Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Pse kërkesa për dorëheqjen e Bashës është irracionale!

Pse kërkesa për dorëheqjen e Bashës është irracionale!

Nga Enver Bytyçi - 04/05/2021

Sapo u njoftuan rezultatet paraprake të votimit të 25 prillit zëra brenda dhe jashtë Partisë Demokratike kërkuan dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie, zotit Basha. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Kjo krijoi menjëherë atë që quhet kakofoni. Disa drejtojnë akuza të ndryshme kundër zotit Basha dhe të tjerë drejtojnë akuza kundër zë-ngritësve. Dhe zërat përphapen përmes medies. Zërat anti-Basha i përhap media e Edi Ramës, madje me një shpejtësi marramendëse. Ndërsa zërat pro-Basha nga mediet e pakta e të pakapura.  Mediet e qeverisë promovojnë çdo kritikë ndaj kundërshtarëve të kryeministrit e ndërkohë nuk u japin zë kritikave kundër këtij pushteti të pakufizuar e arrogant të ekzekutivit shqiptar! Prandaj shtohen kritikët e opozitës!

Kërkohet dorëheqja e kreut të opozitës. Ok! Po dorëheqja është një vendimmarrje jo aq e lehtë, sa e bëjnë dhe e kërkojnë kundërshtarët e tij! Edhe marrja e një vendimi të thjeshtë ordiner kërkon një studim, një analizë, një hulumtim. Shumë kujt i duket gjë e thjeshtë të marrësh vendimin për dorëheqje nga një pozicion i tillë, aq më tepër në situatat kur vendin e qeveris një diktaturë. Por nuk është ashtu.

Karakteristika themelore e vendimmarrjes është racionaliteti. Nëse nuk ka racionalitet e logjikë juridike dhe politike në vendimmarrjen e kryeministrit të vendit dhe mazhorancës, kjo nuk do të thotë se të gjithë politikanët e këtij vendi duhet të çmenden dhe të mos i përmbahen këtij parimi themelor.  Të jesh racional në vendimmarrje do të thotë të vendosësh për të vendosur. Por që ta bësh këtë duhet identifikuar problemi, dështimi, shkaqet e tij, pengesat objektive e subjektive, rrethanat, aktorët e brendshëm e të jashtëm. Duhet kohë. Më pas duhen analizuar në mënyrë racionale pasojat, ndikimet, impakti. Pra askush, në rastin konkret as zoti Basha, nuk mund të merret me këtë pjesë pa përcaktuar se cila është plaga e vërtetë e zgjedhjeve të 25 prillit, pa identifikuar ndikimin e ndërhyrjes së aktorëve të brendshëm e të jashtëmn në këto zgjedhje.

Mundësia e parë dhe më racionalja do të jetë angazhimi i demokratëve për të deligjitimuar zgjedhjet e 25 prillit përmes fakteve dhe provave të pakundërshtueshme. Besohet se të tilla ka me shumicë. Këtë libër manipulimesh e shkeljesh ligjore në procesin zgjedhor mund ta përgatitë vetëm kryetari aktual, sepse asnjë pasues i tij nuk e njeh në detaje fushatën as nuk ka interes sa ai për ndriçimin e të vërtetës.

Po atëherë pse shpërtheu "zemërimi" i demokratëve të pakënaqur kundër kreut të partisë? Ka mundësi që pushteti i kryeministrit të jetë angazhuar përmes mjeteve të informimit publik për denigrimin e figurës së zotit Basha, me qëllim që ta ndalojë këtë proces të identifikimit të manipulimit të procesit zgjedhor. Së paku kryeministri e dëshmon këtë në sjelljet e tij politike. Disa prej kritikëve mund të jenë nxit nga kjo. Sigurisht jo të gjithë. Duhet ta pranojmë se në moment zhgënjimi për humbjen, dikush ose disa ta shohin problemin te kreu i opozitës! Edhe kjo është logjike. Por nuk është logjike ngutja!

Identifikimi i shkeljeve në procesin zgjedhor është çelësi i analizës dhe vendimmarrjes si për dorëheqjen e kërkuar, ashtu dhe për aksionet politike të radhës. Vetëm pasi të bëhet kjo, mund të shtrohen ose jo kërkesa të tilla. Dhe vetëm pasi të jetë mbyllur dosja e manipulimit mund të kalohet në një diskutim për vendimmarrje të tjera, midis tjerash edhe për dorëheqje ose jo, të drejtë të cilën e ka vetë zoti Basha. Ai duhet ta ndjejë vetë përgjegjësinë dhe shkallën e saj. Ndërkaq kjo dorëheqje bazohet edhe në analizën e gabimeve të tij. Deri tani asnjë kundërshtar nuk ka bërë vërejtje për modelin e fushatës elektorale të kryetarit të Partisë Demokratike. Ndërkaq është jo-racionale dhe e pamfjaftueshme të thuash se "Nuk fitove, ik"!  Për mua do të ishte i mirëpritur cilido që e çon PD-në në fitore përballë një regjimi! Dhe kjo mund të bëhet në zgjedhjet e radhës.

Në metodikën e marrjes së vendimeve pas identifikimit të problemeve duhen shtruar në tavolinë zgjidhjet alternative. Jo vetëm në kuptimin e dorëheqjes ose jo. Por edhe në kuptimin e aksionit politik. Pra i duhet dhënë përgjigje pyetjes: Cila është zgjidhja më e mirë? Eshtë e lehtë që me një arsyetim empirik të rekomandosh si zgjidhje dorëheqjen e kryetarit Basha. Ndërkohë një analizë dhe vendimmarrje racionale kërkon përgjigjen e shumë dilemave. P.sh a ishte fushata elektorale dhe aleancat e opozitës të dobishme dhe me performancë të lartë? Shumica thonë se po. A krijoi frymë kjo fushatë? Deri diku e pamë atë. Cili ishte roli i kreut të opozitës dhe çfarë duhej bërë më mirë në këtë fushatë?  Duhet vlerësim dhe analizë.  Pasi ta kesh bërë këtë analizë, atëherë mund të gjykohet shkalla e përgjegjësisë së secilit, përfshirë dhe kryetarin e Partisë Demokratike. Mbi këtë bazë gjykohet nëse duhet ose jo dorëheqja.

E zemë se shumica në kryesinë e partisë mendojnë se përgjegjësia e zotit Basha duhet të çojë te dorëheqja e tij. Përsëri ka disa dilema tjera. P.sh nëse një lider i ri do ta ketë kohën e nevojshme të riafrimohet brenda një kohe të shkurtër për të përballuar regjimin në pushtet në përballjen elektorale për pushtetin lokal?! Nëse tjetri që vjen është një figurë që i bashkon më shumë demokratët dhe popullin opozitar, apo ndodh e kundërta?! Nëse ka ose jo alternativë të ndryshme të opozitarizmit dhe cila është ajo? Madje cili do të ishte efekti, impakti i të dy alternativave opozitare. Në fund zgjidhet alternativa më e dobishme dhe bartësi i saj, qoftë ky ose jo Lulzim Basha. Por nuk ka asnjë logjike që të ngrihesh në mëngjes, të fërkosh sytë në ekranin e televizionit kur sheh rezultatin zgjedhor dhe të kërcesh pupthi duke bërtitur "Erdhi dita t'I lajmë hesapet me Lulzim Bashën"!

Aksionet e sotme kundër kreut të Partisë Demokratike i shoh më së paku si akte të papërgjegjshme dhe të dëmshme për opozitën. Ato thjesht lehtësojnë pozitën dhe përgjegjësinë e Edi Ramës në raport me zgjedhjet e 25 prillit, por kurrësesi nuk çojnë në një zgjidhje dhe vendimmarrje racionale e logjike. Partia Demokratike duhet ta dallojë edhe më tej edhe më tej nga qeverisja irracionale, jo logjike dhe arrogante e Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.05/05/2021 06:37

PSE KËRKESA PËR DORËHEQJEN BASHËS! SEPSE,FËRRKESA VRER HORËDREQJEN
SI TË PASHËS!! HUMBJA E PARË,DHE HUMBJA E DYTË; SHKRUMBJA TEK VRARË,EDHE
SHKRUMBJA T'MBYTË; DUKE TË DJEGUR, KUKE TË HJEKUR; SIKURSE MARRËVESHJE
MISTERIOZE; SHI,KURSE VARRËRESHJE KRITERGRIFROZE! AS TRETËN HERË TI,NUK ARRITE TI FITOJË ZGJEDHJET, TË VËRTETËN PRERË SHI, NUK IA MBËRRITE KRIJOJË
MBLEDHJET; ATËHERË,KRATERPRERË; VETË DUHEJ DHENË DORËHEQJE; TETË ORE
DRUHEJ NGRENË HORËDREQJE; NUK RREHËJ DEMOKRACIA ME FJALË TË THATA O,
TUH DEHËJ DEMONKRACIA ME RIVALË TË NGRATA! SIKUR SORRA SI HORRA,MBI ATË
GARDH TË MALËSISË, DUKE TENTUAR TË I SULMOJË ZOGJËT E SHQIPËS,;A, DUKE U
SJELLË E PËSHTJELLË,MBI DY HUJËT E GARDHIT; POR, KUR U DUK SHQIPJA KAH VE-ZHGON NGA KALTRIA, SORRA SI HORRA, NGA FRIGA, FTIGA; SHKITI O RRSHQITI DHE,
NGULËJ NJERIN HU TË GARDHIT; AH SHQIPJA PO I THOT: OJ MJERA SORRË, HORRË,
NUK SLMOHËN ZOGJËT E SHQIPES; SEPSE, SJELLJA E PËSHTRJELLJA N'DY HUJ TË
GARDHIT, DO TË NGULËSH, SHKULËSH O, VETË DO BEJË VETËVRASJE,TETËPLASJE!
MANI,USA.

krasasi tp04/05/2021 19:00

Profesor, zgjedhjet kanë përfunduar,"rezultati ndodhet në kuti"siç u shpreh Z.Basha. Të tjerat,shitblerja e votës,superpunësimet, të fortët, legalizimet etj ndodhen jashtë kutive. Arbitri ndërkombëtar foli paraprakisht. Ajo çfarë do thuhet më tej, dihet. "Zgjedhjet një hap para"."Pamvarësisht.........."vullneti i zgjedhsëve nuk u devijua". Detyra për zgjedhjet e ardhëshme. 1. Votim elektronik. 2. Komisione zgjedhore jo partiake.3. Votim i emigrantëve. etj. Këto do realizohen në zgjedhjet e ardhëshme me siguri.Por prap fitues i zgjedhjeve të ardhshme do jetë Edi Rama. Që të mos ndodh kjo, ka një rrugë. 1.PD futet në parlament .
2.Basha jep dorëheqjen.3. Fatbardh Kadilli merr drejtimin e PD.4.Në PD praktikisht formohen dhe institucionalizohen fraksionet. Kadilli në teren dhe me mbështetësit e tij në parlament dhe Z.Basha në parlament dhe me ndikimet e tij në bazë ,zgjerojnë bazën e votuesve .Meren veshë për votimet dhe kandidaturat për zgjedhjet lokale. Në mbështetje , konkurues dhe me lugë në brez ,do kenë LSI. Z.Meta pas përfundimit të mandatit të presidentit do marë drejtimin e LSI.Cfurk, hanxhar,kosor që do prisnin duart e atyre që do vidhnin zgjedhjet nuk hynë në punë.Presidenti indirekt ka pranuar humbjen e opozitës. Por ka identifikuar edhe armiqtë e kampit opozitar,ujdinë Rama- Basha kundër LSI. Presidenti si Kryetar i shtetit dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare ,konstatoi që masat preventive, sfurqe, hanxhar dhe kosor në iventarin e qytetarëve janë kaq të pakta ,sa nuk do mjaftonin as për të prerë kurbanin e radhës për fitoren e L.B. Qytetarët kanë ikur,vëndi po shpopullohet, trendi do vazhdoi dhe hemoragjinë mund ta ndali vetëm integrimi në BE. Marrëveshje të penduarësh dhe të vonuarësh. Se është turp, të themi marrëveshje xhentëlmenësh.

Shto koment

Denonco