Nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, sot të gjithë në fushatë kundër Lulit… (Pse?!)

Nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, sot të gjithë në fushatë kundër Lulit… (Pse?!)

Nga Artur Zheji - 29/04/2021

Marshalli tani me të drejtë e ka radhën të shkrythet ngeshëm, të hedhë vështrimin mbi Pashallëkun Arnautistan e të shplodhet dhe pse jo, edhe të argëtohet disi lezetshëm mbas lodhjes jo të vogël që përjetoi.

Mirëpo; kush të le të rrish rehatinë tënde, brenda tutave të gjera e pa kokëçarje?! Marshalli nuk ka kohë të argëtohet as ca orë, me laptopin në prehërin hallemadh, dhe me kalkulatriçen ndezur.

Sepse ndërkohë, pa mbaruar raportimi final i Njuz 24, me kollonat e përqindjeve, ka filluar një betejë paralele dhe e pritshme.

Jo kundër Marshallit dhe ‘fitores’ së diskutueshme të Partisë Socialiste, por pikërisht në oborrin e Partisë Demokratike. Që është tashmë, duhet nënvizuar kjo, Partia më e ‘rrezikshme’, kundër pushtetit të tij të pafund prej Marshalli dhe më shumë…

Është e habitshme kjo luftë, sepse topat e zhurmshëm që filluan të zbrazen kundër Lulëzim Bashës këto orë, ishin ca topa fare të heshtur në betejën e Lulit kundër Marshallit.

Si nuk i pamë, qoftë edhe rastësisht në ndonjë cep publik fushate, këta topçinjtë me topa anti-Basha, të gjuanin ndonjë gjyle kundër Ramës?

Ue, ue, ue! Të gjitha gjylet në topat e tyre, këta topçinjtë e këtyre orëve, kundër Lulit, Kryetar i Partisë Demokratike, i paskëshin ruajtur dhe u paskëshin ndezur fitilat?

Diçka e rëndësishme nuk shkon në këtë mes.

Padyshim që duhet të kishte dhe të ketë një debat të fortë brenda Partisë Demokratike. Klasi do e donte me dyer të mbyllura dhe pa media. Por sidoqoftë debat dhe jo sulm!

Sepse Partia Demokratike, në këtë betejë, kundër kësaj makinerie elektorale plot me super të pasur, nuk kishte as media, as mjete dhe as miell e euro për fushatë, por vetëm një Ftesë dhe një Kontratë Morale!

E çfarë duan sot këta?

Ikjen e Lulëzim Bashës apo mandatin e katërt të Edi Ramës?

Sepse si mund të farkëtohet një lider i ri dhe garantues i fitores së ardhshme në kaq pak kohë?

Vërtet në vitin 2005, Rama konkuroi kundër Fatos Nanos, porse Rama (sot Marshalli), ishte dikushi që asokohe, nuk kish nevojë të qëndronte për vite për tu kolauduar në kantierin politik… E megjithatë, humbi jo pak zgjedhje, në vitin 2009 dhe në vitin 2011.

Nuk dua të paragjykoj asënd, ndoshta duhen edhe zgjedhje të brendëshme në PD, ndoshta.

Por nuk më hiqet mendja që, në këtë luftë edhe me aromë baruti, me pistoleta dhe thika jo metaforike por reale nën brez, nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, asnjë nga këta, që sot janë në fushatë kundër Lulit… (Pse?!)

/360grade.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Pata03/05/2021 19:01

TURI JE YLL

Skrapari30/04/2021 17:21

Ti shoku N qenke nje koqe gomari njelloj si kr.aktual. E gezofsh Edvin Taq Sumqirin. Meru me Lul Bashen dhe Doktorin se te mamase ke per te fituar. Po cjane keta njerez pa shtylle kurizore.

N.30/04/2021 12:33

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike jane dy klane ne konflikt. Seicili kur ka pushtet harton ligje ne favor te klanit qe perfaqeson, por kur zullumi behet i madh dhe nuk ka me argumenta, arma mbetet argumenti i fundit. Parlamenti eshte kthyer ne arene gladiatoresh dhe jo senatoresh, prandaj Luli doli rrugeve duke i lene dore te lire Rames ne Parlament. Konflikti u kethye ne lufte te ftohte, dhe Luli u mund para zgjedhjeve. Prishja e Teatrit, Prishja e Marveshjes per zgjedhjet, etj etj. jane fakte qe Luli ka dale i humbur. Më trima dolen djemte e Laprakes qe hoqen Sander Lleshajn se sa Lulushi dhe Mona qe nje qime floku nuk i shkulën dot atij krimineli. Tur Zheji te beje analize serioze jo fejtone me Marshallin. Partia Demokratike duhet domosdoshmerisht te heqi dore nga berishizmi dhe korrupsioni i tij galopant, ky njeri pa asnje arsye pronat e pronareve legjitim i shperndau ku i desh qejfi, keta pronare ishin te persekutuar nga rregjimi i komunist, por ky nuk pyeti i persekutoi per se dyti pasi ka mentalitet komunisto-klanor. Pa u heq Berisha e Meta nga politika nuk largohet Rama, por kete me sa duket nuk e ben dot as Luli as baxhuli. Detyrimisht duhet te krijohet nje parti e re e modelit kosovar VV. Faleminderit! Mendimi kunder duhet botuar apo jo SYRI?!

Auror Destrani30/04/2021 03:04

Nuk eshte hera e pare, kur lepujt behen trima, pasi dalin nga shkurret, ku qene fshehur. Keshtu ndodh sot me Kadillet, Imamet e Ristanet me shoke. te ngujuar ne shtepi. Mandej Nishani ish oficer pedagog ne shkollen e bashkuar ushtarake. Ish president me akuza te padokumentuara kunder te burgosurve poltike ne kampet e punes,ndersa me dekorime kuadrosh te diktatues.
Si sekretar i pergjithshem i PD, shkaterroilisten e kandidateve per deputet, duke hequr lshdeputetet demokrate te afte me grada shkencore.
Mesa kuptohet Nishani ,mik i fshete i Rames, priste me padurim humbjen Bashes, per te kapur kreun e PD. me qellime te errta për shpartallimin Partise Demokratike,

Auror Destrani30/04/2021 03:01

Nuk eshte hera e pare, kur lepujt behen trima, pasi dalin nga shkurret, ku qene fshehur. Keshtu ndodh sot me Kadillet, Imamet e Ristanet me shoke. te ngujuar ne shtepi. Mandej Nishani ish oficer pedagog ne shkollen e bashkuar ushtarake. Ish president me akuza te padokumentuara kunder te burgosurve poltike ne kampet e punes,ndersa me dekorime kuadrosh te diktatues.
Si sekretar i pergjithshem i PD, shkaterroilisten e kandidateve per deputet, duke hequr lshdeputetet demokrate te afte me grada shkencore.
Mesa kuptohet Nishani ,mik i fshete i Rames, priste me padurim humbjen Bashes, per te kapur kreun e PD. me qellime te errta për shpartallimin Partise Demokratike,

astrit29/04/2021 17:25

Kemi nje shprehje ne shqiptaret: Kalin e ngordhur e hane mizat! E priteshme qe do i suleshin Bashes te larguarit nga PD, dite ma te bukur ska per ti ardhe, por ata harojne qe PD ka nje beteje shume ma te madhe se betejat personale te isheve te cilet jane dhe humbesit e 2013, eshte beteja me PS. Ne qofte se elektorati anti Rame nuk votoje Bashen, kush beson se ishet e PD do te jene te besuar nga ky elektorat. Por gjithesesi PD ka krizen e madhe te mosbesueshmerise nga populli. I takon atyre ne ate parti qe ta zgjidhin kete beteje, ne qofte se do fillojne luftra te vogla brylash, shpifjesh, qefmbejtjesh e interesa te vogla e lloj pislliqesh ta harojne se do kthehen ndonjehere ne pushtet. Gjithsesi PD ka nevoje per nje kryetar me karizem e energji qe realisht sot per sot nuk e shoh.

Gj 29/04/2021 17:24

Rrespekte i nderuar Zhej Nishai po ve ne nushan Bashen ne vende se te thot Rama i bleu votat me miljarda lek te taksa pagusve shqipetar ,ose te thot Nushani paret e Begettit nuk mund ti paguaj populli por ramsi se ai i prishi,Zoti Nishani kur te edhi goja ty ,Basha smun e kontrollonte policin cfar ka ne makin ise furgon ,lek me topa dhe katta id.pse nuk fol per kete fenomen qe po na mer shpurtin por gjete te sulmosh Bashen,jo or jo sulmo Ramen me kulishet,ok .

Shqiptari29/04/2021 17:23

RESPEKTE TUR ZHEJI! BRILANT, I VERTETE, I SAKTE, I DREJTPERDREJTE SI GJITHMONE!
MBAS 2005, NE PD JANE AFRUAR VETEM MASKARENJ, BATAKCINJ, DYFYTYRESA, SKUTHA, BYTHELEPIRESA, NJEREZ PA ASNJE KONTRIBUT, PA DINJITET DHE PA PERSONALITET! NISHANET, TOPALLET, PATOZET, HAJDARET DHE MURRIZET I MOREN PD SHUME E SHUME ME TEPER SE SA DO TA ENDERRONIN EDHE NE ENDRRAT ME TE BUKURA DHE ME TE PABESUESHME VERORE. KU JANE SOT KETA?
PRANDAJ PAS 2005 PD, NGA NJERA ZGJEDHJE NE TJETREN PO SHKON DREJT ZVOGELIMIT. SEPSE KETA "TOPCINJ" KUNDER BASHES SOT, KANE PUNUAR NE FSHEHTE KUNDER BASHES EDHE GJATA FUSHATES ELEKTORALE.
NUK NXIRREN HALLET E SHTEPISE NE PAZAR, O DERDIMENE!
GJITHCKA E KA THENE TUR ZHEJI. E KA THENE ME DASHAMIRESI, ME SINQERITET, HAPUR DHE ASHTU SIC DUHET. UNE DO T'I LUTESHA ARTUR ZHEJIT QE TE BEHEJ PJESE E PD. PD KA NEVOJE PER ZERA TE TILLE TE SINQERTE!
KETA MASKARENJ QE FLASIN SOT JANE THJESHT, NE MOS TE PAGUAR NGA EDVIN RAMA, NDYRESIRA DHE QELBESIRA NE SHPIRT! OSE FOL KUR DUHET FOLUR, OSE HESHT PER TE GJITHE JETEN!

tirana29/04/2021 17:17

Zheji , ti mire e ke , por je kujtuar me shume , shume vonese per " te ndihmuar " Lulin ....???!!!
Harrove se ke te pakten mbi 15 vjet qe je pozicionuar hapur kunder partise demokratike qysh kur ke qene drejtor i RTSH-se , portalit 365 , etj . Keto nuk jane veçse lote krokodili , te cilat nuk vlejne sepse marshalli yt e ka marre mire fuqine tani .

Asim29/04/2021 17:02

Te gjith bythq... qe e kane vjele PD i jane turrur Lul Bashes.Edhe Nishani nuk eshte ndonje burre i ndershem.Edhe ai besoj ka ngrene ndonjehere ndonje . luge corbe te prishur.Edhe ai mund te kete dekoruar ndonje te aferm te klanit te Ish ministrit te brendshem Saimirit. Prandaj ta mbaje b... drejt dhe ti kerkoje ne radhe te pare llogari vetes.Basha ka gabime ne zgjedhjen e kandidateve.Ka mirebesuar drejtuesit e qarqeve per emrat qe kane cuar tek ai.Si mund te cosh ne nje vend te sigurt ( nuk po i permend emrat ,jo se kam frike) petsona qe nuk kane qene asnje minute ne PD dhe me PD.Ketu fajin kryesor e kane drejtuesit e qarqeve qe i zgjodhen keta persona .Basha e kishte detyre qe ti kontrollonte vete nje e nga nje.Besim i tepruar., dhe nuk eshte hera e pare. Vetem Luli paska faj, po ai qe vodhi nuk ka faj?

Arber29/04/2021 16:52

Berishes qe ne zgjedhjet e Marsit 1991 i thane te bojkotonte zgjedhjet po Berisha se beri , zgjodhi rrugen e drejte dhe qe ne fillim erdhi ne pushtet , beri gabime me oke, po kur vinte te vendimet kryesore qe ne fillim u be lidher dhe nuk u be pas 2000shit. Rama qe me futjen ne Ministri e Bashki u be modeli i fitores per PSne.Humbia qe nga gabimet taktike te Bashes, bojkoti i parlamentit i dha gjithe fuqine kushtetuse Rames, bojkoti i bashkive i dha gjithe strukturat partiake te financuara nga shteti, pa fole qe zgjedhjet i shkundin partite fituse keta i moren ma nje kosto zero, prap nga bojktoi i parlamentit nuk u ben dote kualicion i madh opozitar si opozita e 2013 qe opozita fitonte e sigurt. Ta gezoni Bashen po besimi se ai fiton eshte zero dhe prisni sa te mbaroj universitetin e politikes. Basha qe ai qe duhet te bente doreheqjen menjehere.

simbad29/04/2021 16:44

Ne nje fare menyre, kesaj i thone, s'ke c'i ben gomarit, dhe i bie samarit !

Alda29/04/2021 16:31

Bravo Zheji!
Ke qelluar ne shenje!
Artikull brilant!
Te ngrohet zemra kur lexon shkrime nga patriote te vertete.

altini29/04/2021 16:18

Basha nuk arriti te terhiqte elektoratin gri, me ate numer votuesish qe shkuan ne kuti, nuk e mundim kurre hajdutin Rama. Per mendimin tim duhet te largohet, pasi ende mbi te ka shume pikepyetje. Nese do te qendroje me cdo kusht, nuk eshte me personi qe konvergjon te gjithe mbeshtetesit e PD. Per te miren e PD dhe te vendit, te largohet nga kryetar i PD dhe te hape rrugen per te tjere. Sa me vone ta beje kete, aq me keq do te jete.

Aurel29/04/2021 15:45

Bravo zheji ke shume te drejt, shifni pak voten personale, kush eshte ma i votuar se Luli nga PD ? Cfar duan ku ishin keta qe kerkojn ta percajn perseri PD , le ta provojn te bajn nga 1 Parti si Jozefina e patozi e Rudina qe nuk moren as votat e familjareve te tyre. PD ka nevoj per Bashkim te gjith te bashkuar kunder dktatures e jo keshtu.

PD Elbasan29/04/2021 15:44

Respekte Z.Zheji! Shume te verteta ato qe ju vini ne dukje!

Shto koment

Denonco