Vjedhja e të dhënave personale si ndezje e një konflikti social nga Rama-Veliaj

Vjedhja e të dhënave personale si ndezje e një konflikti social nga Rama-Veliaj

Nga Vehap Kola - 15/04/2021

Vjedhja e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve në qarkun e Tiranës nga dyshja Rama-Veliaj është marrë disi me sportivitet në median sociale. Natyrisht, ajo ka dimension e saj komik të Rilindjes që i është kthyer fuqishëm vesit të vjetër që trashëgon nga sigurimi i shtetit: spiunimit të miliona qytetarëve dhe skedimit të informacioneve të hollësishme rreth tyre. Përtej komedicitetit të spiunimit, rrjedhja e këtij skandali ka krijuar kushtet për një konflikt social.

Shumë shqiptarë janë irrituar nga fakti që Rilindja ka mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhënat personale dhe i ka përdorur e po i përdor për qëllime të fushatës së saj elektorale. Për shembull, një ndër të dhënat më delikate që është vjedhur dhe përdorur nga Partia Socialiste është numri personal që ka secili prej nesh në letërnjoftimin apo pasaportën e tij. Sado që mund të fshihet pas justifikimit se kjo e dhënë e qytetarit ekziston në disa databaza, si ajo e vendit të punës, bankës ku kemi llogari bankare, sërish ajo mbetet një skandal i përmasave të paimagjinueshme deri sot.

Numri personal dhe numri i telefonit janë të dhëna shumë të rëndësishme sot. Një kombinim i numrit personal dhe aksesit në telefonin e qytetarit i jep mundësi çdo përdoruesi të rëndomtë të databazës së Partisë Socialiste të përdorë kartën tuaj të kreditit, të kryejë veprime në llogarinë tuaj bankare, etj. Prandaj, një ndër hetimet e para që duhej të kishte ndërmarrë SPAK është lidhja ndërmjet përdorimit të kësaj databaze dhe rasteve të shumta të mashtrimit financiar përmes krimit kibernetik. Por, siç u shpreh edhe ambasadorja amerikane, SPAK nuk e ka këtë kurajo.

Dhënia e aksesit në të dhënat private të shqiptarëve një ushtrie militantësh që punojnë në zyrat elektorale të Partisë Socialiste është një akt jo vetëm i paligjshëm, por edhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj depozitave dhe të ardhurave të qytetarëve. Me numrin personal është e mundur të kryhen veprime edhe në e-Albania, veprime që mund të kenë pasoja ligjore për qytetarët në emër të të cilëve mund të bëhen këto akte.

Për pasojë është e pritshme që qytetarët shqiptarë të reagojnë në mënyrë të ashpër ndaj individëve që figurojnë si patronazhistë, apo monitorues të tyre. Në pothuajse të gjitha rastet, këto patronazhistë nuk janë njerëz të njohur apo miqësorë me qytetarët që ata monitorojnë. Aksesi i tyre tek numri personal, numri i telefonit apo vendi i punës, që me pak teknologji bazike u jep atyre akses në kontot apo pronat e individëve mund të nxisë një konflikt shoqëror të përmasave që do të kishte nxitur publikimi i listës së bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në vitin 1991.

Duke luajtur në mënyrë kaq të paskrupullt, Rilindja ka ndezur një zjarr përçarjeje dhe konflikti që mund të ketë pasoja të pallogaritshme në vitet e ardhshme. Kësisoj, Rama-Veliaj tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë për pushtetin e tyre dhe sa të lehtë e kanë të ndërsejnë shoqërinë në një shteg të tillë armiqësie. Ky veprim na tregon se për ta, Shqipëria është një pasuri që ose e kanë ata ose nuk e gëzon askush tjetër pas tyre. Me dy fjalë, Shqipëria është për ta “pas meje u bëftë qameti”.

Rastet e para të konflikteve ndërmjet qytetarëve dhe atyre që figurojnë si patronazhistë në databazën Rama-Veliaj për Tiranën vetëm kanë filluar. Gjithkush tashmë njeh raste qytetarësh që kanë kontaktuar me patronazhistët socialistë për t’u kërkuar llogari. Ndërkohë, të gjithë ata që e kanë identifikuar emrin e monitoruesit të tyre në Partinë Socialiste i identifikojnë ata me një kërkim të thjeshtë në rrjetet sociale. Si pasojë, paligjshmëria dhe skandali i vjedhjes së të dhënave personale ka rrezik të vijohet me një turbullirë shoqërore, për të cilën Rama-Veliaj me siguri nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.16/04/2021 07:00

ËH, PREJ DIKTATURË NË DIKTATURË; VREJ FRIKASKURRË ZËR FRIKA SKURRË,OH!
HË; NJË MËSUES I POPULLIT, PATRIOT DHE VEPRIMTAR DRENICAR, QË NË KOHËN
ISH DIKTATURËS KOMUNISTE,NDIQEJ DHE TORRTURROHEJ SI ÇDO INTELEKTUAL
SHQIPTARË,MU NGA KRIMINELI GJAKPIRËS KUNDËRA SHQIPTARËVE ALEKSANDËR
RANKOVIÇ,QË TENTONIN, KËRKONIN,TË NA MËRGONIN QË NA TERRORIZONIN PËR
TË NA LIKUIDUAR DHE EMIGURUAR, PASTRIM ETNIK NDAJ MBARË SHQIPTARISË,MU NGA TROJET TONA SHEKULLORE; NDAJ, AI MËSUES IK DHE SHKON N'SHQIPËRI, PO
DHE N'SHQIPËRI NËNSHTROHEJ DHUNË, BURGOSJE; DHE TANI MBETI AS SHQIPËRI,
AS KOSOVË; KU NË DRENICË, KOSOVË I KISHIN MBETUR NËNA ELFIE,QË MUMDOHEJ
BASHKË ME RENË TI I RRITI DHE TË I NGRITI,TRE NIPAT E VEGJËL; QE, PAS NJË KOHË
TË GJATË MEMXI IA DHENË VIZËN QË TA VIZITOJË DJALIN NË SHQIPËRI; DHE, NËNA O
KUR E VREN VARËFËRINË EKSTREMË DHE VUAJTEJET E DJALIT,AJO PO E PYET PËR
ATË JETË MIZORE DHE VARËFËRI EKSTREMË, DJALI I FRIGUAR NGA SGURIMI O,PËR
BURGOSJE A TORRTURRA NGA DIKTATURRA,NËNËS PO IA TËRHEQ VREJTJEN O, PA
I KTHYER KURFARË PËRGJEGJJE: OOOJ NËNË; SHUAJ SE KËTU NË SHQIPËRI EDHE
SHTËPIA KA VESH, EDHE MURET KANË VESH, EDHE TROLLI KA SY E VESH, OUH,DHE
PINJOLLI IA MËSY DHE,TË NDESH?!" ATËHERË NËNA E NERVOZUAR PO PËRGJEGJEJ:
"OUUU, BIRI IM; PO TY NUK TË KA LIND SHQIPËRIA, POR TË KA LIND VET NENA ELFIA!"
MANI,USA.

Gj 15/04/2021 13:34

Te dy duhet me i fut ne burg ,Rama dhe lali zdromsi per te dhenat tona personale ,burg

Shto koment

Denonco