Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Partia Socialiste e Erion Veliajt

Partia Socialiste e Erion Veliajt

Nga Bledian Koka - 10/05/2021

Zgjedhjet e 25 Prillit krijuan më shumë dyshime sesa siguri në radhët e socialistëve.

Siguria e vetme është rezultati i bjerrë edhe me mega-blerjen e votës së shqiptarëve, ndërsa dyshimet janë për ata që punojnë kundër vullnetit socialist për interesat personale okulte deri në pengmarrje.

Edi Rama është sot njeriu, që shikon sesi kafsha që ka rritur me duart e veta - Erion Veliaj, ka nxjerrë dhëmbët e po kafshon dorën që e ka ushqyer deri në krye të bashkisë së Tiranës.

Gjatë takimit me deputetët e zgjedhur, Edi Rama foli edhe për gjërat që nuk kanë funksionuar në 25 Prill dhe kushdo mund të shtrojë pyetjen se kush ka ceduar atë ditë.

Ai që shkëlqeu me mungesën e vet ishte ai që në 27 Prill performonte në selinë e PS-së, "Unstoppable" të Sia.

Detajet e konfliktit Rama-Veliaj përmblidhen sidomos tek një emër, Fatmir Xhafaj.

Ish-Ministri i Brendshëm u listua në honet e renditjes së listës për Tiranën si një tentativë për largim me poshtërim.

Por Erion Veliaj nuk e mendonte kështu.

Ndërsa socialistët përgatiteshin të fitonin përmes blerjes, i vetmi që po gatiste terrenin e humbjes ishte Erion Veliaj.

Ai angazhoi të gjitha resurset financiare e njerëzore për të shpëtuar Fatmir Xhafajn dhe në fund ia doli.

Sepse në skemën e humbjes së Edi Ramës, kaptimi do të ishte kokë për kokë: Veliaj në krye të PS-së, ndërsa Fatmir Xhafaj në vendin e Taulant Ballës.

Në kapjen e Reformës në Drejtësi, Edi Rama ka bërë një gabim teknik.

Ndërsa ai ka marrë në dorë të gjithë sistemin e Vettingut, në heshtje ai që ka prodhur kastën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve është Fatmir Xhafaj.

Dhe, kjo është arsyeja pse SPAK sot nuk çel zog për asnjë skandal ku është përfshirë Erion Veliaj, inceneratorët, Teatri Kombëtar dhe përgjimet e pranisë së Ndragheta në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, po i njejti Erion Veliaj që në 5 vjet ka asgjesuar tre kryetarë të PS-së në Tiranë, Saimir Tahirin, Blerina Gjylametin dhe të fundit, të vetmin kandidat "tiranas" që PS-ja kishte në listë, Ervin Bushatin.

Ky i fundit ishte edhe njeriu që e kompleksonte më shumë Erion Veliajn në 25 Prill.

Në pamundësi për ta konkuruar, Erion Veliaj u angazhua personalisht që të asgjesonte punën gati 2-vjeçare të kreut të PS-së së Tiranës duke e sabotuar në votë personale. Asgjesimi i këtij të fundit ndodhi përmes një procesi të vërtetë poshtërimi për socialistët e Tiranës.

Ata nuk u besonin syve me urdhrat okultë që mbërrinin në What'sApp-et e tyre nga Erion Veliaj, i cili kishte vetëm një porosi: "Lal, kujdes votat për Fatmir Xhafajn". E pas nuk mbeteshin edhe "porositë" për Toni Gogun e Etjen Xhafajn.

Pandi Majko ishte konfirmimi i “kush ishte i kujt”.

Grupimi i humbësave G99 është instaluar përfundimisht si kancer në organizmin e PS-së, në misionin për të shkatërruar çdo vlerë që është e tillë në selinë rozë.

Lojërat janë bërë, por Edi Rama duket qartë se nuk është dakord me këtë pjesë.

Andaj ai njoftoi sot Kongresin Zgjedhor të PS-së në 12 qershor, që mbetet i gjithi për t’u ndjekur.

Aty do të kuptohet se cili do të jetë fati i PS-së për 4 vitet në vazhdim.

P.s...Deri në një njoftim të dytë, ajo që ka dalë në 25 Prill, nuk është asgjë tjetër veçse Partia Socialiste e Erion Veliajt!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp10/05/2021 16:41

Fatin e Erion Veliaj e ka 'përcaktuar' Z.Rama para ndoshta 1 viti. "Do varet në ndonjërën nga pemët që po mbjell". Ishte koha kur E.Fiku mbillte fara, që shndërroheshin në shkure që numuroheshin dhe paguej për to, sikur të ishin fidan pemësh. Me dhëndërrin e Fatmir Xhafës si drejtor në bashki, me krahinorët e F.Xh në D.P.GJ Civile, me miqtë e tij në Prefekturë, në disa institucione të tjera, në DH.K të Noterisë,në Bordin e Shkollës së Magjistraturës, në Gjykatën e Lartë etj, qytetarëve, qeverisjes dhe shtetit i janë sjellë dëme të mëdha. Kongresi Zgjedhor zhvillohet në 12 Qershor 2021. Grupi 'puçist' i Erion Veliaj,F.XH.V.H. M.K.etj punonte që nga viti 2015 për ta rrëzuar Edi Ramën si kryeministër për pasoi edhe nga drejtimi i PS. Në një aleancë konspirative me R.Bode, Majlinda Bregun, J.Topallin, A.Patosin,A.Imamin, etj. Këta ishin në të drejtën e tyre. Kur i zoti e shet, tellalli s'ka si mos ta jap.Mocionet e mosbesimit kështu funksionojnë kudo. Por komedia çfaqet më vonë në 2017.Në takimin kokë më kokë,Z.Rama e kthjelloi Z.Basha duke i kujtuar se PS nuk është karrocë që ngec në baltë por makineri e rëndë që çan përpara..Pushtetin i premtoi Z.Rama do ta jap unë, se dy mandate më duhen dhe se ky është rregulli i pa shkruar që zbatohet kudo. Por veç mi largo ata mocionistët e tu. Kjo ishte arsyeja që Z.Basha nuk futi në listën për deputet, asnjë nga të sipërcituarët por edhe të tjerë.Por gallata vazhdon. Jozefina, Patosi konsiderohen si shërbyes të Z.Rama në zgjedhjet e fundit, ndërsa Z.Basha sigurisht nuk ka si pranon që Z.Rama ja 'futi' dy herë.Tashti radhën e kanë mocionistët e PS me E.V dhe arkitektin F.XH. Pas maliqit vjen ligji.

Shto koment

Denonco