Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Nga Andi Bejtja - 19/04/2021

‘Patronazhistët’, fatkeqësisht e kthyen daljen e të dhënave personale për publikun e thjeshtë nga një Megaskandal, në një Komedi.

Dhe teksa Komedia vazhdon përditë zmadhohet e zmadhohet, e vërteta mbetet aty Skandali është aty: janë me dhjetëra shkelje që prekin shume fusha që nga siguria e zgjedhjeve e deri tek siguria kombëtare, për të mos llogaritur shkeljet e të të drejtave të njeriut.

Argumentimi i Presidentit sot ishte jo thjesht shterues, por frikësues dhe për ata që vazhdojnë ta shikojnë si komedi këtë që ndodhi. Por, organet e Drejtësisë dhe sidomos SPAK, në vend të shtojë Lapsat për të gërmuar dhe për të t’iu rrëfyer shqiptarëve sa më shpejt të vërtetën, që në fakt, tashmë dihet… (nuk pati frikë ta konfirmojë dhe Kryeministri duke i bërë thirrje ‘Patronazhistëve’ të vazhdojnë të bëjnë më egër detyrën), po bën të kundërtën: po kërkon të thyejë Lapsin që na serviri këtë të vërtetë tronditëse dhe të përdorë Gomën për të fshirë krimet që janë dukshëm në sipërfaqe të pushtetit.

Fatkeqësisht për Lirinë dhe Demokracinë e këtij vendi, SPAK me kërkesat dhe kërcënimet e sotme ndaj drejtuesve të LAPSIT po bën të kundërtën e asaj që duhet të bëjë:

Po e trajton Kryeministrin dhe pushtetin si media që ka dhënë lajmin dhe LAPSIN si pushtet ekzekutiv që ka kryer krimin.

Zëri ynë duhet të jetë më i fortë se kurrë, se me thyerjen e Lapsit do thyhen shumë Lapsa e Stilolapsa e Stilografë të tjerë.

Nuk është në rrezik vetëm Media, po vetë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lek20/04/2021 08:38

Spaku nuk ka forcen per te hetuar sepse nuk mund te hetoje padronet e vet pasi gjithkush e di se shume nga ata qe jane zgjedhur nuk eshte se jane me te mire se te tjeret po u jane fshehur te dhena te cilat nuk do ti kualifikonin ne detyre dhe keta po ja kthejne nderin qe u bene padronet e ture:Ambasadoret heshtin sepse ata lejuan qe te viheshin ne detyre keta njerez qe nuk kane kuraje qe merren me viktimen por jo me kriminelin qe veprojne me urdher partie qe bejne namin me njerez te rendomte duke sajuar prova per ti denuar por jo per krimet qe shihen nga te gjithe:Keta hipokrite do ta marrin denimin e tyre bashke me ata qe i zgjodhen aty ne mos paste drejtesi nga njjerezit do kete drejtesi nga Zoti kush do mundet ti shpetoje zemerimit te Tij

Lek20/04/2021 08:36

Spaku nuk ka forcen per te hetuar sepse nuk mund te hetoje padronet e vet pasi gjithkush e di se shume nga ata qe jane zgjedhur nuk eshte se jane me te mire se te tjeret po u jane fshehur te dhena te cilat nuk do ti kualifikonin ne detyre dhe keta po ja kthejne nderin qe u bene padronet e ture:Ambasadoret heshtin sepse ata lejuan qe te viheshin ne detyre keta njerez qe nuk kane kuraje qe merren me viktimen por jo me kriminelinqe veprojne me urdher partie qe bejne namin me njerez te rendomte duke sajuar prova per ti denuar por jo per krimet qe shihen nga te gjithe:Keta hipokrite do ta marrin denimin e tyre bashke me ata qe i zgjodhen aty ne mos paste drejtesi nga njjerezit do kete drejtesi nga Zoti kush do mundet ti shpetoje zemerimit te Tij

dielli20/04/2021 08:25

Patronazhiste me te medhej jeni ju gazetaret,qe po na shkatarroni nga nervat me ketilla lajme.

t19/04/2021 19:57

Ku jeni o shkerdhata te shoqerise civile,pse nuk protestoni o qelbesira ,kaq mizantrop jeni.

Mateo19/04/2021 18:53

Gazetaret e nderuar te Lapsi.al kane bere nje nga zbulimet me tronditese se si nje organizate politike dhe kreu i saj, qe per 8 vjet ka dhe ushtron dy pushtete kryesore ne vend, ate ligjvenes dhe ekzekutiv, dyshohet se ne menyre te orgnizuar, te paligjshme dhe kriminale kane shkelur rende privacine e shtetasve te Republikes se Shqiperise dhe te dhenave te tyre personale. Pra, ne kete kontekst jemi para nje organizate politike te mirfillte kriminale kreu i te ciles eshte vete kryeministri.

Fakti qe SPAK ne vend qe menjehere te sekuestroje cdo server dhe pajisje kompiuterike nga zyra e kryeministrit, tek partia socialiste dhe platforma shteterore per te mos lejuar shkaterrimin e provave, perkundrazi, kercenon gazetaret, do te shtjere ne dore provat e tyre si dhe te mesoje mbi identitetin e personit qe ka nxerre skandalin. Ne kete menyre duket i jep kohe organizates kriminale dhe kreut te saj te manipuloje te dhenat, prishe provat dhe zbuloje kush e nxori skandalin nga radhet e saj. Nje prove tronditese se si e gjithe reforma ne drejtesi, po deshmon se ne fakt eshte nje taktike e kesaj organizate kriminale dhe kreut te saj, per patur kontroll te plote te te gjitha pushteteve ne vend, perfshire ate gjyqesor.

Akoma me trishtuese eshte fakti qe prej momentit te publikimit te lajmit dhe skandalit, ato qe flasim me shume per "reformen ne drejtesi" sic jane Ambasadori i SHBA ne Shqiperi dhe ai i BE, nuk kane bere asnje koment mbi kete skandal trondites. Ne SHBA skandalet me te dhenat personale nga pale te treta si Facebook apo Rusia, sollen ne ndryshime te forta ligjore dhe sanksione, ndersa BE ka nje nga korrnizat ligjore me strikte lidhur me privacine dhe te dhenat personale. Nuk dihet se si do kishin vijuarr ngarjet nese ne SHBA apo BE do te kishim raste si ne Shqiperi, kur vete qeveria perfshihet ne skandale te tille. Kjo tregon se ajo maska e mbeshtetjes u ka rene pertoke dhe u ka dale fytyra e vertete e atyre qe kane mbeshtetur dhe mbeshtesin me vetdije te plote nje organizate politike dhe kryeminister te perlyer deri ne fyt me korrupsion e tashme qe haptazi provohet se kane kapur shtetin.

krasasi tp19/04/2021 18:04

'Komedi vërtet'. Patronazhistja ime dhe e vajzëz time është M.SH. 26 vjeçe. Babai i saj ka një vilë që nuk e shet as për 1 milion euro. E ndërtuar me 'kursimet' nga puna në PRR,.kur shërbente si militant i PR. nën pushtetin e PD.Dy fëmijët e tjerë kanë patronazhistë të tjerë. Sot mamaja e saj, me siguri ka marë diplomë UET ose UFO. Me siguri që punon në Bashkinë Tiranë. Se çfarë shkollimi ka patronazhistja nuk e di.Me siguri që të dhënat e qytetarëve kanë dal nga Bashkia Tiranë. Ky është shërbimi që Erion Velija ja ka servirur Kryeministrit, ndoshta edhe pa ja kërkuar. Ndoshta edhe për ta dëmtuar elektoralisht dhe për ta 'hequr qafe'. Shprehja e Z.Rama se "unë do iki, kur të dua unë e jo kur thoni ju" nuk i drejtohej popullit por Erion Veliaj dhe mbështetësve të tij në PS dhe që sot ndodhen, në pas liste. Ky 'patronazhizëm' krijon edhe një problem qefmbetje dhe ndarje në popull,sikur mos të mjaftonin ato të krijuara në dekada. E keqja tjetër është se ky 'zanat' inkurajohet nga Z.Rama dhe konsiderohet nga Ai, si hapi i parë dhe trampolinë për tu përfshirë në politikë. Nuk ka rëndësi, as shkollimi as rezultatet as profesionalizmi as morali as patriotizmi .

Gj 19/04/2021 17:08

Bravo o burra shteti Bejtja dhe shkullaku

Shto koment

Denonco