Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Shqipëria, vendi më pak i vaksinuar në Europë

Shqipëria, vendi më pak i vaksinuar në Europë

Nga Kastriot Islami - 22/02/2021

Edi Rama më cirkun e tij të lëvizshëm ka siguruar shumë pak vaksina ‘ilegalisht’, sepse as vetë nuk di as numrin e vaksinave që ka në dispozicion dhe as tregon origjinën e tyre...

Qeverisja Rama e ka bërë Shqipërinë jo vetëm vendin më të pasigurtë përsa i përket infektimeve e vdekjeve nga COVID dhe vaksinimit anti-COVID por edhe më qesharakun në Europë e madje në botë...

Kudo në botë, ka plane e kalendarë transparentë të vaksinimit që i njohin të gjithë qytetarët... Rama me një ‘grusht vaksinash’ që ka siguruar ilegalisht përpiqet si klloun cirku të bëjë politikë elektorale duke tentuar ti mbushë mendjen qytetarëve se jeta e tyre është në dorën e tij. Në asnjë vend tjetër nuk ndodh që kjo që po ndodh në Shqipëri...kjo është shumë e rëndëe deri diabolike në çdo aspekt...

Vendet e ndryshme të planetit, të zhvilluara por edhe shumë të tjera, jo vetëm kanë siguruar dozat e nevojshme të vaksinimit, por edhe kanë nisur në bazë të programeve/kalendarëve transparentë të vaksinojnë të gjithë popullsinë e vendeve të tyre për ta përfunduar jo më vonë sesa fundi i kësaj vere...

Kështu Izraeli që është në pararojë, ka vaksinuar 85,1 përqind të popullsisë duke administruar 7,36 milion vaksina për një popullsi prej rreth 9,2 milion banorësh...SHBA me mbi 330 milion banorë ka vaksinuar deri në datën 21 shkurt 2021, rreth 19 përqind të popullsisë duke administruar mbi 63 milion vaksina.

Image

Britania e Madhe ka vaksinuar deri në 20 shkurt rreth 27 përqind të popullsisë duke administruar mbi 18 milion vaksina...Turqia ka vaksinuar rreth 8 përqind të popullsisë duke administruar 6,6 milion vaksina...

Nga rajoni i e Ballkanit Perëndimor, Serbia me 8,7 milion banorë, ka arritur të vaksinojë deri në 14 shkurt, 14,5 përqind të popullsisë...

Kurse nga deklarimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë për datën 21 shkurt 2021, rezulton se deri në këtë datë, janë vaksinuar gjithsej 5791 qytetarë (jo me të dy dozat) ose më pak se 0,2 përqind e popullsisë... Qytetarët duhet të dinë e të ndërgjegjësohen se në çfarë situate ndodhen familjet e tyre...

Ndërkohë që Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të mburren me teza apo qasje të turpshme të ngjashme me ato të vendeve diktatoriale, kur kanë vaksinuar vetëm 0,2 përqind të popullsisë dhe zotërojnë vetëm rreth 6000 vaksina, ndërkohë që virusi përhapet me mbi 1000 infektime në ditë, duke shkaktuar mbi 15 viktima në ditë dhe duke ‘përmbytur’ të gjithë kapacitetet në spitale...

E gjitha kjo është katastrofike, për më tepër, injoranca e papërgjegjshmëria qeveritare të shoqëruara nga një ligësi diabolike duket po përgatiten të bëjë ‘izolimin e madh’ para 25 prillit për t’ju shmangur humbjes...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet23/02/2021 20:59

HEU,SHQIPËRIA LONDINEZË,VENDI MË PAK I VAKSIONUAR N'EUROPË;EU AHIII, SHQIPTARIA
HORDHIKREZE RENDI,TRENDI,MË I PA VAKSIONUAR.AS FARE NË BOTË OUUH,
ASHIQARE
GOLGOTË! AHIII, MOJ EUROPË,SHTRIGA E MOTIT, KËSHTU QENKA DREJTËSIA
E ZOTIT;
A PAK U DUKËN QE NA ZHDUKËN MBI 80% POR KËRKONI,TENTONI ËËËH,PËR
T'NA FALË,
PA U NADALË; SI PLAÇKA TË LUFTËS; SHI,PRAÇKA TË FUTËS; OUH, KËLYSHËVE,
MËLYSHËVE,
KËTA SI BISHA KANIBALË,HATA,SI ISHA MË KATSROFALË;O KURRË HE BURRË A
GRUA AUH,
NUK NGOPËN, NUK DO KOPËN; ME GJAK DHE PRAG TË SHQIPATRISË; ËËËH OR
NËN THARK
DHE ÇARK TË SHTIPKAKRISË; MU TË LUKURIVE,DUKURIVE, KLANE PUSO VËRBO
FERRKO O,
TUGOSHKAVE; AHIII, PLANE RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVE! REFUGJAT LUFTË
MANI,USA.

Shto koment

Denonco