Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Me 25 prill, Shqipëria duhet ta abortojë 'Rilindjen'

Me 25 prill, Shqipëria duhet ta abortojë 'Rilindjen'

Nga Kim Mehmeti - 21/04/2021

Popujt kanë të drejtë të gabojnë, por ata megjithatë, nuk maten nëpërmjet gabimeve që bëjnë por nëpërmjet asaj sa dinë t’i korrigjojnë gabimet e bëra. Andaj edhe votuesit e sotëm shqiptarë, nuk do vlerësohen nëpërmjet asaj sa kanë gabuar në votimet e shkuara, por sa më 25 prill do t'i korrigjojnë gabimet nga e kaluara.

Për dallim nga popujt, personalitet që përfaqësojnë popullin, nuk kanë të drejtë të gabojnë dhe ata duhet të përballen me fjalën publike që e thonë. Dhe nëse populli mund edhe të mbulohet me gabimet e individëve që atë e përfaqësojnë, personalitetet publike nuk i mbulon "çarçafi" i endur nga gabimet e popullit.

Sidoqoftë duhet thënë qart e shqip: me 25 prill Shqipëria do duhet ta abortojë “Rilindjen” e Piktorit dhe të çlirohet nga kjo ‘shtatzëni’ e gabuar politike, e cila ia helmon dhe ia kalb trupin. Dhe me këtë ‘abortim’ Shqipëria do tregojë se e ka arritur pjekurinë që vetë të del nga udhët pa dalje.

Dhe me 25 prill Shqipëria nuk do e dëshmojë vetëm pjekurinë e saj politike, por edhe sa ajo i beson ‘fesë’ së rëndësishme të shqiptarisë – asaj të patriotizmit dhe të atdhedashurisë. Duke e dëshmuar këtë, votuesi i Shqipërisë do tregojë se e lexon drejtë kalendarin në të cilin jeton, e kur nuk janë të pamundura edhe rivizatimet e hartave të shteteve të kësaj pjese të Ballkanit, e për çka shqiptarët duhet të jenë të gatshëm të dëshmojnë se edhe kur jetojnë të ndarë në më shumë ‘shtëpi’, ata e dinë se cili është kopshti i tyre i përbashkët.

Po pra, me 25 prill Shqipëria duhet të dëshmojë se ajo mbanë llogari edhe për fatin mbarëshqiptarë, dhe shkaku i kësaj përgjegjësia ajo nuk mund të mbetet në duart e atyre që e faktorizojnë Beogradin duke e defaktorizuar shqiptarinë, në duart e atyre që e padisin kryeministrin e Kosovës, për ta joshur presidentin antishqiptarë të Serbisë.

Me 25 prill pra Shqipëria duhet ’i përgjigjet qartë Piktorit dhe ‘Rilindjes’ duke i ndëshkuar me mosvotim edhe atë jo pse janë antishqiptarë, por pse e kanë shpërlarë vetveten nga ndjenjat dhe përgjegjësia kombëtare si dhe jo pse vishen me brekushe, po pse ndjehen keq me veshjen shqiptare.

Me 25 prill Shqipëria duhet të tregojë se e ka kuptuar që është bërë shoqërie ku mund të bëhesh politikanë e burrështetas vetëm pse je gojështhurur dhe vetëm nëpërmjet batutave. Këtë do e dëshmojë duke e çrrënjosur bimën e keqe tredekadëshe, të quajtur ‘Rilindje’, e cila ka mbirë në arën politike të Shqipërisë, aty ku mund të bëhesh burrështetas vetëm pse ke shprehur dëshirën që i vetëm ta kesh në duar timonin e shtetit.

Po pra, me 25 prill votuesi shqiptarë nuk duhet të mbështetet vetëm në atë që ia ofron opozita e bashkuar, por edhe në ‘fenë’ më të rëndësishme për një popull: në atë të patriotizmit dhe të atdhedashurisë. ‘Fe’ pa të cilën nuk mund ta shpëtosh vendin nga ata që nuk rrënuan vetëm Teatrin Kombëtarë, por i zhbën thuajse të gjitha institucionet e shtetit. Nga ata që i defaktorizuan shqiptarët , dhe e forcuan Beogradin, edhe atë duke i shpërfaqur shqiptarët si një popull që nuk njehë e nuk ka nevojë për institucione shtetërore, popull që ende e jeton kohën e Esat Pashës, kur çdo bajraktar donte të kishte Shqipërinë dhe shqiptarët e vet.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kopetenti i Vlores23/04/2021 09:47

Sorry Kim. Me 25 Prill fiton Rama dhe shqiptaret

MANI,USA.22/04/2021 21:46

HEU, SHQIPËRIA DUHEJ TA ABORTOJË "RILINDJEN!"; EU, SHQIPTARIA DRUHEJ TA LAR-
GOJË "RIGRINDJEN"!! OUUUH,TA APORTOI PARA SE TA NDIJË GJALLË MARRËVESHJE
AH, VARRËRESHJE,T'KOLONIZMIT, HORRORIZMIT, EDHE TË KËSAJ, AUUH, GJËR VAJË,
TROHE SHQIPËRIE LONDINEZE,DHE KOSOVE AHTISARIT; SHTIPEGRIA HORDHIBREZE
DHE,HORRPROVE AH, ATI VARRIT! QË NA VARROJË, SHKATRROJË OUUUH OR,PËR SË GJALLI,QË NA KALLI; TIM E FLAKË AHIII, KRIME MOJ SHTRIGA MË LIGA PLAKË O,MORI
SHLAKË; A PAK PO U DUKËN, QË NA ZHDUKËN MBI 80% POR,KËRKONI,TENTONI AUUH,
100% TERË TROJET EDHE POPULLKOMBIN TË MBARË SHQIPTARISË! PRANDAJ,ANDAJ
MOS TË PRESIM, SOS TË TRESIM; DUKE MBYTUR, SHTYPUR, TË POSALINDUR AUUUH,
ZË HORRAGRINDUR; SI GJAK I PËRZIER, SI PRAG I FERRZIER;FRYTE QË MBYTE AHIII,
NGA UDB-ASHA, ËËËH, NGA SUP-ASHA; PËR ÇRRANOSJE,ÇFARROSJE O,DHE KRENË
ME GJENË,MBARË SHQIP SHQIPE SHQIPTARISË; FARË SHKIP SHKIPE SHKIPKAKRIZË!
MANI,USA.

Shto koment

Denonco