Ëndrra e Ramës: Punëtorë kokulur e të pashkolluar nga Bangladeshi

Ëndrra e Ramës: Punëtorë kokulur e të pashkolluar nga Bangladeshi

Nga Kastriot Islami - 05/04/2021

Gjatë dy mandateve të para, 2013-2021, Rama i pasuroi më shumë të pasurit dhe varfëroi në ekstrem të varfrit duke shkatërruar klasën e mesme. Me të pasurit ose oligarkët sillet në këtë mënyrë sepse me shumë gjasa ndan paratë dhe pushtetin. Të varfrit “e bindur” i detyroi të nënshtrohen, kurse të varfrit “e pabindur” të emigrojnë. Ndërsa përfaqësuesit e klasës së mesme, pasi i shkatërroi ekonomikisht, i degdisi...

Gjatë dy mandateve të Ramës janë larguar nga vendi mbi 450 mijë shqiptarë, duke e boshatisur kështu vendin. Azilkërkuesit shqiptarë, kryesisht në vendet kryesore të BE, konkurrojnë me azilkërkuesit nga Siria, Afganistani, Iraku. Arsyeja kryesore për një pjesë të konsiderueshme azilkërkuesish nuk është thjesht nevoja për të pasur një jetë më të mirë në një vend të zhvilluar gjë që mund të ishte edhe normale, por mungesa e shpresës dhe e të ardhmes për veten e fëmijët e tyre në Shqipëri. Me shumë arsye të tjera që lidhen me keqqeverisjen e këtyre 8 viteve, pra me korrupsionin e lartë, krimin, trafikimet, paaftësinë e papërgjegjshmërinë, represionin policor, dhunimin e të drejtave të njeriut, mungesën e demokracisë, dhe pamundësinë për të ndryshuar në mënyrë demokratike qeverisjen...

Në fund të mandatit të dytë, dhe në këtë fushatë elektorale, Rama dhe qeveria e tij, nisën veprimet për zëvendësimin e shqiptarëve të larguar nga vendi me emigrantë nga Bangladeshi, Siria, Iraku... që në pamundësi për të shkuar në vendet e BE, por edhe në sajë edhe të “mekanizmave joshës” të Ramës, vendosën të qëndrojnë në Shqipëri, të fillojnë të punësohen e me shumë gjasa edhe të kthehen në qytetarë shqiptarë duke u legalizuar përmes marrjes së dokumenteve të qëndrimit legal në Shqipëri...

Kulmi arrit para disa ditësh, kur gjatë fushatës elektorale, Rama duke vizituar një biznes fason, iu drejtua pronarit të biznesit me këshillën për “të marrë punëtorë nga Bangladeshi” me argumentin ofendues e të turpshëm për shqiptarët se “bangladeshasit janë më punëtorë më të mirë se shqiptarët dembelë por mbi të gjitha janë shumë më kokulur se shqiptarët llafazanë e thashethemexhinj“. Pra Edi Rama ëndërron t’i ketë qytetarët e vendit të tij “kokulur e që s’dinë gjë tjetër veçse punës për bukën e gojës, si emigrantët nga Bangladeshi...”. Dhe pas pak nxori edhe mbroçkullën që i qarkullonte në kokën e tij se nëse “bangladeshasit fillojnë të mësojnë shqip” largojeni nga puna... Kjo është e tmerrshme, madje makabër...

Së pari, që bangladeshasit dhe të tjerë si ata do të zëvendësojnë shqiptarët, kjo duket nuk ka më asnjë diskutim dhe duket një gjë fare normale dhe e padiskutueshme për Ramën, madje për ndonjë skpetik që shtiret se kjo është kritikë boshe e opozitës apo teori konspirative, mjafton të kujtojmë se Rama për këtë qëllim ka nxjerr edhe vendim qeverie...

Së dyti, Rama tregoi në këtë rast se i preferon bangladeshasit jo vetëm se janë punëtorë më të mirë se shqiptarët dembelë, por edhe se janë kokulur, duke menduar se kështu shumë shpejt do të mund të realizohet ëndrra e tij për të pasur votues kokulur bangladeshas që luten dhe votojnë me sy mbyllur për të...

Së treti, edhe nëse ndonjë bangladeshas del jashtë kontrollit, pra del i aftë dhe i mençur për të mësuar shqipen, ai menjëherë duhet hequr nga puna dhe degdisur... Pra Rama me këtë tregon se i urren të aftët e të shkolluarit qofshin shqiptarë, qofshin bangladeshas, çfarëdo qofshin, duke denigruar kështu, jo vetëm shqiptarët por edhe bangladeshasit e aftë e të shkolluar...

Përfundimi është evident: Në Perandorinë e drejtuar prej sektit të tij duhet të ketë vetëm qytetarë koëulur, të pashkolluar e manekinë, që nuk dinë të komunikojnë me njëri tjetrin, pra që plotësojnë saktësisht po ato kritere përmes të cilave Rama ka zgjedhur disa prej kandidatëve për deputetë... Me këtë rast Rama po tenton të provojë gjithashtu se qeverisja e tij ka krijuar kushte për punësimin  e punëtorëve të huaj e papunësia në Shqipëri është veçse trillim e retorikë e opozitës dhe e medias kazan...

Edhe në Fermën e Kafshëve kishte më shumë liri e të drejta, ku drejtues i fuqishëm ishte një derr. Mos ju duket as çudi dhe as ekzagjerim kjo që po lexoni në këto rreshta, sepse këto i ka thënë dhe i ka bërë kryeministri i Shqipërisë, që për më tepër kërkon mandatin e tretë dhe mezi pret ta grabisë, që ta realizojë këtë ëndërr plotësisht për të hequr çdo mundësi ndryshimi...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.06/04/2021 21:56

ËËËH, KJO VATËRGRI SHKOLLË; HËËË, KJO GJARPËRI BOLLË; PËR T'HELMUAR,
OUH, PËR
TË SHQELMUAR; PËR TË ASIMILUAR, PËR TË VARRËZIMI SHTRUAR; PËR TË NA GËRRDITË,
PËR TË NA KËRRDITË, PËR TË NA TREGVRITË; ME NA SHTYPUR, OH,PËR T'NA MBYTUR OR,
NËN DHUNË DHE PËRDHUNË, QË TË EMIGROJMË, QË TË DENOIGROJMË, QË TË SHPË-
RNGULEMI, QË TË SHTERRSHKULËMI; GADI TËRSISHT, GADI TMERRSISHT; NGA TROJET
TONA STËGJYSHORE, NGA PLOJET ZONA STËRRQYSHPRORE; EDHE QË, SA MË
SHUMË,
AQ MË LLUMË, TË MBARË TROJET TONA SHQIPTARIE, NËN PLOJET ZONA OUUH,
SHKRIPKAVRRIE;
TERË MBUSHËN MOR,STËRMBUSHËN;REFUGJATË SI RUSË,KINEZË; PUSË TERË
GRIBREZË;
BANGLADESHË,AFGANISTANË; DRANGAPRESHË O TRANGAGRIANË; TË URTË,TË
BUTË DHE,
QË NA ÇFARROSIN DHE NA VARROSIN,TERË KOMBIN,MBARË KOMBËTARE,MBARË
SHQIPTARË;
SIKUR DIKUR,DIKTATORI,FRIKAHORRI,ENVER HOXHA ME RUSË O KINEZË HË, PUS O
GRIBREZË;
POR ME KËSHILLËN E MIKUT TË TIJ NGA USA. QË KËRKOJË: TË LUTEMI OUUU ENVER
HOXHA, PO
PËRZINI RUSËT E KINEZËT,SE NA ÇKATËRROVE,SHPARTALLOVE TERË SHQIPTARINË!"
MANI,USA.

Shto koment

Denonco