Ne nuk e kemi humbur luftën!

Ne nuk e kemi humbur luftën!

Nga Arben Beqiri - 01/05/2021

Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute dhe regjimet zor se përmbysen me votë. Kjo betejë e vjedhur me hile e dredhi vetëm sa e bën edhe më të qartë para çdo socialisti të thjeshtë, misionin shkatërrues dhe antikombëtar të Ramës dhe “rindjes” së tij!

Ne nuk e kemi humbur luftën për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që meriton!

Atë do ta fitojmë për atdheun tonë, për qytetarët që aspirojnë demokraci dhe mirëqenie dhe i vetmi aleat janë dhe do të jenë shqiptarët.

PD dhe Lulzim Basha bënë një fushatë europiane, të ndershme e transparente, frymëzuese dhe të bazuar!

Përkundër kësaj duket se presioni dhe paraja, Doshët dhe numëruesit me stilolaps në dorë, Murrizët dhe soji e sorollopi i tyre të shtrirë nga jugu në veri, moslejimi i emigrantëve për të votuar e të tjera si këto, tjetërsuan vullnetin e popullit.

Nëse ne nuk arritëm të ndalnim këtë krim elektoral, të gjithë shqiptarët që e duan vendin, të djathtë e të majtë, shumë shpejt do të bashkohen për ta mposhtur këtë të keqe që të ngjashme ka veç diktaturën!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

skenderi03/05/2021 18:00

deri sa te zhduket dhe kemba e fundit e shqiptarit ne emigrim , dhe shqiperia te kthehet ne resort gjigand per oligarket,..........PD nuk do ndale luften e gopit nones vet

pdisti i thekur03/05/2021 09:41

HAHAHAHAHA. Perkundrazi, lufta sapo ka filluar tha Luli. Dhe nese eshte keshtu, deri tani cfare ka bere? Apo eshte ajo qe thote Rama? KA FJETUR GJUME. Problemi eshte si ta mbajme Lulin qe te mos e zere gjumi me. Per luften, shohim e bejme. Kemi kohe tashme

Studenti03/05/2021 08:05

Profesor, lufta duhet te nise me demokratizimin e partise demokratike, zgjedhje te lira ne parti, pasja e nje kryetari virtuoz ne krye te PD, te dale nga populli, jo nga Saliu. Paskesaj do te ishim gati te fillonim luften me PS dhe per ti fituar zemren popullit.

MANI,USA.01/05/2021 20:24

NE NUK E KEMI HUMBUR LUFTËN! PRE TUK VEMI SHKRUMBUR FUTËN! SI FUTA MË E
ZEZË; SHI, KRRRUTA NGRE STREZË,ME BREZE! O,NJË DIKTATATURË MË TRANDIVALË;
AH,ZIJË GRIKASKURRË KANIBALË; SIKUR BANDA FASHISTE, FIKUR TRANDA DRAZHI-
STE; PËR NJË DECENJË DUKE I PËRZENË ME DHUNË MBI 500 000 SHTETAS SHQIPTA-
RË; DHE, ËSHTË ZBRAZUR E ÇFERRË GADI TERË SHQIPTARIA; QE RESHTË RASHKUR
NË FERRË SHTATI T'GJERË SHKRIPKAVRRIA; QË MË SHUMË KA SHQITARË N'MERGIM,
HË LLUM, SHKRIPZARË N'TËRBIM; QË KËTA KATASTROFALË, KAQ HË,PLAQ KANIBALË,
NUK NA LEJOJNË AS KTHIMIN,AS VOTIMIN,PËR ATDHEUN TONË MË TË DASHUR; AHIII,
VRER ATKREUN ZONË MË HAMSHUR, TË DRASHTUR!!" REFUGJATË LUFTË-MANI,USA.

Shqiptari01/05/2021 17:19

BRAVO DR. ARBENI! KE QENE, JE DHE DO TE MBETESH SHQIPTAR I MADH! JO THJESHT NJE NJERI I MADH! KJO PERIUDHE KOLERASH ME TE VERTETE E TREGOI DHE I NXORI MBI UJE FEKALET E KOMBIT QE TI SHIKOJNE DHE TI NJOHIN TE GJITHE!
LUFTA PER LIRI DHE DEMOKRACI VAZHDON DHE DO TE VAZHDOJE PAFUNDESISHT DERI NE TRIUMFIN E DEMOKRACISE JO VETEM NE SHQIPERI POR NE TE GJITHE BOTEN E QELBUR KU PO JETOJME, NE EVROPE DHE NE SHBA!

krasasi tp01/05/2021 15:39

Z.Arben, që ta fitosh luftën, duhet ta bësh betejën. Por kur strategu gjykon se kundërshtari
është i armatosur me armë moderrne, ka epërsi numerike dhe ka partner në pritje, që në momente vështirësish i vijnë në ndihmë, domosdo që strategjia e ndjekur për mos ta humbur luftën, duke mos e filluar betejën, është veprim i 'mënçur'. Nuk vura re në qëndrat e votimit dhe asgjëkundi, që militantë, veprimtar apo krerë seksionesh, t'ua jepnin një orjentim qytetarëve se si të votonin. As patronazhistët e PS nuk u dukën. Eshtë e pa imagjinushme që ata që na njifnin me dhëmbë e dhëmballë të kenë ngelur pa i orientuar votuesit e tyre.Në zyrat elektorale të PD nuk hynte dhe dilnin asnjë person dhe ishin të mbyllura,ngjashëm me situatën e zgjedhjeve të vitit 2013. Pse në qëndrat e numurimit të votave, numuruesit dhe vëzhguesit ishin pa përvojë dhe mungonin qëndrestarët e PD. Flinin gjumë, apo u shitën, në rastë se nuk pranohen rezultatet dhe humbja. Na i hodhën, na i vodhën, na i blenë, apo ashtu është puna, kjo pak rëndësi ka. Hyrja në parlament e PD është domosdoshmëri. Për PD dhe vëndin.

Shto koment

Denonco