Pse ambasadorja Kim nuk është keqkuptuar, por…

Pse ambasadorja Kim nuk është keqkuptuar, por…

Nga Artur Zheji - 14/04/2021

Fjalët që tha, gjërazi dhe në një sintaksë perfekte, ambasadorja simpatike Kim, shkaktuan një tërmet të nëndheshëm, te Shumica që aktualisht na qeveris.

Sepse ata, “Shumica” e sotme e përkohshme, kur zbresin në popull dhe “off record” u thonë njerëzve se: “Amerikanët janë me ne! Prandaj ne do fitojmë, sepse nuk pyesin ata për ndonjë të inkriminuar aty- këtu, janë pragmatistë ata!"

U vendos kështu në lëvizje një makineri e madhe influencash, qarjesh dhe ankesash, një makineri psherëtimash dhe ulërimash të mbytura protestash, sidomos se përse, zonja Kim, vendosi në ligjëratë të drejtë “nevojën për ndryshim…”.

Në të vërtetë, pavarësisht nga komentet e mëpastajme, Kim ishte e qartë dhe formuloi një sintaksë mendimi, të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë të shkollës anglo-saksone të komunikimit.

“Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti.”

Një e folur e pakeqkuptueshme! Pa fjongo dhe pa ngjyrime të tepërta, si përdorim shpesh ne këndej, sipas kodit “bizantin” të komunikimit: “domethënë të thënit e një gjëje krejt tjetër nga ajo që mendoj…”

Ja kështu pra, kësaj Shumice të përkohëshme, iu rrëzua edhe “miti” që paskan “mbështetjen e pakushtëzuar” amerikane…

Sepse, siç më thosh shpesh e lumnueshmja Gjyshja jeme: “Çdo gja këputet për së holli, zullumi, këputet për së trashi…”

Flm zonja Kim!

Kush ka veshë dëgjon, kush ka sy shikon!

Thanks a lot!

360grade.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari14/04/2021 23:40

Krarastp! Une te konsideroj burre me mend. Ndaj te rekomandoj ta studiosh mire ate cka thote Zotni Zheji. Nuk eshte palo analist si shumica e atyre qe e mbajne vehten per te tille. Nuk e di a ke njohuri per prejardhjen e Zotni Zhejit? Nese jo duhet te interesohesh te mesosh ku i ka rrenjet. Une personalisht kur lexoj shkrime te njerezve te ditur, te lexuar mendohem mire para se te kundershtoj ose te sugjeroj.

krasasi tp14/04/2021 18:43

Ky është leximi yt në 180 gradë. Ambasadorja Kim flet për nevojën për ndryshim dhe i inkurajon qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e votës dhe të 'qëllojnë' në shënjë. Ne jemi një vënd i vogël dhe të gjithë mund të 'qëllojmë' shënjë, pasi njohim në kuminitetet tona prijësit që të çojnë drejt ndryshimit nga ata të rrejtshmit.Ndryshimi në retorikën e Znj.Kim nuk ka lidhje me slloganet e partive dhe koalicioneve. Ajo që proklamon Ti, është një përpjekje për ta paraqit Znj.Kim si antare të shtabit opozitar dhe si një ndërhyrje në zgjedhje.

Maloku14/04/2021 18:21

Vota ne duart e komunisteve vlleho toske. Po deshen ata ndryshon. Geget patriote qe luftuan me shekuj e sollen demokracine kane ikur. Na vjen keq. Shihni e beni.

tirana14/04/2021 14:52

Edhe une Zheji te falenderoj , si nje ish çun i rruges se durresit .
Me ne fund edhe ti si nje analist i kahershem dhe me peshe te larte specifike ne median televizive te tranzicionit politik shqiptar , duket se pas shume Lekundjesh te thella mbi dhe nentokesore , po kthehesh edhe pse me shume vonese ne rrugen e Shqiperise drejt Perendimit .....?????!!!!!!

Shto koment

Denonco