Viktimat e vaksinave elektorale janë përgjegjësi penale dhe politike

Viktimat e vaksinave elektorale janë përgjegjësi penale dhe politike

Nga Syri.net - 02/04/2021

Të premten e shkuar, kancelarja gjermane Angela Merkel mësoi se vaksinat e AstraZeneca nuk duhet të përdoren nga personat nën 60 vjeç. Por vetëm të martën u arrit në vendimin për pezullimin e vaksinës. Për mediat e këtij vendi është e pafalshme që u reagua me vonesë, edhe pse te e fundit bëhet fjalë për një vaksinë të miratuar dhe riaprovuar sërish nga Agjencia Europiane e Barnave. Por edhe nëse një jetë e vetme do të rrezikohej gjatë kësaj kohe, ky do ishte fundi i Merkel. Ajo dhe partia e saj po jetojnë ditët më të zeza në politikë për shkak të procesit të ngadaltë të vaksinimit. E megjithatë kancelarja Merkel nuk u del çdo minutë gjermanëve në ekran duke u thënë se është lypësja më e mirë në botë dhe se vaksinat do vijnë falë faktit se ajo është kryeministre. Merkel po vuan fatin e zi në politikë sepse e di se vaksinat e para do i marrin ata që porosisin të parët. As në ëndrrat e saj më të tmerrshme ajo nuk e imagjinon të fusë në vend një vaksinë të pacertifikuar.

Në Shqipëri, ëndrrat më të tmerrshme të shqiptarëve janë ëndrrat më të bukura me pushtet të kryeministrit Edi Rama. Kur po mbyllej lista e porosive për vaksinën e Pfizer, ai mbërriti si turist në Nju Jork dhe pas 5 ditësh u tha shqiptarëve se nuk gjeti dot vaksina. Pastaj kur i shpërtheu skandali i darkës së Dubait, gjeti një grusht vaksinash kontrabandë për të eklipsuar opinionin publik. Ndërsa në një ditë të ftohtë janari deklaroi se kishte siguruar 500 mijë doza nga Pfizer. Kur u mësua se këto doza do vinin nga fundi i vitit 2021, pandemia po bënte kërdinë.

Një tjetër grusht me vaksina, kësaj radhe nga AstraZeneca, erdhën pikërisht në kohën kur çdo vend europian po i bllokonte me dyshimin se shkaktonin mpiksje fatale gjaku. Ramës as nuk i shkonte aspak ndërmend ta pezullonte vaksinimin. Motoja e fillim-pandemisë se 'çdo jetë është e rëndësishme' u kthye në 'çdo votë është e rëndësishme'. Atëherë kur sondazhet, edhe ato të paguara nga PS, tregonin se Rama ka prekur fundin, ndodhi gjëma më e madhe. Fillimisht u ndryshua me shpejtësi ligji dhe më pas mbërritën së pari disa vaksina ruse dhe më pas një numër i madh vaksinash kineze, të pacertifikuara nga SHBA dhe BE.

Nisi kështu një fushatë e frikshme dhe e pështirë propagande nga Rama me vaksinat kineze. Vaksina ishte kthyer në fijen e barit ku po kapej Rama si i mbyturi. Por kjo kishte kosto fatale. Në mbarë botën raportoheshin dhjetëra raste vdekjesh nga vaksina kineze. Të dhënat e testit të tretë klinik të kësaj vaksine, vendimtare për përdorimin te njerëzit, nuk janë publikuar edhe sot e kësaj dite. Megjithatë Rama shpenzoi 10 mln USD nga fondi i emergjencave për një vaksinë që kinezët po e japin edhe falas për diplomaci dhe ndikim. Jo vetëm kaq, por kinezët vetë bënin kujdes në përdorimin e saj. Gazeta autoritare South China Morning Post raportonte se vaksina nuk përdoret te të moshuarit në Kinë. Sipas saj, nuk janë bërë mjaftueshëm testime te të moshuarit, ndaj vaksina nuk përdoret te personat mbi 60 vjeç.

Në fletën e dokumentacionit që shoqëron vaksinën, te pjesa e kundër-indikacioneve thuhet se ajo nuk përdoret te personat mbi 60 vjeç. Rama e nisi pikërisht të kjo fashë moshore. Në mënyrë tronditëse, mjekët dhe infermieret injektonin një vaksinë që nuk lejohet qartë për të moshuarit, njësoj sikur t'i japësh një pacienti me qëllim një ilaç që e di se mund ta vrasë. Ethet elektorale morën përmasa shokuese. Kudo që shkonte për fushatë Edi Rama, nga Kopliku e në Gjirokastër flitej vetëm për vaksinat sikur të ishin zgjidhja për çdo gjë.

E gjitha kjo deri në momentin që u mësua se ka persona që kanë humbur jetën pasi kanë marrë vaksinën kineze. Për momentin flitet për dy viktima, por në një shtet ku media i bën fresk qeverisë dhe të dhënat manipulohen sipas oreksit qeveritar, asgjë nuk mund të thuhet me siguri. A nuk është kjo qeveri, të cilës i kanë dalë rreth 6 mijë të vdekur shtesë vitin e shkuar? Vetëm në shkurtin e këtij viti janë mbi 1500 të vdekur më shumë. Një krim shtetëror që ka arritur kulmin me skandalin e vaksinës kineze. Një vrasje me firmën dhe vulën e qeverisë. Ky është një tregues se Ramën nuk e ndal asgjë përpara dëshirës për të mbajtur pushtetin.

Por viktimat e vaksinave elektorale janë përgjegjësi penale për të cilën herët a vonë do përgjigjen para ligjit. Deri kur të ketë një ndëshkim me ligj, shqiptarët kanë në dorë të japin një ndëshkim me votë më 25 prill. Në emër të atyre viktimave të pandemisë që erdhën si rrjedhojë e qeverisjes kriminale dhe të papërgjegjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.04/04/2021 01:31

VIKTIMAT E VAKSINAVE ELEKTRORALE JANË PËRGJEGJËSI PENALE DHE POLITIKE!
RIKRIMAT E RRAKZINAVE ELEKTROVALË KANË PËRGJEGJËSI KRENALE E ROLIFIKE!!
KUR NJË POPULLKOMB ISHTE ZËNË ROBË NGA BANDAT KRIMINALE EDHE,DONIN TË
I EKZEKUTONIN; PRANDAJ,DUHEJ MARRË URDHËRIN ME SHKRIM NGA MU KOMANDA
QENDRORE E SHTABIT; DHE, TERË ATA,PËR HATA, SHKRUAJNË SI LETËR URDHËRESË
NË TË CILËN URDHËROJNË: LE TË PUSHKATOHËN, JO TË LIROHËN!" NDËRSA VETË AI
BARTËSI I KUMTESËS,QË E NDRROJË VETËM PRESËN SHKRESËS,PËR TA SHPETUAR
TERË NJË POPULLKOMB; DHE, TANI NË TE SHKRUHEJ: LE TË PUSHKATOHËN JO, O LË
TË LIROHËN!" MU KËSHTU NDRRIMI I VETËM NJË PRESË SOLLI SHPRESË SHPETIMIN
DHE SHËRIMIN MBARË NJË POPULLKOMBIT,QË MOS T'BIE VIKTIMË E RROPULLKOBIT!!
MANI,USA.

Shto koment

Denonco