Shkatërrimi i arsimit si një nga arsyet themelore për t’i thënë Ramës, mjaft

Shkatërrimi i arsimit si një nga arsyet themelore për t’i thënë Ramës, mjaft

Nga Ndriçim Mehmeti - 24/02/2021

Nëse kishte dhe ka edhe sot një gjë me të cilin prindërit tanë dje dhe ne krenohemi me fëmijët tanë, ishte arsimi, arritjet e tyre cikël pas cikli deri në arsimin e lartë. Kur fëmija iket në shkollë të lartë, prindërit mblidhnin far e fis, në shtëpi me atë pak gjë që u ndodhej, për të festuat deri vonë. Djali apo vajza e tyre, do të mund të futej në radhën e njerëzve të respektuar të shoqërisë. Pagesat, barra financiare, sakrificat për 4, 5 apo 6 vite, nuk merreshin asnjëherë në konsideratë. Kjo ndodhte dikur. Në një formë ndryshe, por pa ndryshuar aspak thelbin e sakrificës prindërore vijon edhe në ditët tona. Prindërit bëjnë një sërë sakrificash, përpjekje e mundime, për ti dhënë shkollimin më të mirë fëmijëve të tyre.

Ata shkojnë deri në shitjen e banesës, kredi [as kredie, vetëm për një të ardhme më të mirë, por që në ndryshim nga vite më parë, u duhet të durojnë edhe dhimbjen shpirtërore të përditshme të largimit të fëmijëve të tyre. i vetmi që e quan gjënë më normale këtë situatë është kryeministri në ikje Rama.

Po përse Ramës nuk i bëhet vonë për fatin e fëmijëve tanë?

Sepse ai parapëlqen që të rinjtë elitarë, të talentuar me vullnet e pasion për dijen, të jenë sa më larg. Ai i sheh ata, si rrezik të madh për veten dhe ndjekësit e tij, që në tërë jetën e tyre, nuk u ka interesuar asnjëherë arritjet në arsim. Paraja, pushteti, dhuna, arroganca, përçmimi, tallja, kërcënimi, syrgjynosja, janë armët më të mira në mendjen e njeriut që ëndërron pa fund pushtet e lavdi personale, që e zëvendësojnë dijen lehtësisht.

Nuk ka asnjë rëndësi për Ramën, arritjet në shkollë, paga e mësuesit, kushtet e punës së tyre, transporti i nxënësve, nëse këta të fundit janë të veshur, ushqyer, të mbathur, kanë mjedise të ngrohta, të ajrosura mirë, tualete të përshtatshme për moshën e tyre, libra, çantë, mjete didaktike. Jo. Të gjitha këto nuk kanë asnjë pikë rëndësie. Në fund të fundit, vendi mund të zhvillohet- sipas këndvështrimit të Ramës- edhe me mendjen e një njeriu, siç ka bërë deri më tani. Pra siç thotë populli ‘vetë vali e vetë kadi’.

Nëse dikush priste që Rama edhe përkundër premtimeve, që i ka pa doganë, të merrej seriozisht me arsimin, shpresoj ta ketë kuptuar se u mor personalisht me shkatërrimin e tij në themel. Premtoi pa fund reforma, një pjesë e të cilave as që nuk u nisën, një pjesë u nisën e dështuan rrugës, të tjerat dështuan ende pa filluar.

A është shkatërrimi i arsimit një nga arsyet themelore për ti thënë Ramës, mjaft me kaq?

Mendoj se po, apo që të jem i sinqertë me veten dhe fare i drejtpërdrejtë, shkatërrimi i arsimit ishte një arsye themelore, që Rama të ishte larguar më herët, për kohë autorësinë e reformave dhe ndryshimeve në arsim (si kudo) e mori vetë. Le të mos harrojmë disa nga bëmat, që kryeministri i quan reforma, që e sollën arsimin në pikën më të ulët të tij, prej shpalljes së Pavarësisë së vendit në 1912 e deri më sot. Premtoi një arsim të depolitizuar e meritokraci, por e mbushi me sekretar e kryetar të seksioneve të partisë socialiste në lagje e njësi administrative, Ish-deputetë të Rilindjes morën në dorë drejtimin e drejtorive dhe zyrave arsimore.

Ministria e Arsimit u mbush me militantë, nga të katër anët, që kishin një meritë të veçantë: drejtuan fushatën e Rilindjes në qytete e fshatra, mblodhën vota me shantazh, dhunë e para, dhe për këtë u shpërblyen më këto poste. Me bujë të madhe u propagandua, dixhitalizim, arsim cilësor, shkolla moderne, por që në fund një pjesë e tyre rezultuan stalla kuaj e pelash, magazina qepe dhe në jo pak raste dhe hashashi. Premtoi një ligj, reformë moderne, në arsimin e lartë, kampuse të mahnitshme, godina me ngrohje e vende gatimi dhe përfunduam me ‘tualetet moderne’ të Vlorës që gjithsej numërohem më pak se gishta e njërës dorë.

Pagesë dinjitoze për mësuesit dhe pedagogët. Për 8 vite, të parët morën një rritje totale vetëm 13-15%, ndërsa pedagogët asnjë rritje, përkundrazi ka muaj që marrin pagën pas 10 apo 15 ditë, pasi ka filluar muaji, autonomia e tyre akademik dhe punës kërkimore shkencore ‘është e garantuar’, pasi kalojnë në këto hallka:

Drejtuesi i Departamentit, Dekani, Bordi i Universiteti dhe në fund Ministria e Arsimit. Universitetet janë krejtësisht ‘autonome’, vetëm se kanë një pengesë të ‘vogël: Borin që përbëhet në shumicë të vet nga njerëzit e zgjedhur prej ministrit dhe kryeministrit. Kjo mënyrë organizimi dhe menaxhimi quhet në gjuhën e Ramës, autonomi. Rektori i universitetit është thjesht një post honorifik në ligj, por mund të jetë shumë i vlefshëm, nëse ai merret vesh me njerëzit e qeverise, sigurisht në emër ‘të cilësisë së universitetit’. Konviktet moderne të tipit gjerman, sallat e bibliotekave, biblioteka digjitale, nuk e panë asnjëherë mundësinë që së paku të ishin projekt në letër.

Për to nuk flet më Rama, Kushi jo e jo dhe aq më pak kasneci i Ramës në bashkinë e Tiranës, Veliaj. Për Bibliotekën Digjitale u tha se u lëvrua një fond prej 500 mijë eurosh, që nuk dihen se ku shkuan kush i mori dhe në xhepin e kujt përfunduan. Vetingu i pedagogëve u shpall i pamundur për tu kryer me arsyen se ‘universitete duhet ta bëjnë vetë këtë proces, pasi janë autonom’. Sigurisht që qeveria dhe Rama personalisht,u investua në mënyrë të drejtpërdrejtë për universitete kur ishte rasti i zgjedhjeve në to.

Ai bëri ç’është e mundur të zhvilloheshin zgjedhjet me shpejtësi rrufe, pa pyetur për aktin normativ që kishte firmosur vetë e që ndalonte grumbullimet. Dhe sigurisht këtë e bëri në emrin tonë, në të mirën tonë, të zhvillimit të arsimit të lartë. Por pyetja më e thjeshtë është:

A mund të kemi universitet, sa kohë numri i studentëve vjen e pakësohet? Dhe ky pakësim nuk ndodh për faktin se kemi më pak maturantë me intelekt, më pak nxënës si numër absolut. Kjo ndodh për faktin se prej vitit 2015 e deri më sot, mbi 40 mijë maturantë kanë ikur jashtë vendit me shumë gjasa për tu mos u kthyer më.

Me një ritëm për tu pasur zili edhe nga Siria e vendet në luftë, vetëm në radhët e nxënësve, 1 në 3 maturant kërkojnë të lenë vendin e tyre. Fatura e largimit e tyre në aspektin ekonomik, social e psikologjik është shumë e lartë dhe e paguajnë prindërit, si pasojë e mungesës së alternativave më të mira për të rinjtë nga shteti. Prindi paguan shkollën, gjendet i vetëm pas kaq vitesh në banesën e tij, shtyp dhimbjen e kapërdin lotët, duke u ngushëllua më shprehjen: ‘të jetë fëmija mirë, pa ne do bëjmë si do bëjmë’.

A nuk është koha dje dhe jo sot ti themi Ramës, se: Shkatërrimi i arsimit është një arsye themelore të të themi largohu dhe mos kujto se ne do të harrojmë dëmin që na shkaktove?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ti, Luli dhe diploma universitare e pavlere28/02/2021 20:24

mqs po flasim per shkollen nje pyetje te thjeshte. Ai qe po pretendon te behet KryeMinister ku eshte diplomuar ne Bachelor, para se te regjistrohej ne master ne Utreht??

Rudi24/02/2021 19:47

A mund te thote dikush se PD do zhbeje ligjin e arsimit te larte dhe zgjedhjet farse ne universitete.

Shto koment

Denonco