Të presësh COVAX-in dhe vaksinat lëmoshë, si të hysh me qerre në Formula 1

Të presësh COVAX-in dhe vaksinat lëmoshë, si të hysh me qerre në Formula 1

Nga Erion Dasho - 24/02/2021

Dje Borati vlerësoi arritjet e Izraelit dhe Britanisë së Madhe dhe tha se nën shembullin e këtyre vendeve do të zhvillohet edhe fushata shqiptare e vaksinimit.

Le t'i shohim pak të tre vendet.

Izaeli: ka administruar 7.7 milion doza, ka vaksinuar plotësisht 35% të popullsisë dhe 50% ka marrë të paktën një dozë.

Britania e Madhe: ka administruar 18.6 milion doza (vendi i tretë në botë pas Kinës dhe SHBA-ve) dhe ka vaksinuar me të paktën një dozë 28% të popullatës.
Shqipëria e Boratit: ka administruar 7,970 vaksina dhe ka vaksinuar 0.27% të popullatës (100 herë më pak se Britania dhe 185 herë më pak se Izraeli).

Izraeli ka kontrata të sigurta që e lejojnë ta mbyllë vaksinimin brenda pranverës, kurse Britania e Madhe brenda verës.

Borati pret vaksinat e COVAX-it dhe ato të një vendi mik misterioz. Ai garantoi qytetarët se së shpejti "do të thotë fjalën e fundit" të cilën "me zor po pret ta thotë".

Borat!

Të marrësh shembull Izraelin apo Britaninë e madhe dhe të presësh COVAX-in dhe lëmoshat e miqve të Shqipërisë (të cilat gjithsesi janë të mirëpritura dhe të vlerësuara), është si të hysh me qerre në një garë Formula 1.

Bëhu realist! Mos premto yjet në një kohë që vendin tënd e ke katandisur në Wuhan-in e 2021-it.

Çdo ditë në spitalet e tua po vdesin nga 15 qytetarë (si edhe dhjetëra të paraportuar) dhe po sëmuren me mijëra të tjerë.

Spitalet e tua janë mbushur plot dhe të sëmurët po trajtohen në shtëpi të cilat i kanë kthyer prej muajsh në spitale.

Borat!

Kujtohu pak se përse je zgjedhur dhe çfarë pune duhet të bësh! Boll me propagandë, demagogji dhe mashtrime!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco