Drejt Amerikës apo drejt Kinës?

Drejt Amerikës apo drejt Kinës?

Nga Erion Dasho - 12/04/2021

Dje ishte një ditë interesante. Drejtuesit e dy qendrave prestigjioze të kontrollit të sëmundjeve (CDC e Amerikës dhe e Kinës) komentuan rreth vaksinave.

Z. Gao Fu, drejtori i qendrës kineze pranoi se vaksinat kineze ofronin një mbrojtje të ulët ndaj virusit. Më tej, Z. Gao Fu bëri një lloj apologjie për hijen e dyshimit që kishte hedhur në dhjetor për vaksinat me ARN.

Ndërkohë, Zj. Rochelle Walensky, drejtore e qendrës amerikane, ndau për herë të parë me publikun të dhënat nga aplikimi i vaksinave Prifzer dhe Moderna. Praktika tashmë tregon se këto vaksina jo vetëm që ofrojnë mbrojtje, por edhe janë treguar të efektshme në parandalimin e infeksioneve, pra në krijimin e imunitetit të grupit.

Tashmë bëhen edhe më relevante dy pyetjet që i janë drejtuar prej kohësh Boratit, ministrisë dhe komitetit të boratëve, për të cilat publiku nuk ka marrë ende përgjigje:

1. A ka refuzuar ministria e shëndetësisë blerjen e vaksinave Moderna dhe Pfizer para se të kontraktonte CoronaVac?

2. Sa është çmimi që është duke u paguar për blerjen e vaksinës CoronaVac?
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.12/04/2021 21:47

HEU, DREJT AMERIKËS APO DREJT KINËS! EU, KREJT AMERIKËS A,KREJT SHKIMËS!
TANI VEÇ PUBLIKISHT U PUBLIKUAR;EFEKTI I VAKSINAVE KINEZE PËR KORONA VIRUS
ËSHTË SHUMË I VOGËL; MOS QOFTË EDHE SHUMË I DËMSHËM,Q'SHKAKTON VDEKJE
TË SËMUNDIT NGA EPDEMIA KORONA VIRUSI 19; PO, SIÇ DIHEJ,O NJIHEJ; VIRUSI MË
VDEKJEPRUËS,EDHE KA DALË NGA LABORATORI KINEZË; A,ËSHTË PAHIRI;A, ME QE-
LIME TË CAKTUARA;PËR ÇFARROSJEN OH,VARROSJEN,E MILIONA JETË NJERËZORE;
DHE, KJO LENË PËR TË DËSHIRUAR DHE,MOS ME BESUAR,ASNJË TROHË PRODHIME
KINEZË; SI HORDHIVE KRIMEZE;AUUH, SA KATASTROFALË,PO AQ KANIBALË;SI BISHA
GJAK O MISH NGRËNËSE; AHIII, PRAG O TRISH, ISH, TRENDËSE; KOBE KOBËTARE AH,
PËR KOMBE KOMBËTARE;MBARË BOTËRORE, MBARË NJERËZORE!! T'FALA MANI,USA.

Shto koment

Denonco