Po ta kishe nënën gjallë do vaksinoje Tinka Kurtin të parën?

Po ta kishe nënën gjallë do vaksinoje Tinka Kurtin të parën?

Nga Enkel Demi - 19/02/2021

Jam i ndërgjegjshëm që do të më hidhen në mallkime të gjithë “paladinët” rilindas të artit… ani pyetjen po e përsëris: Nëse Edi Rama do ta kishte nënën gjallë a do i shkonte mendja ta privonte nga vaksina, sepse Tinka Kurti është personalitet më i dalluar se ajo? Natyrisht që jo, madje që nëna e ndjerë ta kalonte radhën do të thoshte që është vlerësuar nga Shoqata e Stomatologëve, si dhe ndodhi me të vërtetë.

Po, nëse do ta kishte babën gjallë a do të lejonte që të vaksionohej para tij Reshat Arbana, Ismail Kadare, Alfred Moisiu a ndonjë tjetër?

Megjithatë, shqiptarët nuk kanë pse të bëjnë sikur po shpikin rrotën. Mjaft të shohin çfarë ndodh rrotull tyre për të kuptuar që kjo puna e vaksinimit të personaliteteve është diskriminim i pastër, më e pakëta për qëllime propagandistike.

Fjala vjen a e ka bërë në Itali Sophia Loren vaksinën jashtë radhës, meqë është personaliteti kinemasë botërore?

A e ka bërë në Angli Sir Philip Anthony Hopkins vaksinën jashtë radhës, meqë është personalitet i kinemasë botërore?

A e priti radhën vetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku?

A e priti radhën vetë Mbretëresha e Anglisë dhe Princi Filip?

Besoj se jam i zoti, por jo aq i papunë sa Edi Rama, që të bëjë një listë të gjatë personalitetesh. Kudo në botë, në çdo shtet ka personalitete, figura kombëtare, por askush në këtë rast nuk e bëri këtë veçim, në asnjë vend! Po pse? Sepse, është diskriminim i pastër ndaj cilitdo qytetari të thjeshtë që e ka jetën po aq të shtrenjtë sa çdo personalitet tjetër në këtë rruzull.

Nëse kryeministri ynë do të kishte kuptuar qoftë dhe një sure të vetme nga ato që citon apo një psalm të vetëm nga ato që këndon do e dinte se askush nuk e ka jetën më të lirë a të shtrenjtë se dikush tjetër, sepse jeta është dhuratë nga Zoti.

Pa dyshim, këtë e dinë gjithë planifikuesit e fushatave të vaksinimit në botë, prandaj caktuan me prioritet njerëzit e vijës së parë, të moshuarit e azileve dhe pastaj sipas moshës. Nëse këto kritere do të respektohen si në gjithë botën edhe në Shqipëri, sigurisht Tinka Kurti, Reshat Arbana dhe plot të tjerë do të vaksionoheshin në të njëjtën kohë me nënën e dikujt apo babën e dikujt tjetër, pasi në shtëpitë tona personalitetet më të shquara janë prindërit, gjyshërit të moshuarit tanë të shtrenjtë që nuk na i njeh Edi Rama, por i njohim vetë.

Sa për ndarjen e shoqërisë në personalitete i rekomandoj udhëheqësit të lavdishëm, Edi Rama që të qëndrojë nja një orë larg banditëve që e rrethojnë e t’i rikthehet leximit, për shembull të librit “Udhëtimi i Kapitenit Stormfield në Parajsë” të Mark Twain, se me gjasë mund të gjejë që shpesh gabojmë në përcaktimin e njerëzve hijerëndë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mondi22/02/2021 19:24

O Enkel o TRUSHPLARE !
................................................... pjesa tjeter eshte botuar sakte
(Per redaksine mos e cungoni mesazhin)

Mondi20/02/2021 11:11

O Enkel
Ende beson se vaksina do te behet per te miren e te moshuarve ?
Cdo person duhet shmange sa me shume berjen e vaksines sidomos te personat mbi 70-75 vjecare. Me vullnet te lire nuk duhet ta beje ASNJERI pamvaresiht moshes dhe profesionit.

shqiptar20/02/2021 10:36

Ministri i shëndetësisë së Argjentinës u detyrua të japë dorheqjen me kërkesën e presidentit, pikërisht se kishte ndihmuar për të vaksinuar persan që i njihte e jashtë rregullave të përcaktuara..
Sa për pyetjen që ka shtruar z Enkel Demi, kam përshtypjen se shumica e shqiptarëve do ti përgjigjeshin se Rama nuk pyet as për nënë e baba, veç egos së tij.
Kam përshtypjen se edhe deklarimet për "dashurinë" e tij të madhe për Zahon, e shfrytëzon më shumë si propogandë sesa si realitet, sepse nuk ka prind që të mburet se e do fëminë e tij, pasi kjo është e natyrëshme për të gjithë.

Bos20/02/2021 08:14

Eshte thjesht per show, jan 5 vaksina edhe per rritur ndikimin qe mund te kene 5 vaksina ne lufte, behet propaganda e tille edhe duket se jane 5 milion vaksina

Selman Dervishi-Mani,USA.poet19/02/2021 23:17

PO TA KISHE NËNËN GJALLË,DO TA VAKSINOJE TINKA KURTIN OUUH,TË PARËN?!
OH,SA ISHË KRENËN RRALLË,ZO SA TAKSIROJË GRINKA SHKURTIN TË MBARËN?!
HEEEJ, JETAT E TERË NJERËZIMIT JANË T'BARABARTA; VERTETAT GJERË BREZË-
RIMIT ZANË ZËR GARA TË ARTA; VEÇMAS PRINDËT DHE GJYSHËRIT E STËRGJY-
RIT; SIPAS TRADITAVE TONA, PRIQAS AGDRITAVE ZONA; AH,VËLLAZËRO RIHIRO
FARË SHKRIPKAVRRIA; OUUU, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA; SEPSE QË
PSE; BEKIMI I PRINDIT DHE GJYSHIT O STËRGJYSHIT; SHTEGTIMI RILINDIT EDHE I
HYSHIT O STERRHYSHIT; DO NA SJELLË FAT E LUMTURI,DHE DASHURI O RLINDJE
DHE RINGRITJE,TË TERË VËLLAZRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRISË,OUUU OREE,
PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË; OUUUH,MBARË SHQIPTARISË!!. MANI,USA.

Shto koment

Denonco