Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Degradimi i Artan Lames nga dishepull i urbanizmit në Patronazhist të Rrumpallës

Degradimi i Artan Lames nga dishepull i urbanizmit në Patronazhist të Rrumpallës

Nga Ermal Mulosmani - 20/04/2021

Në një publikim të bërë sot nga gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, dëgjohej Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame,  të thoshte:

“Është bërë një diskutim te Kryeministri para një muaji për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë objekte që kanë bërë vetëdeklarim, pra që janë  dosje reale, ne kemi mbyllur rreth 150 mijë që do të thotë kanë mbetë edhe rreth 170 mijë të tjera. Nga këto 170 mijë dosje vetëm 60 prej tyre bëhen. Të tjerat janë të pabëshme ose nuk duhet të bëhen sepse janë kriminale. Që do të thotë që, në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje të cilat ne me vetëdije do vazhdojmë t’i mbajmë, se janë njerëz, po u the që nuk bëhen ua hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër. Pra, do vazhdojnë të trajtohen : “do shikojmë, do ta trajtojmë, do ta diskutojmë, do ta rishohim kur të rishihet legjislacioni”.

Fjala e zotit Lame mbyllet me tekstin:

Kjo nuk përjashton faktin që ne po pregatisim nja 40 mijë objekte me Bashkinë e Tiranës të cilat do t’i nxjerrim për skualifikim masiv. Edhe unë po të isha kandidat atje, të nesërmen do të veja ti thoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizua, edhe ikën ata, u bënë me atë, natyrisht ku i intereson atij se ça është politika, ai thotë të shpëtojë shtëpinë…

Ky ishte përgjimi. Zoti Lame në një përpjekje të tij për përgënjeshtrim deklaroi se përgjimi është bërë në Tetor –Nëntor 2017. Për një moment dua t’i besoj zotit Lame dhe të kuptoj tekstin e tij.

Nëse është në Nëntor të vitit 2017, pra 3-4 muaj pas fitores totale të partisë së zotit Rama, çfarë kuptmi ka shprehja:

 “do vazhdojmë të trajtohen” do të shikojmë, do ta trajtojmë, do të diskutojmë, do ta rishohim kur të rishihet legjislacioni”.

Deri kur do të vazhdojnë të trajtohen kështu?  Nëse fati final i atyre ndërtimeve do të ishte rruspa a nuk do të ishte pikërisht ky momenti më i mirë kur mund të ndodhte (Nëntor 2017)? Kur zgjedhjet janë 4 vite larg dhe kostot elektorale janë kaq minimale?

Pse përmendet fjala: “edhe unë po të isha kandidat atje do u premtoja  që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizuar, edhe ikën ata, u bënë me të….”

Me çfarë logjike do përmendeshin zgjedhjet në Tetor-Nëntor 2017?!!! Kjo është një gënjeshtër e trashë fort.

Logjika e frikës elektorale në Nëntor të vitit 2017, në zenitin e pushtetit politik të Kryeministrit, e përjashton absolutisht një përkujdeje të tillë. Kjo bie ndesh me çdo logjikë elementare. Prandaj përpjekja e zotit Lame për të përgënjeshtruar përgjimin e publikuar në vend që të vinte vetullat nxori edhe sytë. Ai fjalim është mbajtur në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, kjo nuk ka dyshim. Mundet të jetë në prag të zgjedhjeve të 2017-ë por kjo nuk e ndryshon thelbin e diskutimit.

Artan Lame ka qenë një nga më të zëshmit e kësaj maxhorance që fliste për vlerat e trashëgimisë kulturore, harmonizimin e tyre me urbanizmin modern dhe njëkohësisht kritikën ndaj kaosit urban të kohëve të Partisë Demokratike. Për ironi të fatit  ai që tallej me “Tokën e Xanun”  u detyrua të bëjë pakt me “Nua Rrokun”. (një nga parullat emblematike të viteve 90).

Taktika të tilla elektorale janë bërë prej 30 vitesh. Puna është se ne menduam se u erdhi fundi. Njerëzit e kuptojnë që për interesa momentale elektorale, partitë kryesore politike e kanë kthyer territorin në një kaos të shëmtuar urban ku është shpërblyer shkelësi i ligjit dhe nëpërkëmbur respektuesi rigoroz i tij.

Por si të zgjidhet një hall i tillë kur kaosi urban i KÇK-së  barbare të ndërtimit të mos paguhet gjithmonë nga kurrizi i qytetarit të mirë e të margjinalizuar nga kompromiset elektorale?! A zgjidhet vërtetë problemi duke e fshehur, duke e shtyrë, duke mashtruar? Si do u thonë këtyre njerëzve pas 6 muajve kur tu çojnë fadromën?

Në situate të tilla ka vetëm një mënyrë: ballafaqimi me problemin. Partia Socialiste duhej ta hapte këtë temë në publik, siç ka hapur temën e taksës progresive, pagës minimale, TVSH-në, bujqësinë apo gjëra të tilla me interesa masive. Duke e bërë publike dhe duke kërkuar edhe debat me kundërshtarin politik mundej që në përfundim të kishte më shumë dobi sesa duke e fshehur, duke  mashtruar. Ndoshta duke shpjeguar të këqiat e këtij legalizimi kriminal vërtetë mund të humbte votat e atyre njerëzve por do të fitonte simpatinë e mjaft qytetarëve që do të vlerësonin sesnin e shtetit e të ligjit. Mundet që aq sa humbte andej të fitonte në krahun tjetër. Mundej që edhe kundërshtari politik të bashkohej ligjit kundër kundërvënësve dhe të deklarohej që as ai nuk do i legalizonte këto prona. Kështu që reforma do të ishte pa efekt.

Por Kryeministri zgjodhi rrugën  burracake. E fshehu problemin me shpresën se do i mashtronte tre muaj dhe pastaj u fuste rruspën të mashtruarve.

Tani mashtrimi është bërë publik. Patatja e nxehtë ka mbetur në mes  PS-së dhe SPAK-ut.

A është krim mashtrimi me detyrën shtetërore? Nuk e di.

Nëse do ndjekim logjikën e Patronazhisitit të publikuar nga Lapsi, ai që do duhej të futej në burg duhej të ishte gazetari që e bëri publike, Artan Hoxha. Atij i duhej konfiskuar Facebooku, të thirrej në Prokurori, t’i kërkohej burimi i informacionit.

Deri sa të marrin vendim SPAK-u është një vendim tjetër më i afërt. Më 25 Prill, votat e këtyre 100 mijë njerëzve duhet të shkojnë kundër mashtruesve të tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ai21/04/2021 10:30

Qe fushatat elektorale bazohen mbi mashtrime, kjo eshte e provuar tashme. Por te pakten nje pjese e premtive, qofte edhe 20% e tyre, mbahen nga partite dhe lideret e tyre. Rindoret me ne krye Ramen, kane mashtruar me cdo premtim. Asnje premtim i mbajtur qe nga 2013. Rama eshte bere qesharak dhe kushdo qe ka dy pare mend ne koke, pasi degjon pyetjen e di se cfare do thote Rama. Mashtrimet me te medha te Rames, mashtrime qe kane impakt te drejtperdrejte ne jeten e njerezve, kane qene hapja e 300 mije vendeve te punes, shendetesia falas dhe legalizimet brenda mandatit te pare. Nese dy mashtrimet e para u verifikuan plotesisht si mashtrime elektorale, me legalizimin eshte luajtur. Megjithese flitej per legalizim falas, ata qe kane marre legalizimin e dine se sa mijra euro iu eshte dashur te paguajne per nepunesit e korruptuar te Lames dhe Rames. Tani del ky fjalim i Lames qe na qenkerka mbajtur ne vitin 2017 diku nga nentori. Ne fakt, ASHK eshte krijuar me ligj ne vitin 2019 dhe Lame eshte vene ne krye te ASHK menjehere sapo ajo eshte krijuar. Por Lame nuk mund te ishte ne krye te ASHK ne vitin 2017 kur ky institucion nuk ishte krjuar ende dhe kjo tregon se ata akoma vazhdojne te mashtrojne. Por le ta zeme se se Lame thote te verteten. Ka disa pika ku arsyetimi i Lames bie poshte. Se pari Lame flet per ndertime kriminale, pra kemi te bejme me vepra penale te cilat lihen te kalojne vetem se keshtu i intereson partise se Lames. Se dyti tregon qarte se partia (nenkupto kryeministri) i ka kthyer institucionet shteterore ne patronazhiste te pushtetit. Se treti dhe me e rendesishmja eshte se po mashtrojne ne menyren me te paskrupullt sepaku 100 mije familje te cilat pas zgjedhjeve (natyrisht edhe nese ky fjalim programatik eshte mbajtur ne 2017, ka te beje me zgjedhjet e ketij viti) te cilat pas zgjedhjeve te 25 prillit do dalin ne qiell te hapur nese fiton Rama. Prandaj nga PD duhet te dale dikush ne konference shtypi dhe ta denoncoje kete fakt duke ia bere te ditur te gjitheve shqiptareve se gjenden para nje shkaterrimi te madh, para te cilit termeti i 26 nentorit do dukej si nje fllad i lehte pranveror qe rrezoi ca gjethe te kalbura.

Shto koment

Denonco