Edi Rama i vetmi në botë që 16-fishoi pasurinë si kryeministër

Edi Rama i vetmi në botë që 16-fishoi pasurinë si kryeministër

Nga Sali Berisha - 24/02/2021

Pasurim si në përrallë, apo vjedhje e jashtëzakonshme?

Edvin Hajduti hyn në Guinness!

Ai në 8 vitet e fundit 16-fishoi pasurinë si asnjë kryeministër në planet!

Miq, në rast se i bie rrotull planetit nuk mund të gjesh kurrë një kryeministër apo një ministër në një vend të lirë apo qofte dhe diktaturë që në 8 vite pushtet të rrisë me 16 herë pasurinë e tij.

Ky pasurim si në përrallë apo kjo vjedhje e jashtëzakonshme mund të ndodhtë vetëm në Shqipëri me Edi Ramen dhe vetëm me Edvin Hajdutin, i cili sapo erdhi ne pushtet:

1-Zhduku konfliktin e interesit dhe,

2-Nxori tezën se për korrupsionin nuk e kane fajin njerëzit, por e ka sistemi, me një fjale vidh kush të mundet dhe sa të mundësh se fajin nuk e ka hajduti, por sistemi.

Me këto të dhëna të raportit të pavarur të BIRN të bazuara në të dhënat e institucioneve të emëruara nga vet Edvin Hajduti dëshmojnë për shfrytëzimin e shpërftyruar dhe të papërmbajtur të pushtetit  për pasurim personal, si kampion zyrtar i korrupsionit dhe vjedhjes mbi tokë.

Miq, ky 16 fishim i pasurive të kryeministrit, i cili ne vitin 2009 si kryetar bashkie kishte deklaruar vetëm 3000 euro dhe 500 mijë lekë në ILDKP është i pashembullt në botë, por nuk pasqyron pasurinë e tij prej 200 milionë eurosh të denoncuar nga raporti i OSBE në fillim të vitit 2014 për të cilin Edvin Hajduti heshti si fija e barit dhe nuk guxoj ta përgënjeshtroje kurrë.

Ky pasurim përrallor që ka në baze vjedhjet e jashtëzakonshme të Edvin Hajduti me rrjetin e tij ne PPP, tendera, taksa, tatime tregon së pari pse në Shqiperi korrupsion është shndërruar në sistem.

Së dyti pse Edvini është kaq ngushtë i lidhur me klientelën gjakpirëse të pasunarëve të tij.

Se treti pse këto 8 vite në Shqipëri varfëria ekstreme u rrit me 4.2 herë dhe 47% e shqiptarëve u zhyten në varfëri të moderuar.

Këtu me poshtë keni raportin e pavarur te BIRN!

Analiza: Edi Rama 16-fishoi pasurinë e deklaruar në 15 vjet

Nga 60 milionë lekë që ka deklaruar në vitin 2003, deri në vitin 2018, pasuria e Edi Ramës, kryetar bashkie dhe kryeministër i Shqipërisë ka arritur shifrën e gati një milion dollarëve. Rrjeti investigativ BIRN, në analizën që iu ka bërë skedave të pasurisë në 15 vite, arsyeton se Rama dhe bashkëshortja e tij nuk kanë burime të mjaftueshme për të justifikuar pronat apo llogaritë bankare, duke i dhënë flamurin penalizues deklaratës së dorëzuar në ILDKP. Ende asnjë reagim nga Rama

Rrjeti investigativ BIRN ka publikuar dje të dhënat e skedës së pasurisë së kryeministrit Rama për periudhën 2003-2018, në të cilën rezulton se kryeministri përgjatë 15 viteve e ka shumëfishuar pasurinë me rreth 16 herë. Këtu mbeten të pallogaritura dhe dy vite të tjera, 2019 dhe 2020. Sipas BIRN nga 6 milionë lekë të rinj që ka deklaruar Rama në vitin 2003, në vitin 2018 rezulton me një pasuri prej 100 milionë lekësh.

Libri i tij “Kurban”, ka sjellë vetëm 8% të të ardhurave, ndërsa të tjerat vijnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes. BIRN analizon se Rama nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të krijuar një pasuri prej 1 milion dollarësh, duke i dhënë flamurin e kuq për burimet e pamjaftueshme financiare. Sipas BIRN, edhe burimet e ndërtimit të shtëpisë së tij në zonën e Surrelit, mbeten të paqarta. Më poshtë shkrimi i plotë:

Edi Rama është prej tetë vitesh kryeministër i Shqipërisë dhe kërkon një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Rama ka pasur një karrierë të larmishme përpara përfshirjes në politikë. Ai ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, publicist si dhe autor i dy librave; “Refleksione” së bashku me Ardian Klosin dhe “Kurbani”. Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike dhe politike zë fill me lëvizjen e viteve ‘90 që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri, ku ai ishte një ndër zërat e spikatur publikë.

Pas një largimi disavjeçar jashtë Shqipërisë, Rama hyri në politikë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e kryeministrit Fatos Nano në vitin 1998. Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe e drejtoi kryeqytetin për 11 vite radhazi. Ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe e drejton atë prej 16 vitesh. Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së kryeministrit Edi Rama nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryeministri Edi Rama nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Rama deklaron pasuri me vlerë 6 milionë lekë dhe deri në fund të vitit 2018, pasuria familjare ka shënuar rritje me 16 herë, duke kapur vlerën e 100 milionë lekëve. Në fund të vitit 2018, pasuria familjare e Z. Rama përbëhet nga 73 milionë lekë pasuri të patundshme, 17.2 milionë lekë likuiditete bankare, huadhënie prej 9.7 milionë lekësh, automjet me vlerë 400 mijë lekë si gjendje cash prej 182 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 94.3 milionë lekë, nga të cilat paga e Z. Rama është në masën 27% dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortes 38%. Rreth 16% e të ardhurave kanë si burim qiratë, 9.5% punën artistike të Z. Rama dhe shitjen e librit “Kurban” si dhe 8% kanë si burim të ardhurat e krijuara nga i biri nga shitja e veprave të artit. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit, si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit.

Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme. Në periudhën 2003-2018, Edi Rama ka shkëputje nga funksioni publik dhe detyrimi ligjor për të deklaruar pasurinë nga korriku 2011 deri në shtator 2013. Pas zgjedhjes si kryeministër, Rama dhe bashkëshortja e tij rideklarojnë pasurinë e plotë në tetor 2013, e cila është shtuar me 44,736,099 lekë krahasuar me vitin 2011.

Ndërkohë, burimet e deklaruara në rubrikat përkatëse janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në shumën 29,641,593 lekë. Shtëpia e banimit në komunën Dajt në bashkëpronësi me bashkëshorten është deklaruar për herë të parë në vitin 2013 me vlerë 39,607,741 lekë dhe përbën zërin kryesor në shtesën e aseteve. Rama deklaron se ka dorëzuar në ILDKPKI dokumente shtesë si leje ndërtimi dhe dokumente mbështetëse për burimin e krijimit, të cilat BIRN nuk i disponon, por në rubrikat përkatëse të formularit nuk rezulton burimi i krijimit të kësaj pasurie. Në tetor 2013, subjekti deklaron se ka një detyrim të pashlyer për shtëpinë ndaj shoqërisë së ndërtimit në shumën 12,056,241 lekë “në pritje të miratimit të një kredie bankare”. Kredia bankare me vlerë 80,000 euro është lëvruar më 22 tetor 2013, me afat shlyerje 10 vjet.

Në analizën statistikore të pasurisë janë përfshirë edhe dy huadhënie të deklaruara nga Linda Rama në vitin 2010, në vlerat 30 mijë euro dhe 40 mijë euro. Këto hua nuk deklarohet të jenë kthyer deri në fund të vitit 2018. Në vitin 2012, Z. Rama ka bërë rivlerësimin e një apartamenti banimi ‘parafabrikat 1 + 1, me sip. 59 m2’, i përfituar nga privatizimi, sipas çmimit fiskal në vlerën 5,422,000 lekë. Apartamenti është shitur në vitin 2017 në shumën 5,000,000 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

SHQIPTAR25/02/2021 12:36

Më vjen shumë keq i nderuar "ish-kryeministër/ish-president" që ju personalisht merrni guximin të gjykoni, shani e përgojoni "kryeministrin aktual", i cili, për të qenë i ndershmën, është saktësisht ai që ju përshkruat, por, fatkeqësisht, është pjellë e iniciativave tuaja personale për të vjedhur, grabitur dhe zaptuar pushtetin. Edi Rama nuk është as më shumë e as më pak se një kopjac i rëndomtë, i cili e përkufizoi vetveten si një njeri "me një diplomë të rëndomtë arti" dhe një njeri "pa imunitet (moral)", por që, për fat të keq, është inspiruar nga puna dhe vepra e një gënjeshtari dhe mashtruesi të pashembullt, i cili gënjente dhe kthehej pas dhe besonte gënjeshtrat e tij. Ndoshta do kishit dëshirë që t'ua prezantoja... quhet SALI BERISHA...

Selman Dervishi-Mani,USA.poet24/02/2021 22:10

HEU,KRYEMINISTRI SHQIPËRISË,VETMI NË BOTË 16 FISHOI PASURI OH KRYMINISTËR!
EU,FRYEKRIMISTRI SHQIPTARISË,TRETMI O ZOT,16 TRISHOI HAS-URI FRYKRIMISTËR!!
KUR NJË HAJDUT SHQIPFOLËS, ZUR ZIJE VAJFUT ZGRIPDROLËS; MARRËVESHJE ME
BANDA KRYKRIMINALË, TRANDA FRYSHFRIMIVALË, MILLOSHEVIÇIANE OOJ MJERANE;
QË KOSOVA U BË FABRIKË E VALUTAVE TË LARTA EUROPIANE, DUKE BLERË O,DUKE
NXERË DEVIZA,PËR BEOGRADIN, U BË MILIONER EDHE BEOGRADI U BËR MILIARDER;
A, KUR KRISI LUFTA, BANDAT ÇETNIKE ZUNË HAJDUTIN,QË E TUTIN SE,NËSE I QETË
DEVIZAT,DO TË LIROJMË;AI UA DORËZOJË TË GJITHA DEVIZAT E TUBUARA;PO,TERË
ATA,PËR HATA; IA GRABITËN DEVIZAT EDHE E MBYTËN DHE SHTYPËN,DUKE HUMBUR
DHE SHKRUMBUR SHKRUMB E HIRI,TRUMB ME QIRI; AH, MË I MJERI NJERI O,I NDJERI!
MANI,USA.

Shto koment

Denonco