Vaso Çubrilloviçi shqipfolës justifikon spastrimin etnik të 430.000 shqiptarëve

Vaso Çubrilloviçi shqipfolës justifikon spastrimin etnik të 430.000 shqiptarëve

Nga Sali Berisha - 21/02/2021

Pas disa rekordeve të zeza europiane dhe botërore në spastrimin etnik të vendit të tij, Zografi bis deklaron se “Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, nuk është fundi i botës.”

Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama në zbatim të platformës së Vaso Çubrilloviçit ka arritur të shënojë disa rekorde botërore në spastrimin etnik të vendit të tij.

Kështu një vit më parë ai u shpall kampion i zi botëror për spastrimin etnik të shqiptareve nga Shqipëria për vitin 2019.

Kurse për vitin 2020 ai sërish shpallet kampion botëror për lejet e qendrimit në BE të shtetasve shqiptar.

Sipas Eurostat për largimin e qytetarëve të tij nga vendi Zografi bis lë mbrapa Asadin e Sirisë së luftës civile dhe të gjithë diktatorët dhe narkodiktatorët e botës.

Nga viti që erdhi në pushtet me zbatimin e politikave të Çubrilloviçit, Edvin Kristq Zografi bis sipas Eurostat ka larguar nga Shqipëria 420000 shqiptar, prej te cileve 220000 mijë kanë kërkuar azil politik ne Gjermani dhe vendet e tjera anëtare të BE.

Kështu Shqipëria del përpara çdo vendi tjetër në botë dhe renditet edhe vet para Sirisë.

Vetëm në vitin 2018 sipas zyrës federale të statistikave të Gjermanisë nga Shqipëria shkuan në këtë vend 1130 mjek pra aq sa janë diplomuar në katër vite mjekë tek ne.

Edhe dje në viziten e saj në Shqipëri, Komisionerja Johanson ngriti si çeshtje themelore eksoden e shqiptarëve dhe kandidatët kriminelë për të cilet PS dhe Edvin Hajduti zenë vendin e parë në botë.

Në zbatim të politikës së spastrimit etnik të Shqipërisë Zografi Bis:

1-vret çdo minutë, çdo orë, çdo ditë shpresën shqiptarëve

2-në 8 vite ky shpresvrasës jo vetëm që nuk rriti por për shkak të inflacionit uli me 30% rrogat e shqiptarëve.

Para 8 viteve rroga mesatare në Shqipëri ishte më e lartë se sa në Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova kurse sot Shqiperia ka rrogen mesatare më të ulët në rajon.

Sot mjeku, imfermierja, polici, ushtaraku në Kosovë marrin rroga dy herë më të larta se në Shqipëri.

3- në 8 vite ky shpresëvrases ka investuar në të gjitha rrethet e Veriut të marra së bashku, pra në 4 qarqe dhe 12 rrethe, me pak se sa ka investuar në rrethin e Tepelenës dhe si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e vendit sot në narkoshtetin e Edvinit nuk ekziston asnjë ministër, zevendës ministër, drejtues institucioni qëndror, gjykates apo prokuror i lartë me origjinë në Kamza e sipër.

Sot 800000 shqiptar të Maqedonisë së Veriut janë 15 herë më shumë të përfaqesuar në shtetin e tyre se sa 800000 shqiptar në Veriun e Shqipërisë.

Ndaj dhe shperngulja masive e shqiptarëve është nga zonat veriore dhe verilindore të vendit.

4- Në 8 vite ky shpresëvrasës ka investuar në rrugë, shkolla, qendra,shendetësore, sherbime, ferma, ujesjellësa të Shqipërise rurale 30 perqind më pak se sa në qytetin e Durresit për të ndarë paratë me Gjushin.

Ai rrënoi me shpejtësi sistemin e kujdesit shendetësor, arsimor dhe të shërbimeve në tëresi.

5-Vetëm në një vit sipas statistikes zyrtare ky shpresëvrasës arrestoi 38 mijë qytetar shqiptar si asnje vend tjetër në botë. Vetëm për faturat e energjisë pra për çeshtje civile si në asnjë vend tjetër në planet u arrestuan 22 mijë shqiptarë dhe mijra e mijra të tjerë për faturat e uijt dhe shkaqe të tjera civile.

6- Në këto 8 vite ai shkatërroi shtetin ligjor, sigurinë juridike, sistemin e drejtësisë, i zëvendësoi me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në historinë e Europës.

Shqiperinë e shndërroi në vendin e karteleve të drogës, qendren operacionale të krimit të organizuar ndërkombëtar, vendin më të korruptuar në Europë dhe njerin prej më të korruptuarve në botë!

Për të gjitha këto dhe shkaqe të tjera Edvin Kristaq Zografi ka spastruar nga Shqipëria më shumë qytetarë se sa luftrat civile në Siri apo Afganistan dhe Irak.

Por pavarësisht nga keto, ai për të justifikuar politiken e tij antishqiptare të spastrimit etnik deklaroi së fundmi se ‘Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, Nuk është fundi i botës. ‘

Me këtë deklaratë ai mori haptas autorësinë e spastrimit etnik të vendit ndaj dhe çdo shqiptar që e ndjen veten të detyruar ndaj këtij vendi duhet të ngrihet me të gjithë guximin për të shporrur një minutë e më parë monstren kombëtare, Edvin Kristaq Tradhëtari.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet22/02/2021 06:58

VASA ÇUBRILLOVIÇI SHQIPFOLËS JUSTIFIKO SPASTRIMIN ETNIK 230 000 SHQIPATËVE!
RASA UDBIROHIQI ZGRIDROLËS PUSILIGON QASKRIMIN ÇETNIK 230 000 RRIPVARËVE!
ËH, SA VIÇA VIÇAVIÇA; SA KRIÇA KRIÇAKRIÇA; SHI VIÇI PAS LOPË, RIHIÇI QAS RROPË;
MBI 24 PROGRAME PËR ÇFARROSJE TËRSHQIPTARE, PRIRNDIZET VATËR GRODRAME
ÇRRANOSJES VRER SHTIPKAFARE; TRE DETËRA, GRER MË VJETRA; SKUQUR OREEE
HUQUR,PUQUR;ME GJAK OR ASHTA SHQIPATRI; DUKE RËNË PRE E PESHKAQEJVE TË
DETIT; QË KUR PESHKAQENI NXENË E PËRBINË VIKTIMËN E GJORË,NGA KËNAQËSIA
I MBUSHË SYTË ME LOTË; I PRUSHË SHTYTË PËRPLOTË; KËSHTU SKUQËN,ÇPUQËN,
DETI I ZI; DETI EGJE, DETI ADRIATIK,MORE MIK; QË MBI 80% OH,JANË PËREZËNË NËN
DHUNË E PËRDHUNË,N'MËRGIMIN PA KTHIM, NË SHTEGTIMIN SA KRIM; GJËR VDEKJE
OR PREKJE, HUMBUR O SHKRUMBUR,AS SHENJTË PADOKË,AH,MË SHTRËNJTË OOOJ
NËNE LOKË, MOOOJ GJENË TOKË; SA HOLOKAUSTE SHEKULLORE, OUUH,RROLOMA-
MUSDE TEMPULLORE, PËRJETUAN SHQIPTARËT,DEPËRTUAN SHTIPZVARRËT; AH OR
BANDA TERRORISTE.TRANDA FERRORPISTE, KATASTROFALË,MËSA KANIBALË; PUSO
VERBO GREKO TURKO TUGOSHKAVE;A,RUSO SERBO FERRKO FURKO JUGOSLLAVE!.
MANI,USA.

K21/02/2021 14:47

Gjate ketyre viteve e rriti borxhin dhe i keqmenaxhoi dhe i vodhi miliarda euro duke u tallur me shqiptaret duke lene nje borxh te permasave te medha per nje vende te vogel si Shqiperia

Shto koment

Denonco