Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Këmbana e Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri, vulë sigurie për humbjen e Ramës

Këmbana e Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri, vulë sigurie për humbjen e Ramës

Nga Vehap Kola - 18/04/2021

Lajmi se Vuçiç është i shqetësuar për fitoren e pritshme të opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri ka ardhur si një konfirmim shtesë i gjetjeve të të gjitha sondazheve të pavarura. Edhe Vuçiç u është referuar sondazheve, që ai i quan serioze dhe që tregojnë se dallimi ndërmjet PD-së dhe PS-së është brenda marzhit të gabimit statistikor.

Vuçiç është i shqetësuar nga këto sondazhe, sepse kjo do të sillte në pushtet Lulzim Bashën, i cili sipas tij kërkon të bashkojë Kosovën me Shqipërinë.

E gjithë kjo furtunë e Vuçiç, 7 ditë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, na ndihmon të kuptojmë më mirë disa argumente. Së pari, nuk është vetëm Rama ai që e ka ndjerë humbjen, gjë që e ka nxjerrë nga shinat e normalitetit disa herë gjatë fushatës së fundit. Por është edhe një nga miqtë më të mirë të huaj të Ramës që e ka kuptuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe ndjehet i shqetësuar për këtë.

Fakti që presidenti serb shprehet se fitorja e Lulzim Bashës në Shqipëri kërcënon interesat strategjike të Serbisë është njëkohësisht dëshmi se Rama në zyrën e kryeministrit në Tiranë ka shërbyer si garant i përmbushjes së këtyre interesave.

Këtu vijmë tek argumenti i dytë, të cilin e bën edhe më të dukshëm ndërhyrja e Vuçiç. Fitorja e zgjedhjeve nga opozita dhe Lulzim Basha është fitore për Shqipërinë. Slogani i fushatës së Bashës ‘Shqipëria Fiton’ gjen kështu përmbushje reale.

Shpeshherë gara ndërmjet fqinjëve dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre zhvillohen sipas parimit të lojës me shumatore zero. Veçanërisht, nëse bëhet fjalë për investime të huaja që targetojnë rajonin dhe duan të përfitojnë nga avantazhet që ofrojnë ekonomitë në zhvillim të Ballkanit Perëndimor, sa herë që Shqipëria fiton një investim, vendet fqinje e kanë humbur atë mundësi.

Vuçiç është udhëheqës i përgjegjshëm për vendin e tij. Në vitet e qeverisjes së tij, Serbia ka tërhequr miliarda euro investime të huaja direkte, ka avancuar ndjeshëm në rrugën e integrimit dhe, me ndihmën dhe ndërhyrjen e Ramës dhe qeverisë shqiptare, ka kthyer në avantazhin e Serbisë procesin e negociatave me Kosovën.

Serbia ka fituar një rol qendror në Ballkanin Perëndimor dhe është shndërruar në pikën e kontaktit për BE-në dhe ShBA-të për rajonin tonë. Vazhdimësia e Ramës në pushtet do të garantonte edhe vazhdimësinë e pozitës së liderit rajonal për Serbinë.

Në këtë logjikë, fitorja e Bashës perceptohet nga Vuçiç si humbje për Serbinë, sepse dukshëm president serb dhe Serbia po humbasin një aleat të rëndësishëm në Shqipëri. Programi qeverisës i opozitës parashikon një reformë të thellë fiskale, ekonomike dhe sociale që do ta rikthejë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja në rajonin tonë.

Shqipëria ka edhe avantazhin natyror të pozitës së saj kyçe për transportin dhe resurset natyrore. Popullsia Shqiptare vijon të jetë një ndër popullsitë më të reja në Europë dhe kapitali njerëzor që do të zhvillohet nën qeverisjen Basha do të konkurrojë fuqimisht ekspertizën me kosto të favorshme të Serbisë. Si rrjedhojë, fitorja e Bashës do të sjellë edhe ngjitjen e Shqipërisë në garën rajonale për kapital të huaj, vende pune dhe mirëqenie.

Vuçiç është i vetëdijshëm se me humbjen e Ramës, Serbia ka humbur në Tiranë një interlokutor të rëndësishëm të interesave të saj në Prishtinë dhe një avokat të axhendës së saj për një Jugosllavi të Re në Ballkan. Rama nuk ka hezituar as të fajësojë Kosovën si plagnprishëse në Ballkan, si ajo që nuk e do bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin në Ballkan.

Ndërsa Basha ka treguar qartësisht se ai do të punojë për interesin më të mirë të Kosovës, do të lobojë për njohjet ndërkombëtare të saj dhe anëtarësimin e saj në OKB, BE dhe NATO. Prandaj Vuçiç është tërësisht legjitim në shqetësimin e tij për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit nga Partia Demokratike.

Është e qartë, kësisoj, se nga ardhja në pushtet e Lulzim Bashës nuk fiton vetëm Shqipëria, por fiton edhe Kosova dhe pozita e shqiptarëve në Ballkan fiton dimensione të reja, shumë më të konsoliduara dhe shumë më të favorshme. Në lojën me shumatore zero të garës rajonale, një Shqipëri, një Kosovë që fiton nënkupton një Serbi që humbet dhe Vuçiç e ka të qartë këtë më shumë se kushdo tjetër.

Brenga e një presidenti serb nga fitorja e të djathtës në Shqipëri nuk ka qenë kurrë kaq e dukshme dhe kaq pakujdesshme. Ajo vetëm sa hedh dritë mbi përmasën e gjerë të kësaj fitoreje. Këmbana e alarmit të cilës i ra sot Vuçiç në Beograd është një çertifikatë e qartë e frikës dhe panikut që ka zënë Ramën nga humbja që e pret në 25 prill.

Por ajo shpalosi edhe një përmasë tjetër të asaj që fiton Shqipëria me fitoren e Lulzim Bashës në këto zgjedhje: Shqipëria do të çlirohet nga një qeveri që e duan fqinjët dhe e urren populli i saj. Këmbana serbe në këtë përmbyllje të fushatës në vendin tonë na ndihmon të kuptojmë potencialet që do të çlirohen në vendin tonë me ardhjen e opozitës në pushtet.

Nuk ka mbetur askush që të mos e dijë tashmë se në zgjedhjet e 25 prillit fiton Basha dhe humbet Rama. Por përtej saj, fiton Shqipëria dhe kjo e trishton Vuçiçin. Me shpërthimin e tij, Vuçiç shoi çdo dyshim se për kë duhet të votojnë shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari19/04/2021 11:27

E SI TE MOS FUTE HUNDET SERBI VUÇIÇ PËR SIVLLAUN E TIJ SATRAP! AI I KA FUTUR HUNDËT NË SHQIPËRI DHE BASHKËPUNON ME RAMËS KUNDËR SHQIPËRISË KOSOVËS DHE SHQIPTARËVE, QË KUR I DHA DJALIN E VET DOBIÇ NË VJENË, SEPSE EDVINI SIPAS DOKUMENTACIONIT MJEKËSOR ËSHTË STERIL, PRA NUK BËN FËMIJË. PRANDAJ LIDHJA E TYRE NUK ËSHTË RASTËSORE DHE E PAQËLLIMSHME! JO MË KOT VETËM VUÇIÇ I KA PREMTUAR AZIL POLITIK SATRAPIT TË SURRELIT PAS 25 PRILLIT! PAS ORËS 24:00 DUHEN MBAJTUR SYTË HAPUR NË TË TË GJITHA PIKAT KUFITARE APO RRUGËKALIMET PËR DALJE NGA SHQIPËRIA. SATRAPI I SURRELIT KA PLANIFIKUAR ARRATISJEN NGA SHQIPËRIA ASHTU SIÇ BËRI NIKOLLA GRUEVSKI I MAQEDONISË.

MANI,USA.19/04/2021 00:30

HEU, KËMBANA E VUÇIÇ PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI, VULË SIGURIE PËR
HUMBJEN
E RAMËS! EU, TRËMBZANA HË TRUHIQ,ZËR DREDHJET NË SHQIPËRI, CRULË
FIKHURIE
TERË TRUMBJEN E DRAMËS!! OUH, SIKUR ESAT TOPTANI ME ZOGOLLIN QË
PËRMES O
RUSO SERBO JUGOSLLAVISË,E RRËZOI REGJIMIN E NOLIT TË SHQIPËRISË;
AH,DUKE
LIDHË MARRËVESHJE, VARRËRESHJE, QË SHQIPËRIA NUK KA FARE NEVOJË
AS OR,PËR
USHTRI TË MBROJTJES; SEPSE,SERBO JUGOSLLAVIA E MBRON SHQIPËRINË
NGA ÇDO
ARMIK; A,NËSE SULMOHET SERBO JUGOSLLAVIA ,ATËHERË SHQIPËRIA KA PËR
DETYRË
QE TA MBROJË FQINJËN E VETË SERBO JUGOSLLAVINË;HORE, KUR TOPTANI DHE
ZOGOLLI
IA FALËN SHËN NAUMIN DHE SHUMË TROJE SHQIPTARE; ATËHERË,NGA TRONDITJA
DHE GODITJA,
TOPTANI IKU NË FRANCË, POR KUR AVNI RRUSTEMI E VRAU TOPTANIN A,FRANCA E
LËSHOI TË LIRË;
SEPSE,E DINTE DHE NJIHTE,SE TOPTANI KA BERË TREGTI ME TROJE SHQIPTARE O,
DUKE IA FALUR
TROJET SHQIPTARE PËR KARIER PËRSONALË DHE,BARIER TERRSOGALË, KANIBALË!
NGA MANI,USA.

Gj 18/04/2021 20:36

Zoti rama mos u merzit seneburg dovesh, me mepyet mua them qe te te varin

Shto koment

Denonco