Kujtojmë 20 shkurtin 1991, kur bastardi i bllokmenëve ka marrë peng Shqipërinë!

Kujtojmë 20 shkurtin 1991, kur bastardi i bllokmenëve ka marrë peng Shqipërinë!

Nga Sali Berisha - 20/02/2021

Ne nderojme dhe kujtojmë 20 shkurtin e vitit 1991 në kushtet kur bastardi i bllokmenëve xhelat të shqiptarëve, Edvin Kristaq Rama, ka marrë peng Shqipërinë dhe demokracinë e saj.

Në 8 vite të qeverisjes së tij ai ka bërë përpjekje monstruoze për rehabilitimin e xhelatëve të vdekur dhe të gjallë të shqiptarëve gjatë diktaturës.

Ai ka ngritur muze në Tiranë dhe Gjirokastër për diktatorin mizor Enver Hoxha, ka emërtuar rrugë me emrin e babait tij biologjik xhelat Kristaq Rama dhe mohuar krimet e tij.

Ai ka vendosur në krye të parlamentit të vendit Gramoz Ruçin, ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, persekutorin dhe xhelatin e martirëve të lirisë së shkurtit 1991.

Sot, 30-vjetori i triumfit të shqiptarëve mbi barbarinë! Dita e kujtesës sonë kombëtare! Si sot 30 vite më parë, ora 14:05 e datës 20 shkurt të vitit 1991, do të shënonte ngadhënjimin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, ish-njerëzve më të shtypur të kohës, mbi barbarinë dhe kultin poshtërues të Enver Hoxhës, kryexhelatit të historisë së tyre.

Më 20 shkurt të vitit 1991 qindra mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë u bashkuan në Qytetin Studenti në revoltën më masive, më të fuqishme në tërë historinë tonë të organizuar nga PD, sindikata të pavarura, lëvizja studentore në mbështetje të grevës së urisë së mbi 720 qytetarëve, grevë kjo e organizuar nga Partia Demokratike dhe Shoqata Studentore Shqiptare.

Më 20 shkurt të vitit 1991, uragani i lirisë i qytetarëve, i të rinjve, studentëve, të persekutuarëve, më i madhi që Shqipëria ka njohur në tërë ekzistencën e saj, do të vërshonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skënderbej dhe me një energji “nukleare", guxim në kufijtë e legjendës do të përballej me diktaturën më të egër të Europës, mjetet e saj të dhunës dhe duke e mposhtur atë do të përmbyste në ora 14:05, shtatoren e diktatorit më mizor që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore siç do ta shpallte në pranverën e vitit 1991 në Samitin e tij të Parisit, Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendrës së djathtë të Europës dhe botës!

20 shkurti 1991 eshte pra dita e ngadhenjimit, e çlirimit te qytetareve shqiptar nga kulti, adhurimi i perbindeshit te historise se tyre kombetare, Enver Hoxhes, diktatorit qe ne 47 vite te sundimit te tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi ne plojen e luftes se klasave apo eleminoi me uri kronike, semundje ne sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijra shqiptare, dy here me shume ne proporcion se sa te gjithe diktatoret e tjere te vendeve ishkomuniste te Europes te marre se bashku pervec Bashkimit Sovjetik.

Ate dite qytetaret heronj te Tiranes qe permbysen shtatoren e diktatorit, ne piedestalin e zbrazur te saj vendosen Flamurin tone te lire kombetar pa yll. Flamurin e Skenderbeut.

Me 20 shkurt te vitit 1991 shqiptaret çliruan vehten e tyre nga zinxhiret e pushtimit me te eger te mendjeve, shpirtrave dinjitetit dhe lirive te tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokes se shtatores se diktatorit i bene gjyqin publik antikrishtit te historise se tyre qe i kishte shkeputur nga e gjithe bota dhe ju kishte ndaluar me kushtetute Krishtin, Muhamedin e madje edhe vet Zotin.

Por 20 shkurti eshte dhe dita e shembjes se busteve te gjalla, bllokmeneve hoxhist, rregjimit te tyre mizor.

Revolta cunam e 20 shkurtit te vitit 1991 detyroi Ramiz Aline te kapitulloje dhe te firmos heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit dhe te plotesoje te gjitha kerkesat e mbi 720 studenteve dhe pedagogeve te Universitetit te Tiranes dhe shkollave te tjera te larta te vendit te ngujuar ne greven e urise.

20 shkurti eshte gjithashtu datelindja e dyte e Partise Demokratike, e cila jo vetem organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmeri levizjen studentore dhe ate mbare popullore te Revolucionit Demokratik ne shkurtin e vitit 1991, por ajo qendroi fuqishem e pamposhtur ndaj grushtit te shtetit brenda shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste kunder saj te Ramiz Alise dhe klikes se tij ne pushtet qe kishin si qellim hakmarres primitiv nxitjen e nje konflikti civil, shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme dhe shkaterrimin e asgjesimin e Partise Demokratike te Shqiperise.

Ne valen e dhunes dhe terrorit te eger te kuq kunder Partise Demokratike qe Ramiz Alia dhe PPSH organizuan ne mbare vendin me fallangat e tyre terroriste “vullnetaret e Enverit”, u ekzekutuan ato dite pa gjyqe nga fallangt e krimit ne pushtet ne rruget e Tiranes dhe qyteteve te tjera te vendit sportisti i njohur Artan Lenja dhe 12 qytetare te tjere dhe u plagosen me dhjetra te tjere.

Nderim përjetë martirëve të shkurtit të vitit 1991, studentëve dhe pedagogëve grevistë të urisë dhe të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që shkruan me gjakun, sakrificat, trimërinë e tyre, kapitullin më të ndritur në librin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve!

20 shkurti 1991 si dita e ngadhenjimit te qytetareve me te shtypur, me te dhunuar me te izoluar e me te uritur te botes mbi diktaturen me çnjerezore me te eger te kohrave eshte gjithashtu dita e Kujteses tone kombetetare. Kjo eshte dita e nderimit te sakrifices, dhimbjeve, vuajtjeve te qindra e mijra burrave dhe grave, te rejave, te rinjve, femijeve dhe te moshuarve, martire qendrestar, viktima te kalvarit horror te rregjimit te kryexhelatit te shqiptareve Enver Hoxha.

Prandaj sot le te perulemi me nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle para te gjithe atyre qe lane rinine, endrren, te ardhmen, jeten para skuadrave te pushkatimit apo ne kampet dhe burgjet e diktatures si viktima te luftes se klasave, kundershtar te regjimit apo qe vuajten nga uria dhe vdiqen nga semundjet e saj ne sistemin skllavopronar te diktatures hoxhiste!!

Ne nderojme dhe kujtojmë 20 shkurtin e vitit 1991 në kushtet kur bastardi i bllokmenëve xhelat të shqiptarëve, Edvin Kristaq Rama, ka marrë peng Shqipërinë dhe demokracinë e saj.

Në 8 vite të qeverisjes së tij ai ka bërë përpjekje monstruoze për rehabilitimin e xhelatëve të vdekur dhe të gjallë të shqiptarëve gjatë diktaturës.

Ai ka ngritur muze në Tiranë dhe Gjirokastër për diktatorin mizor Enver Hoxha, ka emërtuar rrugë me emrin e babait tij biologjik xhelat Kristaq Rama dhe mohuar krimet e tij.

Ai ka vendosur në krye të parlamentit të vendit Gramoz Ruçin, ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, persekutorin dhe xhelatin e martirëve të lirisë së shkurtit 1991.

Edi Rama, njëlloj si etërit e tij mizorë, ka shkatërruar mekanizmin e votës për shqiptarët.

Ai, me lidhjet e tij të fuqishme me krimin, vjedhjet, drogën, korrupsionin, ka mbyllur dyert e Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit po bën spastrimin etnik të Shqipërisë.

Ndaj dhe ky 30- vjetor është një apel i fuqishëm për mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, që nuk duan që e shkuara t’u bëhet e ardhmja e tyre e nxirë, të votojnë më 25 prill për çlirimin e Shqipërisë nga regjimi i kakistokracisë së Edvin Kristaq Ramës dhe fitoren e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet21/02/2021 08:07

HEU, KUJTOJMË 4-5-6 MARS 1998 KUR LINDI DHE RILINDI, LEGJENDA DHE EGJENDA
OUUU,KRYELEGJENDA DHE HYREGEJNDA,KUR NGA KRYKRIMININELI MILLOSHEVIÇ,
KISHTE MARRË PENG TERË SHQIPTARINË,DUKE TENTUAR,KËRKUR, PËR T'OKUPUAR
UZURPUAR,TË GJTHA TROJET SHQIPTARE; NËN PLOJET SHTIPZVARRE OUH,PËR TË
NA ASGJASUAR, PËR TË NA SHKATRRUAR, NËN MASAKRA MË GJENOCIDALË OUUUH
NË KASAPRA ETNOCIDALË,GJËR HOLOKAUSTE DHE MËZI SE HITLERIANE,STALINIANE
OUUU, MILLOSHEVIÇIANE,MOJ MJERANE; PORSE KRYELEGJENDA,HYREGJENDA OOH
SËBASHKU, TEK RRASHKU; BABË-DJALË,SHKABË-IDEALË; GJYSHË-NIPE-MBESA AUH,
DYSHË SHQIPE BESA OR,SHPRESA; TËR FAMILJE TRI GJENRATË; GJER KANDILJE PRI
KRENEFATË; JEHOI KUMTI, GJËMOI I LUMTI; OUUU, JEMI ME TY KRYLEGJNEDË SHQIP-
TARE, KEMI ME HY HYREGJENDË SHKRIPFARE; MBARË TROJE SHQIPTARE,FARË HER-
OJË SHKRIPZARE; BASHKË DIASPORA SHQIPTARE ANEMBANË KONETINENTËVE DHE,
DASHKË SHTRIADORA SHKRIPZARE ZANEMZANË UÇK+USA+NATO+MBARË BOTA DE-
MOKRATIKE; PËR NDIHMË, TERSHTRIMË; PËR RIÇLIRIMIN, RIPRIHIMNIN, PËR RILIRINË
ILIRINË; NGA KTHETRAT MË KASTSTROFALË, NGA ÇFARROSJET,ÇRRANOSJET MË KA-
NIBALË; TË FASHIZMIT,DRAZHIZMIT,PUSO VERBO FERRKO TUGOSHKAVIZMIT OUUUH,
RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVIZMIT; ËËËH, SERBO JUGOSLLAVIZMIT!!" MANI,USA.

emigranti20/02/2021 14:42

Sali Ram Berisha dhe Edvin Kristaq Rama jane sivellezerit politike te Bllokut.
Eshte nje trill i fatit shqiptar qe dy personazhet me te famshem shqiptare te shekullit te kaluar: Enver Hoxha dhe Ismail Kadare linden ne sokakun e te marreve.
Ky Big Brodher i pashembullt ne historine e popujve po vazhdon edhe kete shekull me njeriun me te paskrupullt shekspiriano-shqiptar Sali Berisha dhe showman-in Edvin Rama.
Do t'i durosh akoma moj Shqiperia ime?

Shqiptari20/02/2021 13:15

Edhe ju si ish president ,dhe ish kryeminister kini jo pak faj per mbijetesen dhe per marjen ne dore te bijve te eterve te fatit te Shqiprise dhe Shqiptareve nga kriminelat e kuq me ne krye vrasesin Gramos Rrucon.

Shto koment

Denonco