Egërsia e sulmeve ndaj Albin Kurtit buron nga frika

Egërsia e sulmeve ndaj Albin Kurtit buron nga frika

Nga Kim Mehmeti - 25/01/2021

Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV nga disa 'analistë' buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror! A e keni vërejtur: debatet televizive ne Kosovë u ngjajnë atyre që zhvillohen në ndonjë vend të kërcënuar nga pushtuesit e huaj!

Është perverse dhe e panatyrshme, por siç duket, disa "opinionistë të pavarur" të Prishtinës, ardhja eventuale e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i tmerron më shumë se rikthimi i regjimit millosheviqian në Kosovë!

Dhe e dini nga vjen e gjithë kjo egërsi te shumica e "analistëve", që me aq urrejtje flasin për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë parti në përgjithësi?!

Ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje "anale", pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bën "opinionist" të pavarur, intelektual e vlerë kombëtare.

Po pra, tërbimi me të cilin disa "analistë" e sulmojnë kryetarin e VV dhe partinë e tij, buron nga frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës.

Pra, e keni vërejtur me çfarë egërsie sulmohet VV, e cila kurrë nuk e ka qeverisur vendin e me çfarë perversiteti e çmenduria mbrohen sunduesit e mëparshëm që Kosovën e bënë joshtet?!

Andaj, mos u besoni atyre që e përbuzin inteligjencën tuaj duke dashur t'ju bindin se Kosova nuk është ajo ku ju jetoni, por parajsa ku banojnë zhvatësit e saj!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet26/01/2021 07:30

HEU,EGËRSIA E SULMIT NDAJ KRYETARIT TË VETËVENDOSJES ËSHTË NGA FRIGA!
EU,VEKËRRZIA E KULMIT SKAJ HYRTARIT O,TETËBRENGOSJES RESHTË SA INTRIGA!!
ËËËH,FRIGA SI SHTRIGA O,SHTRIGANA;QË TA LARGONIN NGA GRAZHDA I ZHVATJES
TË MIRAVE MATERIALE T'PUSHTETIT; HËËË, SI SHLLIGA HË,SHLLIGANA;QE TA PRAP-
TONIN VATËR IDEALË ZËR PRUSHRENDIT; SEPSE,QE PSE; UA PRISHNIN HAJNINË ATË
XHVATJEN, VRAJËGRINË MANDATËN; LUKSIN DEPUTETIT, FLUKSIN VËRBURENDIT O,
EDHE TREGTINË O KËRRDINË AH,GËRRDINË;SHITJEN E PASURISË TROJE,SHKITJE E
TRASHËGIMISË N'PLOJE; DUKE BËRË MARRËVESHJE,KUKE NXERË VARRERESHJE A,
PËR UJDINË,KUJGRINË; PËR NDARJE E PËRÇARJE,EDHE TË KËSAJ TROHË KOSOVE,
MOHË HORRPROVË;EDHE ME DJALLIN E MALLKUAR,QË KALLIN T'SHKALLMUAR;AUH,
SOS VALLË PO IU ZBULOHEJ TRAGJEDIA;ËËËH,MOS DO U CUNGOHEJ TRADHËTIA AH,
TRADHTIA FARË KOBËTARE SHTIPZARE;TRAGJEDIA MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE!
MANI,USA.

Shto koment

Denonco