Karantina, që ata emigrantë të mos votojnë më 25 Prill!

Karantina, që ata emigrantë të mos votojnë më 25 Prill!

Nga Erion Dasho - 21/04/2021

Dje ministrja Manastirliu mbrojti vendimin e marionetave të Boratit për të vendosur karantinën 14 ditore për emigrantët që vijnë në Shqipëri për Pashkë, duke e quajtur atë një vendim teknik.

Së pari, në se ky vendim do të ishte teknik, përse nuk u mor në tetor ose nëntor, atëherë kur vendime të ngjashme merreshin në gjithë Europën? Po ta diskutosh nga pikëpamja thjesht teknike, në nëntor Shqipëria ishte një vend pa imunitet dhe çdo rast i importuar rrezikonte të krijonte një vatër të re. Sot situata është shumë më ndryshe me imunitetin e grupit që në zona të caktuara ka kaluar 60-70%.

Së dyti, përse "teknicienët" e Boratit propozojnë një masë të cilën nuk janë në gjendje ta kontrollojnë? Që nga fillimi i pandemisë komiteti nuk ka arritur dot të zbatojë karantinën as për personat e infektuar. Në vend të karantinës së pakontrollueshme, ata mund të kishin propozuar fare mirë testin negativ të tamponit në hyrje. Kjo është një masë lehtësisht e zbatueshme dhe ekuivalente me karantinën.

Boratë të komitetit të të paaftëve!

Ju dhe ministrja juaj e dini fare mirë se prej një viti jeni bërë marioneta në duart e politikës.

Sot vulosni një masë të cilën pretendoni se e vendosni për 14 ditë, por në fakt po e kontrolloni vetëm për një ditë, në 25 prill, e vetmja ditë kur një shkelësi të karantinës mund t'i provohet shkelja e masës absurde të propozuar nga ju.

Në fakt, vetëm kjo i intereson padronit tuaj, që ata emigrantë të mos votojnë në 25 prill. Fakti se ata mund të jenë të infektuar dhe të përhapin infeksionin 13 ditët e tjera është pa interes për të.

Boratë të komitetit!

Duke mos kërkuar test COVID negativ në kufi, ju rrezikoni shëndetin e qytetarëve pasi karantina juaj 14 ditore është e parealizueshme dhe e pazbatueshme!

Me gjestin e djeshëm ju i keni bërë shërbimin e fundit padronit tuaj politik dhe keni rrezikuar edhe njëherë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Komitetit tuaj qesharak po i vjen fundi se bashku me fundin e pushtetit të padronit tuaj!

Me këtë vendim, lista e zullumeve për të cilat do të jepni llogari pas 25 prillit vetëm sa është shtuar!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.21/04/2021 20:45

AH, KARANTINA O, ATA EMIGRANTË TË MOS VOTOJNË PËR 25 PRILL! ËH VRANAZINA,
QE HATA EMIGRANTË,TË SOS NOTOJNË PËR 25 TRILL!! OUUH, KUR KRYEKRIMINELIN
MARRSHALL TITO,E PYESIN;SE PSE I KE FUTUR NË BORQE MBARË POPULLTËN,EDHE
ME DHUNË O PËRDHUNË, TI I MBYTË,SHTYTË, ZHYTË, N'HOLOKAUSTE GJANOCIDALË
DHE,RROLOMAMUZDE ENTOCIDALË; ME MARRËVESHJE, VARRERESHJE,TURQINË ME
JUGOSLLAVINË,PËR NDRRIMIN, MËRGIMIN, ASIMILIMIN, VARRËZIMISHFRIMIN,POSI OH
ASGJASIMIN,HOR KASAPKRIMIN,MBARË POPULLKOMBIN SHQIPTARISË; PA SHI TITOJA
SI JEP PËRGJEGJJE; AH, PA NDËRGJEGJJE,AS NJËROZORE, AS STERZËHORE,OUUUH
"GJËRISA JEM UNË GJALLË; PORSA UNË T'VDES, ASNJË POPULLKOMB MOS T'MBESË!"
MANI,USA.

Shqiptari21/04/2021 11:34

KOMITETI TEKNIK I PARTISE FASHISTE TE SATRAPIT TE SURRELIT, ME KETE VENDIM I KA HAPUR VETE DYERT E QELIVE TE BURGUT!
EDHE KETA MENDER KOMITETAS JANE BERE PIS ME MUT QE VEPROJNE QORRAZI DHE SI USHTARE TE BINDUR!

Gj 21/04/2021 08:39

cfar eshte ky pleher qe ve saksione per emigrantet ,neqofte se ai ramsi u thot karantin,,pd duhet te mar masat qe ti coj shtepi me shtepi kutit e vitimit sic vitojn pleqet qe han te pa mundeshem ,secila bashki te nare masa anhe mos te humbas voten seculi ka te drejte te votoj ,cfar eshte ky palo kryeminister Zot.

Shto koment

Denonco