Mandati III/ Mashtrimet e rradhës e kërkesat tallëse e qesharake

Mandati III/ Mashtrimet e rradhës e kërkesat tallëse e qesharake

Nga Kastriot Islami - 26/02/2021

Edi Rama, po jargavitet e lëpihet me mashtrime e gënjeshtra për një mandat të III...Por duke sharë, ofenduar e kërcënuar kundërshtarët e tij...Rama ka rënditur 3 arsye kryesore, që shqiptarët t`i japin një mandat III: i) pas suksesve imagjinare kërkon të përfundojë luftën me pandeminë, ii) pas dështimeve me sukses, kërkon të përfundojë rindërtimin të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe iii) i cartur premton se do të ndërtojë Shqipërinë aeroportuale. Këto janë 3 “punët e mëdha” që Rama ëndërron t`i mbyllë vetë si Kryeministër?! 

Të treja këto “punë të mëdha” janë jo vetëm marrëzi, e mashtrimet e dështimet e rradhës së Ramës por edhe tallje me shqetësimet e hallet madhore të shumicës së qytetarëve shqiptarë. Një qytetar i zakonshëm shqiptar lufton gjatë gjithë kohës i) për të siguruar bukën e gojës për familjen; dhe ii) për të paguar energjinë, ujin, dhe detyrimet ndaj shtetit... Le të marrim me rradhë...

Pandemia është një katastrofë e madhe humane, e keqmenaxhuar nga qeveria dhe që ka krijuar drama të mëdha në shumicën e familjeve shqiptare. Prandaj ajo s`do të mund të ishte kurrë një arsye që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës mandatin e III. Madje shumica e qytetarëve shqiptarë mendojnë se kjo qeveri ka dështuar me menaxhimin e kësaj pandemie e cila jo vetëm ka shkaktuar numrin më të madh të viktimave për frymë popullsie në botë por edhe duke mashtruar me statistikat e manipuluara të pandemisë, ka keqpërdorur pandeminë për të dhunuar të drejtat e tyre themelore.

Gjatë kësaj periudhe shumë qytetarë shqiptarë nuk mund të harrojnë se janë përballur të vetmuar me vdekjen në spitale apo shtëpi për mungesë oksigjeni, shtretërish, shërbimi apo më keq akoma, për mungesë mjekësh, të cilët gjatë 8 vjetëve të fundit janë detyruar nga babëzia e arrogance e drejtuesve të qeverisë  Rama të largohen drejt Gjermanisë. Gjithashtu, gjatë kësaj pandemie, biznesi shqiptar është përballur me braktisjen e shtetit, duke u gjëndur me keq se në cdo vend tjetër europian në mëshirën e fatit. Fermeri shqiptar ishte ndoshta i vetmi në të gjithë globin që jo vetëm s’mori asnjë lloj ndihme nga shteti gjatë pandemisë, por edhe u ndalua të punonte tokën e tij nga masat drastike të Ramës. Akoma më e rëndë është sot situata sanitare, një viti pas fillimit të pandemisë.

Shqipëria është aktualisht vendi që ka më shumë të infektuar dhe viktima për frymë në botë, më pak testime për numër popullsie se në shumicën e vëndeve të globit, vazhdon të ketë numrin më të ulët të shtretërve dhe në terapi intensive, si dhe më pak mjek për banorë, më pak autoambulanca, më pak infermierë, më pak spitale, së cdo vend europian. Akoma më e rëndë është situata e vaksinimit, sepse Shqipëria rënditet nga vëndet e fundit në botë përsa i përket vaksinimit të popullsisë apo sigurimit të vaksinave më pak vaksina. Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë që del cdo javë në Rinas për të pritur me pompozitet e mburrje donkishoteske pakon e rradhës me një grusht vaksinash duke u përpjekur me pamjen e shtitur të një fakiri të mashtrojë se “rradhës tjetër” do të vijë sasia e nevojshme e vaksinave për të gjithë popullsinë. Për të mos përmendur marrëzinë e tij me vaksinimin e personaliteteve.

Shkurt e troc: gjithë mburrja e Rama për menaxhimin e kësaj pandemie ka qënë thjesht e vetëm një dështim total që e vulosi fondacioni Forbes duke e vlerësuar Shqipërinë të fundit në Europë për përsa i përket “menaxhimit qeveritar të pandemisë” dhe kërkesa e tij për një mandat të III për vazhdimin e pandemisë është tallëse, qesharake por edhe antipopullore për shqiptarët...

Rindërtimi i shtëpive të shkatërruar nga tërmeti...Rama kërkoi gjithashtu mandat III për rindërtimin e banesave të shkatërruar nga tërmeti. Kjo ishte një tjetër fatkeqësi tjetër natyrore, e cila shkaktoi vuajtje e dëme shumë të mëdha për shumë familje shqiptare e biznese. Në ditët e para, pasi bëri shoun e tij tipik, duke grumbulluar 1,3 miliard euro (që s’dihet se ku janë) premtoi se deri në fund të vitit 2020 rreth 80-90% e familjeve do futeshin në banesë të re.

Kjo ishte një nga gënjeshtrat e mëdha të këtij mandati sepse pothuajse të gjithë familjet janë ende në çadra, e po vuajnë mes halleve e problemeve të shumta sociale ndërkohë që dëgjojnë nga Rama kërkesën  për një mandat III duke ju prallisur se do të punojë në mandatin e III për të realizuar premtimin e pambajtur ndaj tyre. Shkurt e troc: Gënjeshtra e madhe e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti  jo vetëm rezulton një premtim i pambajtur por cuditërisht është kthyer në një nga kërkesat kryesore për mandatin e III; tallje e turp më të madh s’mund të ketë për qytetarët shqiptarë...

Porte e aeoroporte për të gjithë në 3D...Po ashtu si gënjeu e mashtroi para 8 vjetësh me “mjeksinë falas” apo “taksat e ulta për të gjithë” Rama këtë rradhë kërkon mandatin III, duke hedhur ne treg mashtrimin me ndërtimin e porteve dhe aeroporteve në shumicën e qyteteve të vëndit... ERTV, televizioni më i turpshëm në botë që mban emrin e një kryeministri,  transmeton cdo ditë gënjeshtra që si ha më askush. Se komunikimi Tiranë-Elbasan do bëhet me “Air Bus” apo “Boing”. Se në Vlorë do të ndërtohen aeroportet më të mëdha të rajonit...Se  nga Kukësi do fluturojnë avionët Low Cost. Apo se si nga Delvina do vërshojnë çarteret dhe se ky aeroport së bashku me atë Gjirokastrës do sfidojnë atë të Janinës. Pa harruar se edhe qyteti turistik i Korcës do të ketë aeroprtin e tij që mbeti vetëm në 3D...

Një kryeministër mashtrues pasi ka gënjyer për 8 vjet, kërkon pas dështimeve në 2 mandate, edhe një mandat të III, duke menduar se do ti gënjejë përsëri shqiptarët.. Askush s’e beson më, madje revolta qytetare ka arritur kulmin sepse për më tepër këtë kërkesë e konsiderojnë cinike e tallëse për inteligjencën e tyre...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Robert Halmi27/02/2021 17:48

Po Skrapari, është më se e vërtetë, më popull koqe s'ka ku të vejë!

Selman Dervishi-Mani,USA.poet26/02/2021 22:46

HEU, MANDATI I III/ MASHTRIMET E RADHËS ME KËRKESAT TALLËSE O QESHARAKE!
EU, TRANDGATI I III/ LASHTKRIMET GËRRMADHËS A FËRGESAT PRRALLËSE RESHA-
VRAKE OH,PRESHAKRRAKE!! KORRUPCIONI KËPUTET PREJ SË TRASHIT; HORRUKCI-
ONI PËRFUTET KREJ MARRSHIT; HAJ,HAJNIA DHE KORRUPCIONI; O,QAJ,VAJGRIA QE
HORRUKCIONI; SHTRESA SHTERSA,NGA GJAKU I SHQIPTARIT; SHPRESA SHPRESA O,
NA PRAGU SHKRIPVARRIT; NGARKESË TË TEPËRT; PRAGPRESË ZË RRJEPËT; QË NA
ROPI,DHE NA KOPI, DUKE NA RJEPUR TË SHTATË LËKURA, KUKE NA STEPUR OUUUH,
ZHVATË LEGURA; NUK MUND TA FALË KJO GJENË TOKË O,KËTE KRIM MË KRIMINALË;
TUK TUND TË NDALË,OJ NENË LOKË; KËTE TRIM MË TRIMIFALË; SE SHPIRTI I KOMBIT
NUK DO TË VDES O,KURRË; QË HIRTI I LOBIT NUK DO TË PRESË O,BURRË; AHIII ORE,
OH BURRË E,OJ GRUA; NGA KJO GURRË,KY KRUA; MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE;
NUK DO TË MASHTROHEJ, AS NUK DO TË KASHTROHEJ,PËR HERËN E TRETË A,LËR
VLERËN VËRTETË; PËR VOTIMIN, NOTIMIN, TË NJË UDHËHEQJE REALË; IDEALË; O,ME
DIJE E NDËRDIJE MBARË TËRKOMBËTARE;SI DHE,MBARË NDËRKOMBËTARE; TEK DO
RIKTHEJË OUUU,RIBEJË;RIBASHKIMIN, RIATDHESIMIN, RITRASHGIMIN,MBARË TROJE
VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIA;OH, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTRAIA!
MANI,USA.

Skrapari26/02/2021 22:05

Profesor i nderuar! Cdo gje qe thoni Ju eshte absolutisht e vertete por mos harro ne kete vend ka shume koqe qe po qe se e thote Edvin Kellira nje gje ajo besohet.

Shto koment

Denonco