Vaksinat dhe Rindërtimi si angazhim i Lulzim Bashës!

Vaksinat dhe Rindërtimi si angazhim i Lulzim Bashës!

Nga Agron Gjekmarkaj - 08/04/2021

Prej kohësh Edi Rama i mbulon gënjeshtrat me gënjeshtra aq sa ka bërë një mal më të lartë se Everesti! Tani po thotë duke u çjerrë sa andej këtej se me ardhjen e PD në pushtet do ndërpritet vaksinimi dhe rindërtimi!

Edi Rama është e kaluara tashmë, ai i ka humbur zgjedhjet, por rri me shpresë se duke artikuluar marrëzi si kjo, ia zvogëlon vetes disfatën! Duhet të kujtojmë se vaksinat po i blen me paratë e shqiptarëve dhe jo me rrogën e tij! Po sjell vaksina kineze të pacertifikuara nga EMA, Agjencia Europiane e Barnave dhe është shumë i vonuar dhe i dështuar në këtë proces! Mjafton të kujtojmë propozimet konkrete të Lulzim Bashës që në fillim të pandemisë, një pjesë e të cilave u zbatuan keq nga qeveria, thirrjet e tij të vazhdueshme për të porositur vaksinat me kontrata transparente për të kuptuar qëndrimin!

Me ardhjen e Bashës në krye të punëve në Shqipëri do të vijnë më shumë vaksina perëndimore, procesi i vaksinimit do të jetë më efikas dhe i plotë!

Strategjia e tij si Kryeministër, dhe e Opozitës për daljen nga kriza është e qartë! Shkurt e drejt, vaksinimi do të vazhdojë, do të përfundojë me vaksina cilësore për të gjithë pa diskriminim social!

E njëjta histori me rindërtimin!

Sot megjithëse po bëhen gati dy vjet nga tërmeti ka ende shumë familje në çadra! Premtimet e Edi Ramës përfunduan në magazinën e gënjeshtrave të pafundme!

Ritmi i ngadaltë i ndërtimeve ka sjellë shumë vuajtje të banorët e pastrehë! Cilësia e ndërtimit po kaq lë për të dëshiruar! Duhet të kujtojmë se shtëpitë nuk po i ndërton Edi Rama me kursimet e veta, por me donacionet dhe kreditë që duhet t’i paguajmë një me një të dhëna nga BE dhe institucione të tjera ndërkombëtare!

Po ashtu në këtë pikë Lulzim Basha ka qenë i prerë dhe konkret! Rindërtimi do të përmbyllet nga qeveria e re si prioritet absolut! Shtëpitë me ligj do të jenë pronë e banorëve, të cilët mund t’i shesin ose t’i mbajnë sipas dëshirës! Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të hetojë të gjitha abuzimet për të marrë tenderat korruptivë të rindërtimit si dhe cilësinë e banesave sepse qytetarët duhet të respektohen në dinjitetin e jetës!

Kjo e Edi Ramës është e vetmja qeveri në botë, e cila përpiqet të përligjë ekzistencën e saj me dy fatkeqësi, kur vetë është shndërruar në fatkeqësinë më të madhe kombëtare në epokën e pluralizmit!

Gati tre dekada me Edi Ramën, janë shumë! Boll më! Koha për pension i erdhi!

Ka premtuar që do bëhet rrobaqepës pasi të ike, duke gjykuar nga shallvaret me të cilat mbulohet. Do dështojë edhe në atë profesion si në qeverisje, si me vaksinat apo rindërtimin! Fushata njerëzore e Lulzim Bashës po e vjetron edhe më gënjeshtarin kronik, hakërruesin dhe sharësin e përjetshëm!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco