Lajmi i fundit

VIDEO e SKANDALIT/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama shtyn gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta

Dyqani i Ndranghetës dhe dyqankat e Ramës

Dyqani i Ndranghetës dhe dyqankat e Ramës

Nga Agim Xhafka - 27/01/2021

Më në fund kryeministri foli pas ditës së tretë. Pasi bllokoi në media përgjimet e prokurorisë antimafia italiane, pasi lëshoi nga zinxhiri Ballën që të thonte se mafiozët janë miqtë e Bashës, pasi Bolino torri lesh duke sjellë prova se Ndranghetan në Tiranë kishte veç një dyqan u turr vetë me pallë në gojë tamam si i quajturi Skënderbe.

Egër e me ckërmitje dhëmbësh na tha se ne populli t’u pijmë lëngun përgjimeve, nuk ka pse hetohen qeveritarët e qershia mbi tortë, e thënë nga çdo analist e militant, po ç’mafie zeza është kjo që në Tiranë nuk mban dot asnjë dyqan.

Pas këtij zulmi nisën të punojnë televizionet, me ritëm e papushim, njësoj si betonierat. Emisione, lajme, komente, tallje, ironira e në thelb, Ndrangheta me dyqan rrobash.

Në fakt nuk ndodhi siç Rama priste.

Opinioni ngeli te perceptimi se qeveria jonë është më keq se Mafia. E dinë të gjithë, e kanë provuar, në asnjë derë të shtetit nuk hyn dot po mos fute duart në xhep. Do një dokument në hipotekë, bëj gati pagesën. Do vizitë te mjeku, fut dorën në xhep. Do një vend pune, merr kredi. Do t’i shpëtosh një krimi, mbush një qese me euro.  Kështu nga mëngjesi në darkë ngelen duart te portofoli. Djersa e mundi i shqiptarit derdhen te qesja e qeveritarit, deputetit, gjyqtarit, policit, mjekut, sanitarit.

Ky perceptim është kaq i fortë sa shprehja, uji është i lagur.

Mes kësaj bindjeje masive erdhën përgjimet që e bënë mutin mullar. Diskutimet për to kishin brenda inat e vrer. Inat me këtë shtet që nuk mbajti qoftë një premtim dhe vrer pse ky vend po rrokulliset në greminë.

Rama si Rama, ia nisi refrenit bajat. Shpresonte që ndonjë nga Ndrangheta të qe fis me Saliun. Nuk i eci, atëhere, t’ja ngjeshim Bashës. Edhe pak Metës e më tej na shpëtoi dyqani që zbuloi Bolino. Dyqani, dyqani nisi kënga. Po harroi mavriu i gjatë plot koncesionarë të tij që nuk kanë as dyqane, kanë veç ca dyqanka.

Kështu një dyqankë në Berat mori koncesionin e dializës, miliona euro nga buxheti.

Një dyqankë tjetër u bë mirëmbajtëse e radarëve të ushtrisë.

Të tjera dyqanka projektuan rrugë e morën autostrada. Tamam si Ndrangheta, ngri një dyqan e thuaj, hapu Suzam!

Rama ka fatin e keq që është në vitin e tetë të qeverisjes. Pa një bilanc pozitiv e me thes rrenash. Të qepura kaq keq sa tani edhe po të thotë, o milet, unë quhem Edi Rama do i thonë, uf çfarë gënjeshtari!

Jeta e tij politike fiks si jeta e Xhezo arixhiut.

-Ky kalë që po shet është qorr, - i thoshin.

-Jo, jo nuk është qorr. Ashtu duket se...po ma bën mua me sy.- mashtronte Xhezo Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

USA 29/01/2021 12:40

Nevojtoret e RAMES NUK LAHEN me shurrat e RUCIT SPARTAK BRAHOS DHE BASHKIM FINOS .NUK MJAFTOJNE ATO .DUHET SEMANI DHE DRINI DUHET TE VIJE MBARESIA PREJ SHKODRE .

USA 29/01/2021 12:35

Shkrim me te shendetshem NUK KAM LEXUAR me pare .Po cirrjani SHALLVARET KETIJ te tredhuri DHE permbyseni KETE sofer te HIDHUR per CDO shqiptar TE NDERSHEM .

Esafailed28/01/2021 16:32

Bir Selmani Dervishi i nenes Amerike!!!!!

Selman Dervishi-Mani,USA.poet28/01/2021 07:53

HEU,DYQANI I NDRAGHETËS DHE DYQANKAT KRYEMNISTRIT;EU,QYQANI NDRAGVETËS DHE QYQANKAT E
FYEKRIMISTRIT;ORE,QYQAN MORI QYQE;HORE,PYRQAN ORI PYRQE;QYQJA E MALLKUAR,AS ÇERDHE NUK
U GADITË QË TË I ÇELI E TI RRITI ZOGJËT E VETË;POSE,HORRSE;VEZET I BENË NEPËR ÇERDHE TË HUAJA
DHE,I ÇELIN EDHE I RRITIN SORRA E KORBA DHE,I ASMILOJNË ZOGJËT E TË MJERËS QYQE;AHIII MOREEE,
TANI SI QYQE E MJERA,SI PYRQE MË NDJERA; PREJ RRËMBI NË RRËMB; PREJ GËMBI NË GËMB;MBI FERRA
DHE KAÇUBA;GRI THERRA TËRMANGUPA;DUKE KUKATË,KUKE STRUKATË;NATË E DITË,GATE SHQITË,OUH,
GJEJA I KA HUMBUR ZOGJËT, PREJA IA KANË SHKRUMBUR LOGJËT;GJEJA IA KANË ASIMILUAR ZOGJËT AH,
PREJA IA KANË VARRËZIMISHTRUAR LOGJËT; NGA SHLLIGA E SHLLIGANA, NGA SHTRIGA E SHTRIGANA OR,
NGA ZVARRANIKË GJARPI TË GJAKUT; NGA VARRANIKË SHKARPI TË PRAGUT,OUH,TË AGUT; OUUUH,SHUAJ
MOJ QYQE E MJERA, VUAJ OJ PYQE M'E DJERA; NGRITË ÇERDHËN TENDË DHE,ÇELI EDHE RRITI O NGRITI
ZOGJËT TUAJ;ME GJËMË O NËMË,A MË KUKAMË E HUKAMË;NUK FITOHEJ ASGJË; NUK NDIHMOHEJ ASGJË,
PORSE,QYQJA E QYQANI;HORRSE,PYRQJA E PYRQANI; QË T'I LNDI EDHE TË I RRITI, TË I MËSOJË EDHE TË
I BEKOJË,ZOGJET QYQE VUAJA; OUH,NË LOGJET PYRQE TUAJA!!. MË TË FALA REFUGJAT LUFTË MANI,USA.

Skrapari27/01/2021 23:36

E ke qare shkrimin i nderuar Z. Xhafka. Ngordhja po i vjen felliqesires.

Farfalla27/01/2021 20:42

Je i madh, shumë e goditur!

Shto koment

Denonco