Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pse policia vrau Pjerin Xhuvanin dhe Prokuroria ‘në garë për deputet’ s’mund të bëjë drejtësi...

Pse policia vrau Pjerin Xhuvanin dhe Prokuroria ‘në garë për deputet’ s’mund të bëjë drejtësi...

Nga Romir Saraçi - 21/04/2021

Krimi zgjedhor në Elbasan u be me bekimin e policisë dhe prokurorisë dhe po këto institucione për llogari politike po kryejnë krim të dyte duke mos vepruar me transparencën e duhur. E gjithë ngjarja ju la sërish në dorë politikës dhe medias, e politika foli para se të flasë drejtësia, duke i diktuar edhe autorët edhe skemën madje dha edhe vendimin!

Por sido te jetë ky vendim politik, disa pyetje kërkojnë përgjigje, për të mos ua lënë në dorë qytetarëve qe në të ardhmen të kërkojnë drejtësi po në të njëjtën formë!

Kush po i udhëheq hetimet? Pasi s’mundet që provat të sigurohen nga shefat e policisë që këto personazhe nuk guxuan t’i shoqëronin as Ditën e Verës kur merrnin zvarrë mbështetësit e PD-së në mes të Elbasanit. E po ti kishin vënë prangat në atë kohë, do tu kishin kursyer edhe jetën.

Kush është prokurori apo Prokuroria që po kryen hetime?

Sipas asaj që raportohet në burimet mediatike, shkak është bërë shitblerja e votave! Por nëse ky është motivi, atëherë prokuroria e Elbasanit është në konflikt interesi, pasi në krye të kësaj prokurorie është Kreshnik Ajazi, vëllai i kandidatit për deputet Besjan Ajazi, apo krahu i djathtë i Taulant Ballës. Dhe e parë në këtë këndvështrim i bie që vëllai i madh do të hetojë vëllain e vogël për blerje votash!

Nëse nuk është kështu, pse në atë gjysmë komunikatë, nuk flitet për motive! Në një situatë kaq delikate, 3 ditë para zgjedhjeve qytetarët duhen qartësuar, e jo të lihen të krijojnë hamendësime që do ti shtynin drejt një zgjedhje të nxituar për 4 vitet e ardhshme! Fshehja e motivit është e qëllimshme, pasi do të zbardhte plotësisht edhe krimin!

Cilat janë provat e gjetura në vendin e ngjarjes? Sa pistoleta të përdorur ishin me leje, e sa pa leje? Kush qëlloi ndaj Pjerin Xhuvanit? Çfarë kishte në fugonin e dyshuar se përmbante materiale zgjedhore dhe para për t’ju shpërndarë votuesve? Çfarë u bë me Mercedesin luksoz ku duken qartë fletushkat e Partisë Socialiste në kroskot?

Dhe meqë Kryeministri Edi Rama dhe Taulant Balla nxituan dhe identifikuan autorët dhe porositësit, Policia minimalisht duhet të sqarojë se çfarë roli kishte Pjerin Xhuvani për PS, pasi kryeministri e mohoi pak ditë më parë se e lidhte gjë me PS-në. Çfarë roli kishte, Suel Çela, në këtë ngjarje apo Kelmend Xheferi. Sepse i vetmi detaj që u dha në komunikatën e policisë për këtë ngjarje ishte cilësimi i Arbër Paplekajt si vrasës, i cili sipas të dhënave paska qëlluar me armë me leje.

Por policia pa pritur ekspertizën dhe laboratorin kriminalistik, arriti në konkluzionin se ai vrau Pjerin Xhuvanin. Po ta marrim të mirëqenë se Paplekaj paska qëlluar ndaj Xhuvanit e Xhaferit, po ndaj efektives së policisë dhe ndaj dy te plagosurve të tjerë qe u identifikuan nga policia si të djathtë kush qëlloi?

E pra, për të mos u përsëritur me ngjarje të tilla, policia e prokuroria te mos sillen si shtabe elektorale, por të bëjnë transparencë, të provojnë krimin, e të kalbin në burg këdo qe ishte shkaktar e që mori jetë njeriu, qoftë i PS, PD, apo i perëndisë!

Policia e Prokuroria duhet të veprojë me transparencë e drejtësi në mënyrë që te parandalohet një sulm i radhës ndaj drejtuesve të policisë në derën e tregut Agro-ushqimor apo kërcënimi i 3 oficerëve të Krimeve në Policinë e Elbasanit, qe tashmë kanë nisur procedurën e azilit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuf dabjoni24/04/2021 09:40

Të hënën horrat shkojnë në burg.

kadri hasbiu23/04/2021 19:42

te lumte more djalosh nje analize e persosur djem si ty i duhen shqipris qe te dalin neper studio televizive jooooo mustafa nano bolino po klysha te tjere komunist

cuf dabjoni22/04/2021 10:42

Drejt...e sakt
dhe kjo duhet ngritur me force dhe para organeve shurdhe por dhe para te huajve zyrtarisht

Shto koment

Denonco