Si nuk e përmendi Rama një herë të vetme 'integrimin' në fushatë?!

Si nuk e përmendi Rama një herë të vetme 'integrimin' në fushatë?!

Nga Enver Bytyçi - 23/04/2021

Kishte shansin ta përdorte integrimin si kalë troje për fushatën elektorale. Sigurisht, duke mashtruar edhe kësaj here me dollinë e radhës! Por e ka dëgjuar dikush që Edi Rama ta përdorë një herë të vetme fjalën "integrim europian"?! Kam ndjekë çdo ditë me kureshtje fjalimet e tij, thjesht në pritje të artikulimit nga ana e tij të idesë dhe projektit të integrimit. Asnjë fjalë, asnjë sensibilitet, asnjë zë! Madje as nga politikanët e tjerë të Rilindjes në intervistat e tyre! Nuk e ka përmendur as fjalën "Europë", sikur Bashkimi Europian nuk ekziston! E pa precedentë, e pa konceptueshme dhe tragjike! A është kjo dëshmi se ka ndryshuar orientimi perendimor i kryeministrit tonë në ikje? Mendoj se po.

Ndërkaq rivali i tij favorit për të qenë kryeministër i vendit pas 25 prillit, pra kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka shprehur dhjetra herë zotimin e tij se "brenda 100 ditëve të qeverisjes do të hapë negociatat me Bashkimin Europian"! Ai është prezantuar disa herë me autoritetet e Bashkimit Europian përmes platformave online dhe është zotuar çdo ditë për ta bërë Shqipërinë europiane, si veten e tij! Po pse Edi Rama nuk e artikulon integrimin e vendit në BE si sfidë të qeverisjes së tij, nëse do t'i jepej një mandat i tretë?!

 Së, pari se Rama nuk ka dhënë asnjë alternativë zhvillimi, përveç dy-tri spektakleve që nuk i hyjnë në punë aq shumë qytetarëve. Se aeroporti i Kukësit, i ndërtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, mund ta lehtësojë lëvizjen e emigrantëve, kjo mund të ndodhë. Por se ky aeroport do të rrit prodhimin, eksportin apo konsumin, kjo nuk do të ndodhë. Se spitali i Fierit do t'u shërbejë atyre që kanë para të marrin shërbime në spitale private, kjo mund të ndodhë. Por 99 për qind e qytetarëve duan shëndetësi pulike të zhvilluar! Ndërsa projektet tjera janë ende në tredimensional dhe të tilla do të mbeten deri në fushatën e ardhshme elektorale, nëse dikush voton Edi Ramën.

Së dyti, Edi Rama nuk e përmend integrimin europian, sepse integrimi dhe autoritarizmi i tij në qeverisje nuk pajtohen midis tyre. Ndaj ai ka zgjedh modelet e veta për t'i imituar dhe për t'u ankoruar. Eshtë presidenti turk, Rexhep Tayp Erdogan. Eshtë gjithashtu presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. E përmes këtij edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Nëse kryeministri në ikje i Shqipërisë përmend integrimin si shprehje, si nocion, ose si koncept, atëherë do të përballet me zemërimin e aleatëve të vet në Ankara, Beograd e Moskë. Ai ka frikë prej tyre.

Së treti, Rama ka frikë nga fjala integrim. Integrim do të thotë bashkëpunim, harmoni, transparencë, ekulibër, progres. Por të gjitha këto koncepte janë të huaja për atë. Ai nuk di të krijojë harmoni. Nuk jep dot as energji pozitive. Nuk bashkon as bashkëpunon, por si mjet sundimi përdor përçarjen. Nuk mundet qoftë dhe njëherë të vetme të thotë një të vërtetë, gjithnjë lëshon gulçama gënjeshtrash e për pasojë nuk mund t'ia kërkosh atij transparencën. 

Transparenca nuk është atribut statik, që ta injekton dikush. Eshtë atribut i karakterit. Rama e ka dësmuar tashmë se ka si ves mashtrimin, fshehjen e së vërtetës. Në këtë pikë Edi Rama është i sinqertë. Ndaj nuk e përdor fjalën "integrim", sepse nuk është pjesë e koshiencës dhe subkoshiencës së tij. Më mirë që nuk bën propagandë me integrimin. Por e përsëris, nëse nuk e bën këtë propagandë në këtë fushatë, kjo i dedikohet miqësive të ngushta që ai ka me udhëheqës autoritarë të lindjes, të cilët e urrejnë integrimin dhe vetë Bashkimin Europian. Rama ka frikë prej tyre që ta përmendë qoftë dhe njëherë të vetme!

Së katërti, në fakt edhe kryeministri ynë në ikje e urren Bashkimin Europian. Transformimi i tij nga një "dashnor" i Europës në një armik të saj është metamorfoza më e çuditshme dhe e paprecedentë në qeverisjen demokratike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Megjithatë ata që e kanë njohur dhe e njohin mirë Edi Ramën nuk kanë pse habiten nga kjo metamorfozë e tij. Karakteri i Ramës ëstë i tillë. Pragmatist në funksion të pushtetit dhe pasurisë së tij dhe armik i kujtdo që e sheh si rival ose ia rrezikon këtë pushtet e bashkë me pushtetin edhe pasurinë. 

Së fundmi, ndonëse akuzon Europën, Rama e di së në këtë Europën nuk e pranojnë më arrogancën në qeverisje. Nuk i pranojnë mashtrimet për integrime, ndërkohë që shkon në kancelaritë e saj për të kërkuar mosdhënien e statusit kandidat se "meritat i shkojnë kundërshtarit"! Nuk e pranojnë një qeverisje kriminale, e cia ka shpërndarë në Europë aq të kërkuar ndërkombëtarë, sa kanë së bashku Gjermania, Franca e Italia ,e 80 herë më shumë popullsi sesa ajo e Shqipërisë. Nuk e pranojnë një hajdut votash dhe një rrënues të trashëgimisë kulturore të popullit e vendit të tij! Nuk e pranojnë një manipulator, i cili qeveris me metodat e përçarjes, njësoj si pushtuesit serbë, por jo edhe si pushtues të tjerë, psh austro-hungarezë, italianë apo gjermanë!

Bashkimi Europian nga ana tjetër dëshmoi në këtë fushatë se ka shpallur si aleat të saj e si kryeministër i ardhshëm i Shqipërise, zotin Basha. Edi Ramën e ka fshirë nga "memoria" e vet. Madje nga zhgënjimi i madh ndaj tij, (sepse gënjjeshtrat e mëdha çojën edhe në zhgënjime të mëdha), nuk ia zënë as emrin në gojë. E kanë bërë dalje si një rreckë, e cila nuk i duhet ndokujt as në vend të shollës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/04/2021 13:24

Profesor Bytyçi,Shqipëria sot nuk është ajo e viteve 1913-1914 kur shtetarët e saj ja caktonin fuqitë e mëdha europiane, ndërkohë që vetë kacafyteshin si qentë për ta marë copën më të madhe.Krerët e Partive Popullore Europiane ku PD aderon i shprehin solidaritet L.B. Eshtë e vërtetë që as E.R as L.B dhe as M.K nuk kanë 'përfolur' shumë çështjen e integrimit europian. Se përndryshe do tu duhej ta modifikonin programin sipas atyre ligjshmërive dhe asaj perspektive. Por as janë shprehur kundër integrimit, se nuk mund të presin degën ku kanë hipur. Vullneti popullor për tu integruar në komunitetin perëndimor dominon.Zgjedhjet do ta konfirmojnë. Para se ta shpallësh L.B udhëheqsin model, këshilloje atë dhe Gazmend Bardhin të kërkojnë ndjesë publike siç bëri Xhelal Mziu,për krijimin e strukturave militare paralele me ato që ligji i ngarkon. Kjo është emergjente. Lulzim Basha dhe Sekretari i tij i Përgjithshëm duhet të dalin në konferencë shtypi dhe SMV të paisur me armë t'ju bëjnë thirrje të kthehen pranë familjes , nëse nuk dinë ta kryejnë një shërbim civil.

Shto koment

Denonco