Uroj shëndet për Ramën, para ka burgim të gjatë

Uroj shëndet për Ramën, para ka burgim të gjatë

Nga Agim Xhafka - 18/04/2021

Më dridhet zemra kur shoh Ramën këto ditë t’i merret fryma.

Më ngjet si ajo makina në metrat e fundit kur ngec nga që i mbarohet benzina. Kur më pyesin shokët, pse shqetësohesh, le të shkojë në hale të gomerëve, ua kthej:

-Vëllezër, e keni gabim. Ne duhet të lutemi që ai të gëzojë shëndet të plotë. Të lutemi mos i merret fryma dhe zemra t’i rrahë si e një djaloshi.

Ndërsa qeshin me mua, u them:

-Nuk e kam me shaka. Para Ramës shtrihet një burgim i gjatë, një dënim që s’matet me vite, por me jetë. Me aq dëme sa ka bërë ky njeri duhet të ketë katër jetë që të shlyhet me ne. Ndaj marrtë dhe nga ditët tona veç t’i harxhojë në burg.

Sa mbaroj këtë arsyetim miqtë e mijë bien dakord me mua. Dhe ia nisin fajeve të tij:

-Dyfishoi borxhin publik.

-Dëboi rininë nga atdheu.

-Ktheu vendin ne Kanabisland.

-Shpërdoroi çdo vit nga 1 miliard euro.

-Buxhetin e bëri pishinë ku lahen oligarkët.

-Gjykatat i kapi për gryke.

-Investimet e huaja zero.

-Ekonomia në greminë.

-Arsimi u fik.

-Shëndetësia u zhduk.

-Të drejtat e njeriut u nëpërkëmbën keqazi.

Ndaj të lutemi shqiptarë. Të lutemi që Edi Rama të gëzojë shëndet e buzëqeshje se ndryshe do lerë pa plotësuar dënimet që e presin për dëmet kolosale që ka kryer.

Ama qysh tani e ka futur në xhep një diplomë Ginnesss: ‘I dënuari unik. Jo me dhjetëra vite, por me katër jetë.’

Lutuni shqiptarë. Që Rama të paguajë kokërr më kokërr katastrofat që prodhoi sundimi i tij arrogant, banal, grabitqar dhe injorant.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku19/04/2021 15:03

Edvin Rama nuk shkon në burg, është i sëmurë psiqik natant, është skicofren, maksimumi mund të shtrohet në spitalin e burgut. Por kjo nuk do të thotë që është budalla, nuk ka firmosur asnjë shkresë, i kryen krimet me firmat e Erionëve. Është djegur nga Kristaqi, antar i presidiumit të kuvendit i cili firmosi varjen e poetit, ndërsa Ramizi kryetar nuk firmosi. Gramozi urdhëroi vrasjen e 4 shkodranëve në demostratë, por shkresën nuk e firmosi, e dërgoi me d.v. (dora vetë) por pa firmë. Do arrestihen 2 erionët, erion plehu dhe erion xhuxhi si dhe gjithë hordhia e ridhjerjes. Ëndërra e pdo xhuxhi është sundimi dhe nuk frenohen para asnjë lloj krimi për të arritur të duken të mëdhej, e kanë zemrën ngjitur me zorrën e trashë (birën e bythës). E Drama e njeh mirë psikën e xhuxhave prandaj e ka mbush me Braçe, me Dako, me Peleshër, me Veliar (ky u fundit është komplet surrat bythë). Këta do përfundojnë në burg. E Drama shkon në çmëndinë ose në Turqi si refugjat politik dhe i ushtron haptas veset e tij me djalin e Sorosit. Tek e fundit e ka deklaruar vetë që jetën do ta mbyllë në një ishull tropikal të blerë me paratë e vjedhura shqiptarëve.

Sali Pordha19/04/2021 01:13

pordhe me rigon!

Emigranti 19/04/2021 00:10

1000% d'amore me arsyetimin tuj zotëri. Po a do ket zgjedhje të lira dhe demokratike këtë her?????
Populli jon shqiptar nga veri në jug e nga lindja në perëndim ka fatet e kombit në dor. Dhe 4 vjet me kta hajduta,mashtrusa, kriminela, e plot tjera do i bi ti lejn venin Bangladeshsësve. Votoni për ndryshim MOS E SHITNI VOTËN.
MOS E SHISNI DINJITETIN .
MOS E PRISHNI TË ARDHMEN E FËMIJVE TUAJ.
ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN DHE SHQIPTARËT.

Xhimi18/04/2021 21:37

U befte si thoni ju, por te vuaje vetem me ditet e veta. Dhe me kryesorja, qe eshte denimi me I rende per kete kategori, eshte zhveshja nga gjithshka kane perfituar me abuzimet e tyre te tmerrshme

Gj 18/04/2021 20:34

Zoti Agim ,dhe ne themi keshtu si ty i ke kap shume mure gjitha fushat i fundisi Rama shqipetaret dhe me keq cda dit del nga njee keqe,, dhe na kan mbuluar te keqiat e Rames,burg dhe pak e ka..

Skrapari18/04/2021 20:08

Agimi eshte nje nga publicistet me fantastike. Asgje nuk mund ti shtohet ketij shkrimi logjik.

Shto koment

Denonco