Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Haberet e Boratit: Borati optimist

Haberet e Boratit: Borati optimist

Nga Erion Dasho - 02/03/2021

Sot Borati u shpreh optimist se sezoni veror do të na gjejë të hapur. Borati ka të drejtë. Vetëm gjatë muajit shkurt, u diagnostikuan dhe raportuan zyrtarisht 1%  popullatës së Shqipërisë. Realisht duhet të ketë qenë të paktën 4 ose 5 fishi.

Në se llogaritim që kjo situatë vazhdon prej nëntorit dhe do të vazhdojë edhe të paktën gjatë marsit, rreth 30-40% e popullatës do të kenë imunitet natyror. Në se variantet e reja rë COVID-it do t'i nënshtrohen të njëjtës ligjësi sezonaliteti si varianti bazë gjatë verës 2020, një verë e qetë është më se e mundur.

Por, dardha e ka bishtin prapa! Së pari, kujt do t'i dedikohet kjo verë e qetë dhe, së dyti, me çfarë çmimi do të arrihet qetësia e premtuar?

Vaksina nuk do të ketë asnjë rol! Deri tani boratët kanë sjellë rreth 30 mijë vaksina dhe po diskutojnë për rreth 50 mijë të tjera, mjaftueshëm për të vaksinuar midis 1 dhe 2% të popullatës. Efekti i saj në ngadalësimin e përhapjes së epidemisë është i papërfillshëm, krahasuar me imunitetin natyror.

Çmimi me të cilin po arrihet imuniteti natyror është i frikshëm. Afërsisht 6 mijë vdekjet nga COVID në 2020 dhe mijëra të tjerat që priten vetëm gjatë muajve të parë të 2021-it flasin për një katastrofë njerëzore të paprecedentë!

Borati nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për "kontroll" të epidemisë sot, ose për verë të "qetë" nesër.

Këto po vijnë natyrshëm, sikur Shqipëria të ishte xhungël dhe jo një vend europian, me kosto të pallogaritshme për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

E vetmja gjë që Borati duhet të bëjë, në fakt, është të japë llogari për mënxyrën që u shkaktoi shqiptarëve...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari02/03/2021 21:57

Llogari do te thote qe Boratit ti jepet kokra e plumbit ne lule te ballit.

Shto koment

Denonco