Përse s’mund të ketë në asnjë rast bashkëpunim të së mirës me të keqen?

Përse s’mund të ketë në asnjë rast bashkëpunim të së mirës me të keqen?

Nga Kastriot Islami - 16/04/2021

S’ka dhe s’mund të ketë bashkëpunim të opozitës me Ramën se është e KEQJA e madhe e këtij vendi! Kjo ka qenë për herë të 100-të përgjigja ndaj lëpirjes së radhës së mashtruesit dhe humbësit të 25 prillit...

Kjo përgjigje s’është as qëndrim radikal dhe as ekstremist, por qëndrim realist, qëndrim i njerëzve të ndershëm, qëndrim i shumicës së qytetarëve që duan NDRYSHIM dhe s’e durojnë më dot të keqen ...Arsyet e këtij qëndrimi realist janë të pafundme dhe të panegociueshme...

Në planin moral s’ka asnjë mundësi e hapësirë që qytetarët e ndershëm të bashkëpunojnë me të keqen... që përfaqësohet me hajdutët, kriminelët, trafikantët... shokët e ngushtë dhe miqtë e Edi Ramës...

Në planin politik, s’ekziston asnjë element që qytetarët e revoltuar nga mashtrimet, gënjeshtrat, babëzia dhe zullumet të bashkohen dhe të falin të keqen e për me tepër të bashkëqeverisin me të keqen... Kjo do të thotë që e mira të bashkëqeverisë me Aleancën e Qelbësirave...

Kjo do të thotë që e mira të ndotet dhe të bëhet pis nga zullumet e së keqes, nga zullumet e Edi Ramës dhe të të gjithë atyre që janë miq e shokë të tij, hajdutët, kriminelët e trafikantët që jo vetëm Rama s’i ka ndëshkuar por as është distancuar prej tyre....

Në planin ekonomik, s’ka asnjë shans që njerëzit e varfëria bashkëpunojmë me hajdutët e pasuruar në kurrizin e saj ose thënë ndryshe që të varfërit të bashkëpunojnë oligarkët që me në krye Edi Ramën janë pasuruar duke vjedhur pronën e pasurinë e përbashkët të njerëzve të varfër dhe duke i varfëruar çdo ditë e më shumë ata përmes persekutimit e burgosjes së tyre, ose përmes nënshtrimit të tyre apo detyrimit për të emigruar...

Në planin penal, s’ka më asnjë hapësirë që të falet nga i ndershmi hajduti, krimineli, trafikanti që duhet ndëshkuar dhe i konfiskuar gjithçka ka grabitur në mënyrë të padrejtë e të paligjshme...

Në planin njerëzor s’ka asnjë hapësirë që qytetari i pastër të ulet e të bashkëpunojë me gënjeshtarin, mashtruesin, hipokritin, mosmirënjohësin...

Në planin kombëtar, s’mundet më që patrioti apo atdhetari të bashkëpunojë me tradhtarin.. me atë që u përpoq ti ngulë thikën pas shpine pavarësisë së Kosovës, integritetit të Shqipërisë dhe stabilitetit të rajonit...

Në planin e integrimit, s’ka më asnjë mundësi që shqiptarët e ndershëm që e ‘duan Shqipërinë si e gjithë Europa’ të bashkëpunojnë me atë që urren integrimin, që ka goditur pas shpine këtë dëshirë por-europiane të shqiptarëve, vetëm e vetëm për të ruajtur karriken e tij...

E çfarë tjetër mund të thuhet më shumë për këtë mashtrues, gënjeshtar e intrigant që edhe kur lëpihet së bashku me shpurën e të gjithë atyre që kanë kërkuar bashkimin e të gjithë qelbësirave për ta sjellë e mbajtur në pushtet,  duke kërkuar si zvarranik bashkëpunim, vazhdon të gënjejë, të kërcënojë e me cinizëm të bëjë diversion...

pasi është tallur me qytetarët me shfaqjet e shëmtuara të cirkut duke i trajtuar si turmat dhe i detyruar të mbushin sheshet... Rama e kërkon këtë bashkëpunim tani që s’ka më asnjë mundësi tjetër veçse humbjes së madhe e të pashmangshme.

Vetëm për ti shpëtuar ndëshkimit qytetar. Ai e bën këtë si lëpirës frikacak sepse s’ka pikë burrërie të pranojë të gjithë fajet e gabimet e bëra në këto 20 vjet, me dashje e ndërgjegje të plotë, të distancohet qartë e preraz nga zullumet, marrëzitë dhe vjedhjet marramendëse, nga shokët e miqtë e tij hajdutë, kriminelë e trafikantë...

Ai në mënyrë të trashë ja kërkon këtë ‘bashkëpunim’ kryetarit Basha, duke tentuar ndërkohë përmes një diversioni prej budallai cinik ta veçojë nga bashkëpunëtorët e tij dhe mbi të gjitha ta ndajë nga qytetarët e ndershëm...

Përgjigja e qetë, e qartë dhe e prerë ka qenë e menjëhershme, por duket se halli i madh e ka shtyrë mashtruesin humbës, të vazhdojë të zvarritet e të lëpihet... Duket s’ka rrugë tjetër, veçse lëpirjeve të tij tipike drejt fundit të turpshëm e të pashmangshëm. Duket se është i çoroditur rëndë dhe i shkëputur nga realiteti, sa s’kupton fare se fatin e tij e kanë në dorë vetëm qytetarët e ndershëm dhe askush tjetër s’mund të pengojë largimin e ndëshkimin e tij.

Duke qenë në gjendje shumë të rëndë s’e kupton se qytetarët e ndershëm në shumicë masive s’e lejojnë që mira dhe e patra të bashkëqeverisë me të keqen dhe qelbësira

Që opozita të bashkëqeverisë me Hajdutët, Kriminelët, Trafikantët... Duket se është rëndë fare kur deklaron se këtë bashkëqeverisje mes të mirës e së keqes e kërkojnë qytetarët. Vajmedet se në çfarë pike ka arritur dhe se kush e drejton këtë vend...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Pena17/04/2021 21:53

Qeveria Rama eshte e keqe vetem per antishqiptaret
dhe llumin e ketij vendi , sikurse je ti , Xhuveli me shoke .
... mos kujto se te lexova , se s`dua te humbas kohe .

Pena17/04/2021 21:50

Qeveria Rama eshte i keq vetem per antishqiptaret
dhe llumin e ketij vendi , sikurse je ti , Xhuveli me shoke .
... mos kujto se te lexova , se s`dua te humbas kohe .

MANI,USA.16/04/2021 21:15

OUH, ASNJË RAST BASKËPUNIMI I TË SË MIRES ME TË KEQËN; AHIII, ASNJË ÇAST
DRASHKFUNTIMI I TË DËLIRËS MË TË DREQËN! ME DREQ DHE BIRIN E TË DREQIT;
ME TË KEQ TEK NXIRI MË TË KEQIT! OUUUH, ME TREGTARIN, ME VDEKTARIN, TEK
BENË TREGTI, SHTEK NXENË KËRRDI, GËRRDI; AHIII, ME GJAK DHE PRAG SHQIPTA-
RISË; ËËËH, ME ASHTA DHE RRASHTA QË SHKRIPKAVRRISË;O, NGA KËTA KANIBALË,
MË HATA KATASTROFALË; GJAK MBI GJAK, PRAG MBI PRAG; SHTRESA EGRI SHPRE-
SA; SHKREPSA N'VRI BESA; DUKE TENTUAR, KUKE RËNDUAR; PËR PASTRIME ETIKE;
PËR KASTRIME ÇTENIKE; PËR LIKUJDIME, NGRI KUJTIME; VARROSJE PËR SËGJALLI;
EDHE ÇFARROSJE QË NA KALLI; NGA SHTRIGA SI MONSTRUME E RIZGJUAR OH,NGA
VARRI; SHI, KONSTRUME RISHTRUAR NGA ZJARRI; GJËRSA SHPËRTHEN SI VULLKAN,
PËRSA MBËRTHEN TI KULLGJAN; BASHKA, DASHKA; GODITË EDHE RRUFEJA MU NGA
QIELLI; QË TRONDITË KRUKREJA NGA DIELLI; PËR RIGJALLËRIMIN, RISTRALLËRIMIN,
PËR RIBASHKIMIN, RIATDHESIMIN; OUUU, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIA,
HEEEJ,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA;OREEE, MBARE SHQIPTARIA! MANI,USA.

Shto koment

Denonco