Ti që u shite për 5 mijë lekë ...

Ti që u shite për 5 mijë lekë ...

Nga Erion Dasho - 15/05/2021

Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lek:

Mos kërko në fshatin apo qytetin tënd infermiere dhe mami! Ato do të marrin rrugën për në emigracion...

Mos kërko as edhe mjek familje! Mjekun po e kërkojnë me ngulm spitalet universitare për ta specializuar dhe nuk po e gjejnë dot...

Mos kërko në qytetin tënd mjek specialist! Ata kanë dalë në pension dhe disa syresh i vrau edhe COVID-i...

Edhe kur shkon në QSUT apo spitale terciare, mos kërko më Besim Elez, Pëllumb Karagjoz apo Panajot Bogë! Besimët, pëllumbët dhe panajotët e së nesërmes kanë ikur në Gjermani...

Kur shkon në farmaci mos prit ilaçe cilësore! Kënaqu me ato indiane sepse kështu vendosën matrapazët e rilindjes...

Kur shkon për të bërë vaksinën kundër COVID dhe të rrasin vaksinën kineze, mos u anko! Ato siguroi Borati për fushatë për të të hedhur hi syve...

Kur shtrohesh në spital dhe të thonë "këto analiza nuk bëhen", mblidh rripin dhe shko në privat! Vetëm aq analiza të lejon koncesioni i rilindjes...

Kur mjeku të thotë "këto ilaçe duhet t'i blesh vetë" mos u anko! Rilindasi që të bleu votën tani po vjedh paratë që duheshin për të blerë ilaçet e tua...

Kur mjeku të thotë "ky operacion zemre bëhet vetëm në privat", shit shtëpinë dhe nisu për atje! Sepse edhe një kardiokirurg që bënte ca punë të mira në shtet, policët e rilindjes e arrestuan...

Kur mjeku, infermieri, roja, polici i traut të kërkojnë rryshfet, hap portofolin ose merr overdraft! Mos u anko se ka edhe më keq! Kujto Tiren...

Shqiptar!

Në se babai, nëna, i afërmi apo miku yt ishte një nga 12 mijë viktimat e COVID-it dhe vdiq në shtëpi sepse ti nuk pate para për të siguruar oksigjen, ilaçe dhe infermier që të vinte t'i bënte injeksionet, mos thuaj "vdiq nga COVID-i"! Ai që të bleu votën, të mbushi edhe mendjen se në Shqipëri nuk ka patur tragjedi COVID-i!

Nëse nesër do të qëllojë sërish fati i keq për t'u përballur me shëndetësinë e "rilindur", kujto se kur ke shitur votën për 5 mijë lekë, ke besuar përrallat për shëndetësinë falas, për shëndetësinë më të mirë në Ballkan dhe për spitalet njëlloj si në Belgjikë dhe Paris!

Mos harro se mjekun, infermierin, maminë, teknikun e rëntgenit, laborantin dhe fizioterapistin e dëbove ti nga Shqipëria që në momentin kur vendose të shesësh votën!

Koncesioneve dhe PPP-ve që kanë shterrur të gjithë burimet financiare dhe nuk e lënë shëndetësinë të ngrejë kokën, ua vure ti vulën e besueshmërisë kur pranove 5 mijë lekë në këmbim të votës!

Tani, pije detin Ksant!

Deri sa të bëhesh edhe ti njeri i lirë!

Atëherë, ose do të votosh si i tillë, ose do të kesh marrë rrugën nga sytë këmbët për t'i hapur vendin një bangladeshasi...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Emigranti26/05/2021 17:07

Ti qe more 5000 leke je qorr e shurdh sepse e zgjodhe vete te jesh 5000 leke qe te dhane do ti marin 100 here me shume e ti prape do duartrokasesh

Skrapari17/05/2021 14:58

Ty me pseudonimin Vlonjati. Te q... robt ku ti kesh. Ndyresire.

landi16/05/2021 15:39

e vertet... tani vetem duro kamxhikun dhe perdhunimin e perditshem qe do te jap Rama dhe Rilindja... qe per 50 mije leke shite gjithcka deri tek nderi.... nje njeri qe shet voten nuk eshte gje tjeter vetem mbetje urbane ... rrac e felliqt...

E verteta 16/05/2021 15:12

Po kujt i thua

Vera!15/05/2021 17:37

Sh e vertete! Mendoj se nuk eshte varferia faktori kryesor per kete gjendje! Mendoj se eshte mendjen lehtesia e pa aftesia per te kuptuar se me 5000 lek sot I ke hapur varrin vehtes dhe shoqerise edhe per 4 vjet te tjera! Edhe sa here duhet te genjehesh se me lek nuk e ndryshon gjendjen ku je por e thellon me shume! Zoti vente dore me kete vend per ta rregulluar, ndryshme nuk ka te erdhme!

Arqiduka 15/05/2021 15:28

Përgjegjësi e rëndë vota, me raste tepër e rëndë

krasasi tp15/05/2021 15:07

Ju thoni që diferencën në zgjedhje e bënë votat e blera nga pushteti. Nuk është e vërtetë.Ndikuan, por nuk ishin përcaktuese.Nuk pati frymë dhe sinjale për ndryshim dhe kjo për të qenë të sinqertë, nuk i vihet faji vetëm L.B. Një mori problematikash që lidhen me qeverisjen qëndrore dhe atë lokale, si konçensionet, emigrimi, largimi i trurit, drejtësia,shëndetësia,arsimi, bujqësia, korrupsioni,krimi dhe bandat,zhvatja e fondeve publike etj, janë kontribut i përbashkët i elitës politike 30- vjeçare.Periudha 2013-2017 shënon kontribut në "zhvillimin krijues", të qeverisjes 'merre-merre'.Sikurse qeverisja 2009-2013 nga PD. Qeverisja 2017-2021 ishte një qeverisje që shqiptarët e vlerësuan me notën 6.Qeverisja 2005-2009 ishte një qeverisje që shqiptarët e vlerësuan me notën 7. Fatin e zhgjedhjeve e vendosin partnerët. Amerika dhe BE. Ata vendosën që 'kuajtë'e karrocës mos ti ndryshonin.Nëse do jetë ndryshe këtej e tutje, do shohim. Partitë politike duhet të reflektojnë. Ushtrija e mos pjesëmarrsëve në zgjedhje, nuk shpjegohet me shëmbujt që sillen nga votimet në perëndim, ku qytetarët nuk preken nga ndryshimet politike. Elektorati 'gri' te ne, i konsideron përgjithësisht partitë politike si 'bajgë' e ndarë nga një biçikletë që ka shkelur mbi të. Amerika dhe BE me siguri do rikonceptojnë qasjet dhe 'shoqëria civile' dhe politikanët që ajo i modelon dhe i hedh në tregun politik, nuk do ngelet një domen i sorosit.

Barbarosa15/05/2021 14:10

Pije detin ksant! Kjo qe zgjidhja jote për një 5 mijë lekësh....ky qe fati ynë......

Vlonjati15/05/2021 09:50

Rama vazhdon punen, ju vazhdoni logjet. Bilanc i bukur. HAHAHAHAHAHA

Gj 15/05/2021 09:43

Zoti Dasho ke te drejt qe shqipetaret qe nuk kan din e iman u shiten na moren ne qaf dhe ne tjereve por nje gje me shqeteson mua se Ed Rama i ka listat gati i do mire kush shitet dhe blihet dhe ai ka per ti bler te varferit gjithmon ky eshte nje problem madhor per kombin ton ,prandaj gjithe intelektualet e ndersh duhet te bejn dicka.jam shume e shqetesuar per zgjedhjet qe i madakruan nga ky pushtet mafjoz...

Teofiku Trush15/05/2021 09:01

voten e shiten vetem ato qe e quajnveten demokrat sepse socialistat ja kan dhane vete dhe kane besim ma shum se te e djathta respekte

Shto koment

Denonco