A mund të ketë 84 derdimenë në Parlament?

A mund të ketë 84 derdimenë në Parlament?

Nga Klodian Tomorri - 29/04/2021

A mund të ketë 84 derdimenë në Parlament? Unë them që po. Shikoni Kodin Rrugor të Shqipërisë, të miratuar nga më shumë se 84 deputetë.

Nëse një qytetar merr një gjobë në rrugë, ka 5 ditë “grace period” për ta paguar. Këto 5 ditë njeriu mund të jetë me grip, mund të mos i ketë paratë dhe mund të ketë shumë arsye të tjera, që ia bëjnë të pamundur ta paguajë gjobën.

Çfarë ndodh më pas?

Për çdo ditë që kalon, paguhet kamatvonesë 2 për qind në ditë. Domethënë nëse ti vonohesh 35 ditë, paguan gjobën plus 70 për qind gjobë mbi gjobën.

Nuk është sajesë. Është Kod i votuar nga më shumë se 84 tutkunë në Parlamentin e Shqipërisë! Për vitin kur e kanë votuar, nuk e kam idenë.

Kamatvonesë 2 për qind në ditë është fajde kriminale, që nuk e gjen as në botën e nëndheshme të krimit.

Trafikantët, kriminelët dhe soji i tyre, kur japin para me fajde maksimumi, shkojnë 7-10 për qind në muaj.

Qeveria e Shqipërisë, deputetët dhe soji i tyre e kanë 60 për qind në muaj.

Tani për këta tutkunët, që kanë votuar një Kod si ky, që nuk e gjen në asnjë vend të Europës, kam një pyetje shumë të thjeshtë. Po sikur t’u vëmë kamatvonesë 2 për qind në ditë, detyrimeve të prapambetura që qeveria ka ndaj biznesit privat?! Si mendoni?! Të vendosim 2 për qind kamatvonesë në ditë për çdo lek TVSH, që nuk i rimbursohet në kohë biznesit, 2 për qind kamatvonesë në ditë për çdo punë të papaguar publike, 2 për qind kamatvonesë në ditë për pagat e punonjësve të shkarkuar nga puna?!

Tani, kur një shtet i imponon qytetarit ndëshkime, ndërsa vetes jo, e di çfarë quhet?! Shtet i shk....yer! Kurse ata që votojnë këto rregulla, kuptohet vetë çfarë janë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t29/04/2021 11:41

Jane shkerdhata e shkuar shkerdhates!

Emri29/04/2021 11:29

Derdimen jan votuesit qe i kam dhon voten. Kto nuk jan Socjalista jan specjalista.

Shto koment

Denonco