për të fituar një minimum legjitimiteti nga bashkësia ndërkombëtare. Veçanërisht në Shqipëri organizimi i zgjedhjeve lidhet me një nevojë edhe më të madhe për legjitimitet ndërkombëtar për qeverinë e një vendi të vogël si ne. Megjithatë, është shkalla në të cilën këto zgjedhje janë të lira dhe demokratike që i bën ato  një instrument efektiv ndryshimi ose legjitimimi.

Shqipëria, që ia kishte dalë që të bënte ndryshime politike përmes zgjedhjeve deri në vitin 2013, duket se ka pësuar të njëjtin tranzicion me atë të Rusisë dhe republikave ish-sovjetike përreth saj. Megjithëse ka shënuar dështimet më të mëdha ekonomike, shoqërore e institucionale, Rilindja nuk u rrëzua dot me mekanizmin e votës. Edhe pandemia që rrëzoi shumë qeveri, pothuajse kudo ku ka patur zgjedhje gjatë vitit të fundit, nuk solli në Shqipëri pasojën politike që solli kudo tjetër: ndryshimin e qeverisë.

Debati mbi manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit po paraqitet si një debat argumentash abstraktë dhe jo provash konkrete. A është vërtet ky një debat abstrakt apo organet ligjzbatuese i kanë aty provat dhe faktet për të hetuar prishjen e standardeve të zgjedhjeve? Le të marrim 3 shembuj nga metoda të paligjshme të manipulimit të votës efektet e të cilave janë të drejtpërdrejta mbi rezultatin.   

Për të mos lejuar ndryshimin që do të sillnin një palë zgjedhje normale, regjimi në Tiranë luajti çdo gur. Prishi marrëveshjen e ndërmjetësuar dhe garantuar nga ndërkombëtarët, ndryshoi kushtetutën për të përjashtuar koalicionet, ndryshoi Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme, ndryshoi edhe fletën e votimit 3 javë përpara zgjedhjeve. Nuk mjaftuan ndryshimet ligjore sipas interesave të Rilindjes. Regjimit iu desh të kthehej e t’i shkelte vetë ligjet që miratoi po vetë. 125 milion euro u shpërndanë në kundërshtim me ligjin për familjet e dëmtuara nga tërmeti (ose jo) në 11 bashki. Vetëm në Bashkinë e Tiranës u shpërndanë rreth 75 milionë euro cash.

Nëse marrim një mesatare prej 500 mijë lekësh të reja për çdo familje (vlera e zhdëmtimit për kategorinë DS3) vetëm impakti i shpërndarjes së këtyre parave cash mund të përllogaritet në të paktën rreth 93 mijë vota nga 31 mijë familje përfituese. Vetëm në Tiranë, numri i votave të blera me këtë metodë arrin në rreth 55 mijë.  Nuk kemi të drejtë të aludojmë se këto vota ishin të opozitës, por është e sigurt se këto vota nuk do t’i merrte Rilindja nëse nuk do të shpërndante paratë cash të të ashtuquajturit rindërtim. Vetëm pa këtë metodë manipulimi, rezultati i saj final nuk do të ishte 760 mijë vota, por 670 mijë.

Një tjetër mekanizëm i paligjshëm që u përdor për të deformuar votën ishte shpërndarja e çertifikatave të legalizimit për banesat individuale. 6315 leje legalizimi u dhanë gjatë afatit të ndaluar me ligj. Me të njëjtin koefiçent, të paktën 20 mijë vota u mobilizuan nga makineria e fushatës socialiste përmes kësaj metode. Përsëri, po pranojmë se këta shqiptarë nuk do të kishin votuar as për opozitën dhe u shtynë të votojnë Rilindjen në këmbim të lejes së legalizimit. Rezultatit të Partisë Socialiste i zbriten edhe 20 mijë vota të tjera duke e çuar numrin total të votave në 650 mijë.

Mekanizmi i tretë i paligjshëm që ka deformuar rezultatin përfundimtar  të zgjedhjeve ishte punësimi i 13 mijë punonjësve të rinj në administratën qëndrore. Këtu nuk përfshihet numri i qytetarëve të marrë në punë nga bashkitë dhe institucionet në varësi të tyre. Vetëm kjo masë manipulative ka patur potencialin për t’i shtuar Edi Ramës rreth 40 mijë vota. Përllogaritjes tonë të rezultati të Partisë Socialiste në këto zgjedhje i shtojmë edhe këtë efekt, që e zbret numrin e votave për Rilindjen në 610 mijë.

Sikur vetëm këto 3 mekanizma të paligjshëm të deformimit të votës të mos ishin lejuar të përdoreshin, Edi Rama i kishte të humbura zgjedhjet zgjedhjet e 25 prillit. Me supozimin se asnjë prej këtyre votuesve të blerë me këto 3 mekanizma të paligjshëm nuk do të votonte as për opozitën nëse nuk vihej në punë mekanizmi përkatës, Partia Demokratike do të kishte të paktën 12 mijë vota më shumë se Partia Socialiste. Këtë konfirmonin të gjitha sondazhet serioze, përfshirë edhe vetë sondazhet e Ramës. Ai e dinte më mirë se të gjithë këtë dinamikë të lëvizjeve të votuesve, prandaj vendosi të manipulonte zgjedhjet.

Gjurmët e 3 mekanizmave të paligjshëm të përmendur më lart dhe të zbatuar në zgjedhjet e 25 prillit janë në VKM-të, VKB-të, transfertat bankare dhe ato të thesarit, në korrespondencën dhe tabulatet telefonike të funksionarëve të regjimit. SPAK, Prokuroria dhe institucionet e zbatimit të ligjit mund t’i sigurojnë këto prova për 24 orë, nëse do të kishin vullnet të lirë për të hetuar krimin zgjedhor.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin akti i kalimit nga regjimi autoritarist elektoral në regjimin autoritarist hegjemon. Ndryshimi politik përmes zgjedhjeve është i pamundur në këtë regjim. Prandaj, politikanët, qytetarët e angazhuar për demokracinë dhe të ardhmen e lirive politike e njerëzore në këtë vend do të duhet të luftojnë me të gjitha mjetet demokratike për të rikthyer në jetë mekanizmin e zgjedhjeve si instrument ndryshimi. Kjo është më e vlefshme se çdo provë gjenerale apo zbatim në miniaturë të ideve të lirisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Osman Murati20/05/2021 13:02

Harrojeni se Rama mund te rrezohet me vote. Shanset jane zero.

MANI,USA.18/05/2021 22:23

MEKANIZMAT PALIGJSHËM QË PËRMBYSËN REZULTATIN ZGJEDHJEVE 25 PRILL 2021
FERRKAKRIZMAT PALIGJSHËM GËRRMYSËN REZULTATIN BREDHJEVË 25 PRILL 2021!
AHIII, KRYEKRIMISTRI HAJDUT DUKE KEQPËRDORË, DREQPËRKORË,EDHE NDIHMAT
HUMANITARE,PËR NDIHMËN E NDËRTIMIT TË NDONJË KULMI MBI KOKË,NGA TËRMETI
SHQIPËRISË POR, QË ME VITE ATA TË GJORË JETOJNË DIMËR E VERË,NËN TENDA TË NAJLLONIT,DUKE CAKLLUAR NGA NGRICA DHE NGA BORA E ACARI; A, KY FARË BARË-
BARI, MECENARI; DUKE BLERË VOTAT,KUKE NGRERË NOTAT,PËR TË U ZGJEDHUR OR
ME DHUNË E PËRDHUNË, ME BLERJE O NGRERJE,TË VOTAVE, NOTAVE, EDHE A, PËR
MANDATIN E TRETË, TRAKTATIN QË VRETË OUH, SËBASHKU ME ARMIKUN,NA FIKUN,
DHE DUKE I PËRZENË ME DHUNË A PËRDHUNË,GADI TERË RININË NGA SHQIPËRIA
DHE, DUKE UA NDALUAR;AS KTHIMIN,AS VOTIMIN,AS NOTIMIN; POR, MIGRIMIN TË PA
KTHIM, PA RIKTHIM, PA DREJTË RIBASHKIM AS RITRASHËGIM, AS RIATDHESIM;OUUH,
MBARË KOMBËTARË,MBARË SHQIPTARË; KJO VETËM PËR HATËR,KËTE VATËR,ME UA
FALË, PA U NADLË; SI DHURATË, KUNGATË, PËR FASHIZMIN, DRAZHIZMIN OUUUH ORE
PUSO VËRBO FERRKO TUGOSHKAVISË;ËËËH, RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVISË!!
T'FALA REFIGJATË LUFTË NGA KOSOVA ANËMBANË PËRZËNË GOLGOTËS!. MANI,USA.

Shqiptari18/05/2021 18:06

Mos u merrni kot me detajet dhe labirinthet teknike, sepse armiku i betuar i PD, Rusmajli (ish-ministri i Drejtesise dhe zv/Kryeministri i qeverise Berisha. Fajin vertete qe e ka Saliu), KAS dhe SPAK jane vegla te bindura te Regjimit te Satrapit te Surrelit! KAS nuk po zbaton ligjin, por po shfrytezon shumicen ne marrjen e vendimeve te tij kunder PD dhe LSI.
PD dhe e gjithe Opozita e Bashkuar nuk duhet t'i njohe keto zgjedhje, edhe sikur AN dhe LSI se bashku te arrijne 71 mandate, me procese gjyqesore deri edhe ne Strasburg. Mosnjohje e zgjedhjeve do te thote MOSPRANIM I MANDATEVE dhe MOS-HYRJE NE PARLAMENT. MOSNJOHJE e ketyre Zgjedhjeve do te thote qe nuk u arriten standartet demokratike nderkombetare dhe evropiane, qe ishte edhe pika kryesore e kushteve te hapjes se negociatave per antaresim, sic kerkohet edhe nga BE. Opozita e Bashkuar duhet te kerkoje perseritjen e zgjedhjeve brenda nentorit me qeveri teknike. Ky vendim te merret nga KK i PD dhe Opozita e Bashkuar menjehere pas zgjedhjeve te reja ne PD. Masakra zgjedhore eshte e faktuar perpara te gjithe shqiptareve dhe te gjithe institucioneve nderkombetare dhe atyre te BE dhe OSBE/ODIHR vetem me 4 faktet me flagrante te provuara edhe me VKM.
1) Prishja e marreveshjes se 5 qershorit dhe ndryshimi fletes se votimit perpara fytyrave te znj. Kim, BE dhe OSBE.
2) Shperndarja e 125 milione eurove ne 11 bashki 3 dite perpara zgjedhjeve.
3) Dhenia e 6315 lejeve te legalizimeve gjate afatit te ndaluar me ligj.
4) Punesimi i 13 mije punonjesve vetem ne administratat qendrore, pa llogaritur ato lokale.
Te gjitha keto sollen 150 mije vota me teper per PS, pa llogaritur fare 85 mije votat e pavlefshme apo 13 mije qe iu blene kartat ID e nuk votuan. Nese pranohen keto zgjedhje, nese pranohet e nuk ndeshkohet rende kjo masaker zgjedhore, me skandalozja ne boten demokratike, atehere regjimi diktatorial i satrapit te Surrelin nuk bie kurre me zgjedhje. Vendimi per mosnjohjen e zgjedhjeve dhe mospranimin e mandateve duhet te merret duke firmosur dhe duke u betuar burrerisht te gjithe kandidatet ne listat e kandidateve dhe te mos ndodh si me plehrat qe mbeten ne kete mender Parlament dhe u bene sherbetore dhe ushtrare te bindur te Rames.
Kjo eshte e vetmja rruge nese PD duhet te ekzistoje dhe te forcohet me teper!

IHH18/05/2021 15:38

Foli ky terroristi i Erdoganit dhe organizates terroriste turke IHH

Salsano18/05/2021 09:12

Kryetari i paligjshem i PD

Shto koment

Denonco