Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi

Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi

Nga Armand Shkullaku - 08/04/2021

Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti ankesash nga punonjësit e Albkontroll, gjë që degjeneroi me mbylljen e të vetmit aeroport në vend, Edi Rama e serviri si një grusht shteti të organizuar nga Sali Berisha dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Në vend të negociatave normale, që duhej t’i kishin dhënë zgjidhje me kohë këtij problemi, të gjendur përballë faktit të kryer, kryeministri dhe veglat e tij me radhë, stisën historinë e puçit, të pengmarrjes, të thikave pas shpine dhe u përpoqën të mbulojnë një skandal keqmenaxhimi me forca ushtarake dhe arrestime.

Përtej populizmit që kërkon të nxisë urrejtjen duke afishuar rrogat e larta të një grupi kontrollorësh ajorë dhe përtej komplotit që Berisha dhe Meta paskëshin kurdisur nën hundën e të gjithpushtetshmit kryeministër, një pyetje e thjeshtë mund të bëhet gjithnjë: A do të kishte qenë e evitueshme kjo ngjarje nëse palët do të ishin ulur për të gjetur një kompromis?

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

Sigurisht që kjo ka qenë e mundur. Por arroganca nuk është më një simptomë vetëm e liderit, ajo është kthyer në sëmundje e të gjithë piramidës qeverisëse. Kush ngre zërin, ndëshkohet. Kush ka ankesa, përjashtohet. Kush nuk ul kokën, dënohet. Kjo ka ndodhur edhe me një pjesë të punonjësve të Albkontrollit, kur disa prej tyre, megjithë kërkesat e vazhdueshme për bisedime, u pushuan nga puna dhe të tjerët u kërcënuan se do të kishin të njëjtin fat.

Të mësuar me njerëz që nënshtrohen dhe ulin kokën për hir të bukës së përditshme që i madhi kryeministër “u fal”, ky i fundit dhe minstrja e tij u kapën të papërgatitur nga guximi i disa punonjësve të thjeshtë për t’i sfiduar ata.

Të habitur dhe të trembur se në këtë vend mund të ketë edhe njerëz të lirë që duan të luftojnë për të drejtat e tyre, Rama dhe shpura e tij sajuan planin e madh ogurzi të një grushti shteti që po kërcënon sigurinë kombëtare, po rrezikon forcat e Natos, po le popullin pa vaksina, të sëmurët pa spitale, të vdekurit pa varre… me qëllimin final destabilizimin e vendit në prag të zgjedhjeve.

Disproporcioni mes një rebelimi të një grushti punonjësish dhe reagimit si në gjendje lufte të qeverisë, është tipik i sjelljes së regjimeve kur dikush guxon t’i sfidojë ato. Regjimet nuk ulen në negociata, nuk pranojnë dialog. Ato njohin bindjen e verbër dhe nënshtrimin nga halli apo nga frika. Gjuha e Edi Ramës, e pabesueshme po ta imagjinoje 10 vite më parë, është shenja tipike e një regjimi që po i afrohet fundi. Historitë me grushte shteti, me presidenta e ish kryeministra që komplotojnë për të rrëzuar rendin demokratik, me armiq të brendshëm dhe aleatë të tyre në Kosovë, nuk janë të panjohura për veshët e shqiptarëve. Të thëna nga Edi Rama, po, janë disi befasuese në pamje të parë.

Por po të shohësh trajektoren e pushtetit të tij, nuk përbën asnjë çudi që ai do të mbërrinte edhe në këtë pikë. Sa më i madh pushteti, aq më i madh ankthi për humbjen e tij. Vetëm një gjendje haluçinante, paranoje dhe deliri, të njohura për liderë të këtij kallëpi, mund të çojë në çmenduri të tilla si grushti i shtetit dhe zbulimi i grupeve armiqësore që duan të rrëzojnë pushtetin e popullit. Duke arritur të shqiptojë diçka të tillë, Edi Rama përfundimisht na bën të fala.

Të gjithë atyre që janë të detyruar të përsërisin apo të mbrojnë lajthitjet e regjimit, por i kanë ende mendtë në kokë, mjafton t’u bësh një pyetje: A do të kishte dështuar ky komplot i madh sikur autoritetet zyrtare të ishin ulur me kohë në tryezë me punonjësit e Albkontrollit?

Të merresh me këta të fundit, pa hetuar shkaqet që i çuan në rebelim, do të thotë të refuzosh të kërkosh të vërtetën e plotë. Regjimet i mbulojnë këto të vërteta me balada si ato të grushtit të shtetit. Në fakt janë thjesht disa profesionistë që vepruan si njerëz të lirë. Liria e tyre, e detyroi kryeministrin europian, artist e sportist, të nxjerrë prangat. Vërtet ka prekur fundin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari09/04/2021 17:49

Bellindes se Ballukeve shume i ishin holluar buzet nga go... qe i ka bere Edvinit. Kjo pacavure kishte sy dhe faqe te akuzonte dhe Doktorin. Mbesa e Beqo Ballukut qe Enveri e ekzekutoi me flake hedhes dhe sot Beqo ziu nuk ka as var as nishan behet pjese organike e sektit ridhjerje. Kjo eshte e tmershme.

krasasi tp09/04/2021 16:02

'' Të meresh me këta të fundit, pa hetuar shkaqet që i çuan në rebelim, do të thotë të refuzosh të kërkosh të vërtetën e plotë''. Regjimet i mbulojnë këto të vërteta me balada si ato të grushtit të shtetit''.(A.SH). Për regjimet mendoj unë, 'ka babai biçak'. Shtypi si pushtet i katërt. Por nëse disa janë 'të detyruar të përsërisin apo të mbrojnë lajthitjet e regjimit', pyetja që lind është që Ju si gazetar ku e gjeni veten?. Nëse do ishit jashtë kazanit me siguri do pyesnit:
1. Pse në një vënd pllumbash mblidhen bashkë fëmijët e pushtetarëve të lartë?.
2. Pse rekrutimi i tyre nuk bëhet me konkurs me kritere të nevojshme?.
3. Pse harxhohen miliona nga buxheti i shtetit për shkollim e specializim, për fëmijët e prindërve me 'gjak blu', apo pushtetarëve nuk u mjaftojnë rrogat e larta, dietat dhe favore të tjera, bizneset familjare apo të lidhurve me ta, shpesh të dyshimta,
4. 500.000 euro për kurs anglishte, kur ka të mirëarsimuar me na dy-tre e më shumë gjuhë të huaja.
6. Këta 'superpatriotët' e duan atdheun kur marin llokmën e madhe dhe kur 'racioni' ju pakësohet, e lënë atdheun në hava?.
7. Këta 'superpatriotët' u frymëzuan nga krerët e opozitës, apo edhe nga të vetët, pasi gjykuan se anija socialiste po fuste uji?. Prokuroria duhet të thelloi hetimet, lidhur edhe me tenderat dhe parlamenti duhet të rishikoi ligjin mbi SHa.

Balo Bna08/04/2021 23:22

Grusht Shteti ishte... Por i Ramës me ministren qe ka qejf sek... !
Pinjollet e Rilindjes,qe pasurohen ne ate vend pellumbash,kryezagari Rama,analsja Balluku( gjyshi saj pat qene kruvar i thekur),vellai Turk ,italiani me emrin edhe k.. edhe bole...keta ishin autoret e Pucit...
Rama ka mbërdhirë me kohë...
Si në atë barzoletën italiane me ishullin e kanibalëve,bum bum deri ne fund!

MANI,USA.08/04/2021 21:51

HEU, REBELIMI I RINASIT DHE ANKTHI I NJË REGJMI! EU, TERRBËLIMI I TRINASIT DHE
DRANGTHI I ZIJË DERGJIMI!! NJË REGJIM I KALBUR NGA KORRUPCIONI; HIJE DERGJIM
I KAPUR NGA HORUKCIONI! GJËJA VETËM PSE TË VUJATUR NGA KORONA VIRUSI,OUH
PUNËTORËT DUHEJ MË SHUAJTUR QE TË DUROJNË URIE DHE,MOS TË KENË AS PËR
KAFSHORËN E GOJËS,PËR VEDI DHE FAMILJE; OUUU, PËR RENDIN TEK DIGJEN DHE,
TË NDIQEN,SI KANDILJE, DUKE U DJEGUR, DUKE U TRETUR,SI DRITË QIRI,SHI PRITË
HIRI,N'ATË FUND TUNELI, FATË TUND BURGELI; PSE KËRKOJNË PAGAT E VETA; O,TË
BURGOSËN DHE,TË TRUNGSOSËN;NË BURGJE DHE MURGJE; SEPSE QE PSE; PO NA
I KËRKOJNË TË ARDSHURAT E VETA MUJORE, TË ARDHURAT E SHKRETA DRUJHORE;
DHE,DUKE I ETIKETUAR SI KUNDËREVOLUCION; OUUUH, THUNDËRR REVOLUCION?!
MANI,USA.

Shto koment

Denonco