Çfarë fsheh realisht shpikja e Edi Ramës për ‘punën dhe gjumin’

Çfarë fsheh realisht shpikja e Edi Ramës për ‘punën dhe gjumin’

Nga Enton Palushi - 14/04/2021

Denis Hacquin nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të përfundonte në portalet e Belgjikës dhe Shqipërisë. Gjithçka nisi kur belgu nuk e gjeti biçikletën e tij të parkuar. Nga Brukseli ai mundi ta lokalizonte dyrrotakun e shtrenjtë në një fshat të Fierit në Shqipëri. Denisi bëri atë që do bënte çdo qytetar normal: kërkoi ndihmën e policisë shqiptare. Por pasi biçikleta nuk po kthehej, ai iu drejtua për ndihmë komentuesve shqiptarë në një rrjet social të njohur. Njëri prej tyre, me një anglishte të qartë, i dha zgjidhjen perfekte. I tha se duhej t’i shkruante kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pasi “ai merret me këto punët e vogla, që e bëjnë të ndjehet i rëndësishëm”. Sipas komentuesit shqiptar, Rama merret më shumë më mikro-menaxhim, ndaj do e ndihmonte. Dhe ashtu ndodhi. Denisi i shkroi Ramës, biçikleta u gjet dhe lajmi përfundoi nëpër gazeta.

Pavarësisht interpretimeve në opinionin publik shqiptar dhe belg, ai komentues shqiptar me ato pak rreshta kishte arritur të prekte atë që është thelbi i mënyrës se si qeveris Edi Rama: Duke u marrë vetëm me mikro-menaxhim dhe duke dështuar në mënyrë spektakolare me makro-menaxhim.

Sot problemi më i madh i fushatës së Edi Ramës pas 8 vitesh në kryeministri, dhe mbi dy dekada në pushtet, është mungesa e një bilanci makro. Ai nuk një projekt të vetëm, një reformë të rëndësishme, një arritje të madhe, me të cilën mund të dalë përpara votuesve. Në këto kushte e mbingarkon opinionin publik me mikro-menaxhime, duke u postuar nga dhjetë herë foto nga një kopsht në Vorë, nga 20 herë foto nga një rrugë 2 km që nuk do mbarojë kurrë, nga 30 herë foto të një ure në Paskuqan, etj, me shpresën se kështu njerëzit do mendojnë se po punon dhe nuk po fle gjumë.

Por drejtuesi i lartë i një vendi nuk është votuar për të bërë mikro-punët, për të cilat nuk do ndjehej krenar as një kryetar komune. Ai është në atë post për shkak se mendohet se ka një vizion, ka një program, ka një projekt dhe kujdeset që ato të vihen në jetë nga njerëzit e tjerë, nga ushtria e atyre që mbahen me paratë e taksapaguesve. Kulmi i këtij mikro-menaxhimi ishte dalja e përjavshme me disa hallexhinj në krah, të cilëve ua kishte nxirë jetën administrata e tij e korruptuar dhe e babëzitur. Pastaj ndërhynte kryeministri si shpëtimtar dhe ua zgjidhte problemin fakirave. E gjitha për të krijuar idenë se hallet i krijojnë të tjerët, kurse ai në majë nuk di gjë. E vërteta është e kundërta: hallet e një vendi lindin për shkak të atij në majë. A mund ta imagjinoni për shembull kancelaren Merkel duke dalë publikisht e shqetësuar se njërit i ka humbur gomari në Lajpcig? Apo presidentin Makron duke u kujdesur që të zgjidhet çështja e një pensionisti në Marsejë?

Nëse doni të shihni dështimin me makro-menaxhimin, shihni se si ka dështuar plotësisht me projektin më të madh të shqiptarëve, atë të integrimit evropian. Teza e lodhjes nga zgjerimi edhe mund të ngjisë, por Bashkimi Europian ka lindur i lodhur nga zgjerimi. Nëse reformat do të ishin realizuar dhe Shqipëria do të kishte bërë ndonjë përparim rrënjësor në arsim, shëndetësi, ekonomi, rend, siguri, infrastrukturë, në liritë dhe të drejtat e njeriut, e sigurt është që integrimi do ecte përpara.

Kjo e mikro-menaxhimit nuk është një histori e Ramës kryeministër. Ajo ka nisur që kur u bë kryebashkiak dhe shpiku një mikro-menaxhim si lyerja e pallateve për të mbajtur gjallë një retorikë makro që vazhdon deri sot. E vërteta është se Tirana vijon të zhvillohet në mënyrën më të shëmtuar dhe më kaotike të mundshme, pa asnjë vizion makro.

Por mos u gënjeni se ka vetëm gjëra mikro në qeverisjen e Ramës. Krimi, korrupsioni, pastrimi i parave dhe aferat kanë qenë gjithmonë në nivel makro. Kurrë më parë nuk ka njohur Shqipëria një nivel të tillë abuzimesh. Kurrë më parë nuk kanë shëtitur përpara syve dhe veshëve të shqiptarëve afera me dhjetëra e qindra miliona euro. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i shtrenjtë korrupsioni dhe krimi.

*

Filozofi i njohur, Soren Kierkegaard thotë se në mesin e të gjitha gjërave qesharake në këtë botë, më qesharakët janë ata që bëjnë sikur janë të zënë me punë. Sipas tij, kjo i pengon ata që të merren me panoramën e plotë.

Kierkegaard nuk e ka njohur Edi Ramën, por e sigurt është se do mendonte se është më qesharaku që ka njohur. Një njeri që e shet për punë edhe faktin që rri gjithë ditën duke folur në TV dhe duke u zënë me komentuesit në FB. Do mbetet epik debati i tij me një komentues, i cili në fund i tha Ramës se do largohej se ka punë për të bërë. Më thjesht se kaq nuk mund të kuptohet e gjithë propaganda bajate e ‘punës dhe e gjumit’.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Poture kaka14/04/2021 20:54

Ky poturexhiu yne, here eshte si Don Kishoti qe lufton me armikun e padukshem, here si Zhvejku e me shume si Haxhi Qamili me brekushe....thjesht nje nga njerezit me te neveritshem qe tremb edhe televizorin kur del ne ekran...

qytetar14/04/2021 20:11

Me thënë të drejtën duke lexuar këtë shkrim, veç makro e mikro menaxhimeve allasoj të Raës, më shkoi mëndje tek diçka tjetër..
Personi që i ka rekomanduar belgut që për të gjeur biçikletën e vjedhur në Fier, duhet të tnjoftojë Ramën pasi ai e gjen menjëherë, ka pasur parasysh di@ka tjetër.
Dihet se Rama nëpërmjet edhe shumë Taove që ka të lidhur me botën e krimit, i ka mjaftuar që ti bëjë vetëm një telefonatë ndonjë bosi të krimit në Fier, kandidat për deputet me urdhërin e prerë :
Mbrenda ditës ta gjesh ate biçikletë se të nxora nga lista.

Shto koment

Denonco