Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vdekjes nuk i ikim dot, turpit po...

Vdekjes nuk i ikim dot, turpit po...

Nga Dom Gjergj Meta - 11/04/2021

Enver Hoxha e dominoi skenën e jetës shqiptare për rreth 40 vjet, deri në vdekjen e tij më 11 prill 1985. Ai deshi ta marrë krejt lavdinë për veten e tij, duke dashur të ndërtojë një epokë të re, një Shqipëri të re, që mendoi se mund ta bënte vetëm ai, duke përdorur përderi edhe shokët e vet të "idealit" për lavdinë e tij personale.

Etja e tij për pushtet dhe lavdi, bëri që ai të rrethohej nga njerëz që nuk e kritikonin asnjëherë, që nuk ia bënin kurrë fjalën dysh, që rreshtoheshin para tij kokulur duke zbatuar çdo urdhër dhe duke pranuar çdo poshtërim të tij. Sapo ndonjëri prej shokëve të tij "të idealit", hynte sadopak në kthetrat e ambicies së tij apo bëhej pre e paranojës së tij, ai e eliminonte menjëherë.

Të tjerët? Për të ishin të paaftë, komplotistë, sabotatorë, me një fjalë armiq të zhvillimit dhe të përparimit të Shqipërisë. Prandaj, ngriti një makineri denigrimi, fyerjeje, përçmimi, talljeje, shpalljeje armiku ndaj të gjithë atyre që pengonin ngjitjen dhe qëndrimin e tij në majat e pushtetit, duke arritur deri në burgim dhe eliminim fizik të tyre. Zërin kritik e heshti, ndërsa turmat i amortizoi, i manipuloi e i bëri të mendonin se pa të, Shqipëria do të mbaronte, se ai ishte "Mesia", shpëtimtari i kombit.

Nga sivëllai i tij rus, Stalini, mori metodat më të këqija, u mundua ta imitojë dhe e imitoi atë keq e dhunshëm, si një diktator i pashpirt.

E megjithatë, kosa e vdekjes një ditë vjen për të gjithë dhe historia gjykon. Vdekjes nuk mund t'i ikë asnjëri, turpit po. Historia jonë e vuri Enver Hoxhën përfundimisht në anën e armiqve të njerëzimit, në anën që i rezervohet diktatorëve dhe shtypësve të popujve. Ai nuk ishte në anën e duhur të historisë, sepse ishte kundër popullit të vet dhe i shërbeu vetëm lavdisë së tij personale.

Na la popullin më të varfër në Europë, me mendësinë më retrogarde, me një konfliktualitet urryes për njëri-tjetrin, gjëra që po vazhdojmë t'i vuajmë ende sot, edhe pse tanimë nuk jemi të justifikuar që nuk po i japim historisë sonë si popull një drejtim tjetër, atë europian!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.12/04/2021 08:40

HEU, DIKTATURA NGA DIKTATORI; EU, FRIKASKURRA MËSA FRIKAHORRI; OUUUH MOR
UNË DHE VETËM UNË; E, KËRKUSH TJETËR; DHUNË DHE VETËM DHUNË, O, HARBUSH
I VJTËR; JAM SI MESIA,GJËJA SHPËTIMTAR I MBARË SHQIPËRISË; KAM SHI MËRRËZIA,
DËSHMITAR I FARË SHTIPKARIZË! NUK KA MENDIM NDRYSHE; TUK KA TENTIM DYSHE!
PËR NJË FJALË GOJE,TORTURRA, BURGOSJE; VRER VRITËVALË PLOJE,HORRKURRA,
IZOLIME,NGA KATËR ANËT E BOTËS; KRIZOKRIME,NGA VATËR NGRANE TËRRSQOTËS;
-NJË SHQIPTAR I BURGOSUR POLITIK,IK NGA BURGU I NISHIT,DHE KËMBË ME QINDRA
KILOMETRA,POR PRAP BURGOSET NË SHQIPËRI,SGURIMI N'BASHKËPUNIM ME UDB
DHE,TORTUROHEJ EDHE MË ZI SESA NGA UDB-A RUSO SERBO JUGUSLLAVË;AFRO 30
VITE BURG,LIROHEJ DHE,NJË KOLEG I TIJ,I BURGOSUR POLITIK,PO E PYET:-O TI,A KE
SHTËPI A FAMILJE A FËMIJË!" PËRGJEGJJA: HEJ TI,E DIN SE A ËSHTË E MUNDUR,ME I
PËRJETUAR MBI 30 VITE BURGOSJE DHE,TORRTURRA NGA DIKTATURRA STALINIANE
RUSO SERBO JUGOSLLAVE EDHE,DIKTATURA ENEVRIANE;FERR TERRORIZIME POLIT-
IKE, FAT ËSHTË QË KAM SHPETURA I GJALLË,SE SA PËR FAMILJE,A FËMIJË,A SHTEPI;
AS QE ËSHTË E MUNDUR,MORE MIKU IM I DASHUR; KEMI MBETUR;AS I GJALLË O, AS
I VDEKUR; QAS SI PËRRALË ËH,QAS I TRETUR; OUUUH, I MEKUR!!.TË FALA MANI,USA.

Skrapari11/04/2021 23:20

Kete po ben edhe pisi ndyresira qe bie ere te qelbur me emrin Edvin Taq Sumqiri me ate kategori njerezish qe ende nuk dine pse jetojne. Fatkeqesisht por e vertete Ndaj pjesa vitale e kombit duhet te mare ne dore fatet e kombit me cdo cmim, deri ne sakrificen me sublime. Me te gjitha menyrat dhe mjetet e keqja me emrin ridhjerje duhet shkulur me rrenje qe te mos mund te mbije me.

Skrapari11/04/2021 23:20

Kete po ben edhe pisi ndyresira qe bie ere te qelbur me emrin Edvin Taq Sumqiri me ate kategori njerezish qe ende nuk dine pse jetojne. Fatkeqesisht por e vertete Ndaj pjesa vitale e kombit duhet te mare ne dore fatet e kombit me cdo cmim, deri ne sakrificen me sublime. Me te gjitha menyrat dhe mjetet e keqja me emrin ridhjerje duhet shkulur me rrenje qe te mos mund te mbije me.

Rrustem Shpal Jorgo11/04/2021 22:04

Tashti o padre, dom a cfare je ke detyrimin te na tregosh kur nuk kemi qene populli më të varfër në Europë (te lutem mos thuaj 1939-1943)

Shto koment

Denonco