Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pavarësisht marifeteve, Rama do të jetë humbësi i madh!

Pavarësisht marifeteve, Rama do të jetë humbësi i madh!

Nga Kastriot Islami - 12/04/2021

Procesi elektoral ka nisur me një defekt shumë të madh, më të madhin në historinë e 30 vjetëve demokraci, prishjen e njëanshme nga Rama të marrëveshjes së 5 qershorit, e cila kishte për synim, jo thjesht amendimin e kodit zgjedhor, por mbi të gjitha ndërtimin e besimit mes palëve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Që nga ky moment, edhe sikur gjithçka tjetër të ishte perfekte, zgjedhjet e lira e të ndershme do të ishin të pamundura sepse në themel të zgjedhjeve të lira e të ndershme është besimi reciprok dhe vullneti i mirë mes palëve...

Marrëveshja e 5 qershorit u arrit pas një presioni ndërkombëtar, që e detyroi opozitën të ndërronte qasje: të futet në zgjedhje të lira e të ndershme, të garantuara përmes ndryshimeve kushtetuese e ligjore, gjithëpërfshirëse e konsensuale përmes Këshillit Politik.

Me këtë qasje u arrit marrëveshja e 5 qershorit në rezidencën e ambasadores amerikane, me prezencën e ambasadorit të BE e të ambasadorit britanik dhe vëzhgimin e ambasadorit gjerman.

Rama në mënyrë diabolike e zullumqare, vazhdoi të provokonte opozitën, duke e prishur marrëveshjen e 5 qershorit përmes ndryshimeve të njëanshme kushtetuese e ligjore me idenë e tij perverse se kështu do të mund të provokonte përsëri opozitën të largohej nga procesi elektoral dhe zgjedhjet...

Opozita s’ra në këtë kurth...Dhe kështu në pamundësi për të arritur te zgjedhjet e lira e të ndershme, opozita u organizua për fitimin me çdo mënyrë të zgjedhjeve të dëmtuara rëndë nga marifetet e manipulimet e Ramës...

Prishja e njëanshme nga Rama e marrëveshjes së 5 qershorit krijoi perceptimin te shumë votues idealistë se zgjedhjet nuk do të mund të jenë të lira e të ndershme. Opozita e ndodhur përballë këtij situate, për të mos rënë në kurthin e Ramës, vendosi të futet në zgjedhje dhe të përballet me Ramën dhe të gjithë marifetet e tij.

Në vijim të 5 qershorit, jo vetëm nuk ka pasur asnjë reflektim nga ana e Ramës që e prishi marrëveshjen, por as reagim adekuat nga ana e atyre që e ngjizën dhe monitoruan atë. Madje Rama vijoi me një perversitet ekstrem përpjekjet për të hedhur në erë zgjedhjet e lira e të ndershme me shpresën e vetme se kjo do të ishte rruga për të përmbysur rezultatin e pritshmërinë e madhe popullore për ndryshim..

Nuk ka më asnjë dyshim se ‘Rama, në krye të qeverisë, s’ka as vullnet dhe as dëshirë të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme...’. Dhe kjo s’ka përse të çudisë ndokënd. Thënë qartas e shkoqur, me siguri, në 25 prill s’do të mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme...

Kjo është e vërteta e hidhur që duhet pranuar e përballuar me kurajo e dinjitet nga opozita por veçanërisht nga qytetarët në mbrojtje me çdo mënyrë të demokracisë...

 Të gjithë përpjekjet e Ramës për përmbysjen e rezultatit zgjedhor, dhe shumë provokime të tjera të bëra prej tij për të nxjerrë jasht sistemit opozitën, janë shpërfillur nga lidershipi opozitar i cili mori vendimin historik: opozita të futet në zgjedhje e do ti fitojë ato.

Pavarësisht marifeteve të tij, opozita do ta mundë thellë Ramën e sektin e tij me gjithçka ka bërë e bën, përfshi edhe marifetet për të prishur zgjedhjet e lira e të ndershme dhe përmbysur rezultatin zgjedhor apo provokimet për ta detyruar opozitën të largohet nga zgjedhjet...

Nëse Rama do të manipulonte zgjedhjet aq sa të hidhte në erë pritshmërinë e shumicës së shqiptarëve, opozita është përgatitur që manipuluesit e zgjedhjeve të kapen mat, dhe qytetarët për të mos e lejuar..Nëse Ramës i shkon mëndja të përdorë dhunën policore e ushtarake atëherë vendi mund të futej në një spirale me pasoja të paparashikueshme...

Është e qartë për shumicën e shqiptarëve por edhe për Ramën, se opozita do ti fitonte me rezultat të thellë nëse zgjedhje do të ishin të lira e të ndershme. Nëse Rama do të shkatërrojë zgjedhjet e lira e të ndershme, fitorja e opozitës do të jetë edhe më e madhe.

Shumica dërmuese e qytetarëve janë të angazhuar për fitore të thellë, dhe të damkosin Ramën jo vetëm si humbës i madh por edhe si shkatërrimtari i zgjedhjeve të lira e të ndershme...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gladiator.14/04/2021 03:02

Ky bandit eshte i pa parashikueshem. Do perdori çdo intrige e maskarallek,vetem te mos ta dorezoj pushtetin. Keto zgjedhje jane teper te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise.

MANI,USA.14/04/2021 01:41

HEU, PAVARËSISHT MARIFETEVË, KRYEQEVRITARI DO TË JETË HUMBËSI I MADH!
EU, TRAVARËZISHT TAGRITRETVË, FRYENEVERITARI O,VETË SHKRUMBËSI GARDH!
OUUU, QE TANI SISTEMIN DEMOKRATIK POPULLI NUK DO HANTE BARI EDHE DUSHK;
AHIII, TEK QANI N'KRIZEMIN DEMONKRATIK RROKULLI TUK DO LANTE ZARI KRUSHK!
SIÇ KA THENË ISH PRESIDENTI USA BUSHI DY: ÇKA ËSHTË MJAFT, MJAFT ËSHTË! KA
ARRITË KOHA, KA MBRRITË ORA, PËR RIKTHIMIN DHE RIHIMNIN, PËR RIBASHKIMIN E
RITRASHËGIMIN; PËR RIATDHESIMIN DHE RIPAVARËSIMIN OUUU, T'MBARË TROJEVË
SHQIPTARISË; SI DHE, T'MBARË DIASPORES MBARË SHQIPTARE, MBARË KOMBËTARE
QË TA RINGRISIM EDHE TA RISHNDRISIM,PASURINË OUUH, DASHURINË E UNIONIT AH,
UNIT TONIT TË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRISË; OUUUH, PALLAZGO ILIRO
MBARË SHQIPTARISË; HEJ,MBARË SHQIPTARISË! T'FALA REFUGJAT LUFTË MANI,USA.

Shqiptari13/04/2021 13:01

KE SHUMË TË DREJTË I NDERUAR PROFESOR ISLAMI!
POR KËTO 8 VITE SUNDIM NGA REGJIMI I SATRAPIT TË SURRELIT, JO VETË QË SHTETI KA RËNË NË DUART E KRIMIT, POR ËSHTË PRIVATIZUAR NGA KRYEKRIMINELI I SURRELIT! KA MBETUR VETË SHPALLJA E SHQIPËRISË SULLTANAT OSE PASHALLËK VASAL I TURQISË. VETËM NJË GJË TË MIRË KA BËRË ERDOGAN PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, QË NUK KA PRANUAR KËRKESËN PËR AZIL POLITIK TË EDVIN KRISTAQ RAMËS! ERDOGAN PRANON QË DIKUSH T'I LËPIHET, T'I PUTHË DORËN DHE T'I PËRULET SI NJË KONE BESNIKE, POR NUK PRANON KURRË QË TË MBROJË NJË KRIMINEL TË VENDIT TË VET DHE TË POPULLIT TË VET!
SADO QË TË PËRDORË SKEMA, KOMPLOTE DHE MARIFETE TË POSHTRA DHE MAFIOZE, ORËT E SATRAPIT MIZOR TË SURRELIT PO MBAROJNË!!! ORA E NDËSHKIMIT TË MADH PO VJEN!

thuja12/04/2021 17:58

Ai o Kaç as edhe humbes i madh nuk e merton te jet ; humbes dhe kaq! Tradhetar e hejdut me shume!

Skrapari12/04/2021 17:37

Kete here Edvini nuk do te gjeje vrime ku te futet. Jo polici, jo ushtri por askush nuk i ben dot derman. Vetem Linda mund tja zgjidhe hallin...

Askushi12/04/2021 15:45

Rama rrugaci, meriton plumin ballit....

Shto koment

Denonco