Vaksinat negociatore

Vaksinat negociatore

Nga Veton Surroi - 03/03/2021

Kur presidenti Vuçiq thotë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, fjalët e tij kanë peshë: deri më sot ka vaksinuar mbi 20 për qind të popullsisë së vet

1.

Presidenti i Serbisë Vuçiq bëri brenda javës së kaluar dy gjëra që duhet shënuar dhe kuptuar në sintoni. Me përpjekjen personale të presidentit dhe pastaj të Qeverisë e aparatit shtetëror, Serbia arriti javën e kaluar të shënohet në pesëshen e parë botërore për vaksinim kundër COVID-19. Njëkohësisht, presidenti i Serbisë përsëriti për të satën herë, në formë konsistente, se për sa kohë ai është president, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Që të dyja pohimet-se Serbia është në top-pesëshën për vaksina anti-Covid dhe se ajo nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës - janë fryt i së njëjtës politikë. Serbia në politikën e vet të jashtme dhe të sigurisë është mbështetur te Rusia me rastin e Kosovës; Rusia, me veton e saj në Këshillin e sigurimit të OKB-së ka penguar në formë konsistente integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike. Për më tepër, Serbia i është ofruar Kinës si platformë për investime ekonomike dhe prani strategjike në kontinentin evropian, përfshirë edhe në rrjetin 5G si dhe në software sigurie (Beogradi sot ka kapacitet të njohjes së fytyrës së çdo qytetari në kamerat e sigurisë, falë teknologjisë kineze). Po ashtu, ka kombinuar baraspeshën ruso-kineze me atë të integrimit evropian, dhe ky është vend i cili po negocion, ndonëse jo shumë suksesshëm, aderimin e vet në Bashkimin Evropian. Dhe, gjatë administratës Trump, presidenti Vuçiq me përpjekjet e ambasadorit Grenellit (dhe H.Thaçit dhe aleatëve të tij në parti të tjera politike) arriti që lartësia e të arriturave diplomatike të SHBA-së ndaj Serbisë të formësohet në debatin komik (ndonëse krejtësisht serioz për Qeverinë e Kosovës së asaj kohe) se a do të quhet Liqeni i Gazivodës (Ujmanit) Liqeni Trump.

2.

Shpërndarja e këtillë e politikës së jashtme dhe të sigurisë gati përputhet me origjinën e vaksinave anti-COVID të arritura në Serbi. Pra, janë aty ato kineze, ruse, Pfizer amerikane dhe Astra-Zeneca britanike - të ardhura bashkërisht jashtë mekanizmave të prokurimit evropian e të OBSH-së. Janë përpjekje e sukseshshme e presidentit të Serbisë se mund ta ketë një pozicion të “painkuadruar” në garën e madhe të sigurisë shëndetësore botërore - atë të vaksinave - dhe me këtë pozicion ta fitojë rangimin mes pesë të parëve në botë.

Dhe, në momentin kur presidenti i vendit që jo vetëm vaksinon popullin e vet me shpejtësi e rregull, por fillon e shpërndan në formë dhurate vaksina në shtetet fqinje-qoftë nga bamirësia, qoftë si dëshmi force, apo të dyja së bashku-thotë se nuk e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës, këtë thënie nuk do vënë në dyshim. Pra, do besuar presidentin Vuçiq se përderisa ai është president i Serbisë , ai nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

3.

Vaksinat dhe negociatat me Serbinë e kanë edhe pasqyrën e vet në Kosovë. Gjatë tri të katërtave të vitit të kaluar u zhvillua një luftë politike në të cilin diskursi i qeverisë në pushtet ishte se Kosova duhet të harrojë për një moment COVID-in, të kuptojë seriozisht angazhimin e ambasadorit Grenell dhe të futet në negociata që doemos do ta sigurojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Rezultati për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës qe i ditur dhe i qartë në shtator në Washington me zotimet (ato që quhen Marrëveshje) – një listë jo shumë e strukturuar e obligimeve që marrin veç e veç Kosova dhe Serbia. Ndërkaq, rezultati, për sa u përket vaksinave, është po ashtu i dukshëm. Kosova deri më sot, fillim marsi i vitit 2021 ka dhënë 0 vaksina përballë Serbisë e cila ka vaksinuar deri në ditën e fundit të shkurtit 21.1 për qind të popullatës.

Në fillim të vitit 2021, nga ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri u premtua se Kosova kishte siguruar mbi një milion doza vaksinash. Me po kaq vërtetësi në qershor të vitit 2020, kryeministri Hoti, duke e rrëzuar qeverinë e kaluar në vlugun e pandemisë, deklaroi se këtë e bënte për të hyrë në negociata në Washington për njohjen e ndërsjellë.

Qeveria e deritanishme e Kosovës ka qenë njëjtë e suksesshme në sjellje të vaksinave dhe njohjes së ndërsjellë. Presidenti i Serbisë ka qenë njëjtë i suksesshëm në sjellje të vaksinave për vendin e vet dhe për mohimin e mundësisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

4.

Natyrisht, nuk i bie që tash Kosova përnjëherë të dalë e të kërkojë as vaksina e as ndikim politik rus dhe kinez.

I bie që Kosova të kuptojë se po hyn në një periudhë të re negociatash. Përballë vetes ka presidentin Vuçiq me dhjetë vjet përvojë negociatore në procesin e Brukselit. Ka një ndërmjetësim evropian i cili nuk mund të llogarisë se nëse i bën të njëjtat veprime si deri më sot, do të krijojë ndonjë rezultat tjetër. Dhe ka një administratë amerikane e cila në muajt e ardhshëm duhet të rikalibrojë përpjekjen e vet për procesin negociator Kosovë-Serbi.

Jemi në një periudhë e re dhe do të ketë nevojë për rifillim të ri, edhe në ndërmjetësim, edhe në sjellje të palëve.

Dhe, meqë jemi në një periudhë të re, që të gjithë në Kosovë, BE dhe Washington bëjnë mirë të rifreskojnë opsionet e veta me konstatimin e thjeshtë gjeopolitik që bëri këto ditë Serbia, duke dëshmuar se politika e saj edhe Rusi-edhe Kinë-edhe Kosovë-edhe Evropë-edhe Amerikë-edhe vaksinë-edhe autokraci-edhe revizionizëm historik-edhe gjithçka për momentin jep më shumë rezultat./Marrë nga Koha.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet04/03/2021 01:23

HEU, EDHE LINDJE DHE PERËNDIM, DHE GRINDJE EDHE PRETNDIM;EDHE ME RUSINË
EDHE ME KINËN; PO,DHE ME USA EDHE ME EUROPËN; ËH,PO EDHE KRYEKERIMINELI
MILLOSHEVIÇ,KUR NA PROVOKONTE NË FUSHË KOSOVË,THIRRTE EDHE SHQIRRTE:
NUK GUXON TË JU MUNGON,AS NJË FIJE FLOKU; NGA KËTU E DERI N'KINË,SHTRIHEJ
SERBOJUGOSLLAVIA E MADHE;TRRBIA GËRRMADHE; A N'BISEDË ME AMBASADORIN
Z. HOLLBRUK USA.I THONTE:TI ÇKA PO DON M'I MBROJTË SHQIPTARËT E KOSOVËS,
NDËRSA UNË KËTU NË BEOGRAD,NË ZYRËN TIME E KAM RUGOVËN,NE KEMI ARRITË
MARRËVESHJE QË KOSOVA ËSHTË SERBI";A AMBASADORI HOLLBRUK I THONTE: ANI,
NËSE KENI ARRITË MARRËVESHJE,MËNJËHERË PUBLIKONE; PO, AJO MARRËVESHJE
NUK PU BUBLIKUA KURRË;A, KOSOVA ME KRYLEGJENDËN ADEM LASHARIN UÇK+USA
+NATO+MBARË TROJET SHQIPTARE+ DIASPORA SHQIPTARE+BOTA DEMOKRATIKE,QË
ARRITI E IA MBËRRITI,PRANIMIN PAVARËSISË, LRIRISË, DEMOKRACISË SI DHE, DO TË
IA RRIMË EDHE RIBASHKIMIN DHE RIATDHESIMIN TË MBARË SHQIPTARISË! TERË ATO
PRODRAME OR,GRODRAME,PLOT PËRPLOT HOLOKAUSTE MË GJENOCIDALË AH, MË
ETNOCIDALË, MË KATASTROFALË ËËËH,MË KANIBALË;DO TA PAGUAJNË, TA VUAJNË;
SIKUR KRYKRIMINELË,SHFRYSHFRIMINGELË; OUH,ME KOKË MOJ KRROKË; MËSA ËH,
SE,A MUNDI KUSH TA SHPETOJË MILLOSHEVIÇIN OUH,AS SOT NUK MUNDET ASKUSH
BABUSH,TË I SHPETOJË BASHKËPUNTORËT E KRYKRIMINELIT T'LUFTËS O,TË FUTËS!
"NUK KA PRAG PA U KTHYE; OU ME GJAK OU MEKRY; HEJ,OU ME GJAK OU ME KRYE!"
TË FALA REFUGJAT LUFTË MANI,USA.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet04/03/2021 01:22

Shto koment

Denonco