Sepse deklaroi rrotacionin e dogjën në turrën e druve

Sepse deklaroi rrotacionin e dogjën në turrën e druve

Nga Kastriot Islami - 11/05/2021

E vërteta fillimisht zbulohet nga pak individë ose mund të jetë në kokën e një ‘gjeniu’, të cilët sulmohen e persekutohen në fazën e parë me një mijë e një akuza, që të mos e deklarojnë të vërtetën. Sidomos kjo është e theksuar në ‘regjimet autoritare’, por jo vetëm, të cilët e vendosin dhe e ruajnë autoritetin, ndër të tjera edhe me mashtrime e gënjeshtra.

Kjo do të thotë ndryshe se këto regjime e konsiderojnë të vërtetën armike...Një nga akuzat kryesore që i bëhen bartësve të së vërtetës është ajo e tradhtisë, dhe e lidhjeve më ‘tradhtarë të brendshëm e të jashtëm’...

Xhordano Bruno ishte ndër të tjera matematikan, filozof dhe teoricien astrolog. Pra një ‘gjeni’ i kohës së tij. Periudha e jetës së tij ka qenë 1548-1600. Pra Xhordano Bruno ka jetuar dhe punuar rreth 450 vjet më parë. Ai ka nxjerrë disa teori për të cilat regjimi i asaj kohë ndjehej i kërcënuar; një prej të cilave është se ‘toka rrotullohet rreth diellit’.

Por që regjimi kishte qëndrim kundër për këtë çështje disa qytetarë mbështesnin qëndrimin e regjimit kurse disa të tjerë kishin frikë të dilnin kundër regjimit. Këto janë të rëndësishme për tu kujtuar sepse edhe para 450 vjetësh regjimet e shoqëria njerëzore siç duket janë sjellë me të vërtetën në të njëjtën mënyrë si edhe sot.

Dhe se të vërtetës për të dalë në dritë të diellit e për tu pranuar nga shumica i është dashur të kalojë përmes shumë vuajtjesh e kërcënimesh.

E vërteta se ‘toka rrotullohet rreth diellit’ tani pranohet nga të gjithë, madje edhe nga drejtuesit e përfaqësuesit e lartë të atyre që janë trashëgimtarë të regjimit që e dogjën Xhordano Brunon në turrën e druve sepse vazhdoi të insistonte e të mbronte këtë të vërtetë.

Fatkeqësisht që të vërtetës për tu pranuar nga shumica apo të gjithë banorët e planetit i duhet jo vetëm shumë kohë por edhe për të kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh e persekutimesh...

Shtrohet pyetja: Cili është mesazhi i kësaj ngjarjeje për Shqipërinë e sotme?

Së pari, secili më vetë mund të arrijë në përfundimin se shumë dukuri sot, siç është ndër të tjera raporti i qytetarëve me të vërtetën, apo betejat e së vërtetës me qëndrimit zyrtar, mbeten pothuajse të njëjta si 450 vjet më parë.

Së dyti, askush s’duhet të çuditet se fillimisht e vërteta mbështetet nga një pakicë qytetarësh apo edhe një individ i vetëm por jo nga shumica e qytetarëve që mundet për arsye të ndryshme të preferojë e mbështesë qëndrimin zyrtar.

Së treti, pakica e qytetarëve që mbështet të vërtetën duhet të ndërgjegjësohet se do të kenë gjithnjë përballë regjimin e mbështetësit e tij të cilët e sulmojnë për vdekje të vërtetën. Madhe kjo pakicë duhet të përgatitet se deri në përqafimin e së vërtetës nga shumica, jo vetëm që do të duhet kohë, por do të duhet të kalohet përmes vuajtjesh, sakrificash e persekutimesh që shkaktohen nga dhe mbështetësit e tij.

Së katërti, duhet patur parasysh që 450 vjet më parë, së vërtetës i është dashur të humbasë edhe ‘gjeniun’ e deklarimit të kësaj të vërtete, duke e djegur në turrën e druve. Për të vetmen arsye se nuk ka pranuar ta braktisë të vërtetën apo të bëjë kompromis me regjimin, qoftë duke dhënë edhe jetën e tij, më mënyrën më ‘makabre’ që ka aplikuar regjimi kundër ‘gjeniut’ të vërtetës që sot s’e ve askush në diskutim.

Së pesti, situata aktuale tek ne është edhe më e rëndë. Të vërtetën e ‘RROTACIONIT’ e mbështeti shumica e qytetarëve; por ‘e vërteta’ s’e mundi dot ‘mashtrimin’ që kishte aleat mafian. Ose më saktë ‘mashtrimi’ përmes ‘masakrës makabre’ e pengoi të vërtetën të dalë në dritë të diellit, si e ‘vërtetë e shumicës’.

Së gjashti, mashtrimi vijon për ta mbytur të vërtetën, që është aty, ndonëse në dukje pakicë, por e mbështetur nga shumica e qytetarëve. Vazhdon përpjekjet për ta bindur se e vërteta është humbëse... Por edhe i lëpihet për ta bindur të bashkëjetojnë së bashku, me synimin diabolik për ta ‘djegur në turrën e druve’...

Përfundimisht, çfarëdo që të ndodhë, e vërteta është aty... Ajo nga historia ka mësuar se edhe e mbështetur nga pakica apo qoftë edhe nga një individ, ajo nuk shuhet, edhe sikur disa mbështetës të pakicës ta tradhtojnë. Ajo nga historia ka mësuar se do të vijë momenti që ajo do të dalë në dritë të diellit. Sepse e vërteta që lind në ‘kokën’ e gjeniut do të vijë koha të pushtojë jo vetëm mendjet por edhe zëmrat e shumicës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.13/05/2021 07:11

HEU, SEPSE DEKLAROI RROTACIONIN E DOGJËN NË TURRËN E DRUVE!. EU, QE PSE,
E REKLAMOI HORKACIONIN E POQËN NË FURRËN E DRUVE!!.
ËËËH, XHORDANO BRUNO,NJË GJENI QË DEKLAROI SE TOKA SILLET RRETH DIELLIT!
A, SISTEMIT TË ATËHERSHËM,NUK PRANONTE TË VËRTETËN E GJENIUT;AI GJENIUN
SHKENCTAR E DOGJI NË TURRËN E DRUVE; KURSE,MË VONË TERË BOTA SOT E ATË
DITË,E PRANON ATË TË VËRTET,SE GJENIU E KA QËLLUAR E ZBULUAR TË VËRTETËN
A, SISTEMI I PUSHTETIT ATËHERSHËM,E KA DËNUAR VETËM PSE KA RREZIKUAR OH,
IDETË E TYRE,MASHTRIME TË NJERZIMIT! PO EDHE SOT,KA GJENI QË NA ZBULOJNË,
DHE PUNOJNË,NË ZBULIMIN E TË VERTETAVE,PËR SHPËTIMIN TË JETËRAVE,EDHE O,
DREJTIMIN E DREJTËS T'JETËS DHE TË RIGJALLËRIMIT, PRIBALLËRIMIT, RITRASHËGI-
MIT DHE,RIATDHESIMIT;TË KTHIMIT DHE HIMNIT,TË MBARË ATYRE, SHMBËTHYRE,QË
ME DHUNË O PËRDHUNË,I PËRZUNË PA KTHIM,DUKE UA GËRDITUR, KËRRDITUR OR,
DHE TROJET STËRGJYSHORE,NËN PLOJET KËRQYSHORE; EDHE, AI Q'E DEKLARON
RROTACIONIN,JO VETËM GJENIUN POR,EDHE TERË POPULLKOMBIN,DUKE DJEGUR O,DUKE TRETUR;SIKUR NË TURRËN E DRUVE; AHIII, SIKUR NË FURRËN E DRUVE ËH,
DJEGUR OR PJEKUR MISHIN E GJALLË, TRISHIN KALLË; VRER HJEKJE, PËR VDEKJE;
PËRSE GJALLI,Q'NA KALLI; TIM E FLAKË, KRIME OOOJ SHKTRIGA,MË E LIGA PLAKË!!."
MANI,USA.

Shto koment

Denonco