Një mandat të parë për Bashën apo një mandat të tretë për Ndraghetën?

Një mandat të parë për Bashën apo një mandat të tretë për Ndraghetën?

Nga Gentian Gaba - 24/01/2021

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Bisedat e përgjuara nga Antimafia italiane, plotësojnë mozaikun e guralecëve që kemi parë të shkëputur nga njëri-tjetri përgjatë këtyre viteve në forma të ndryshme. Nga zhdukja e ndërtesave historike, të cilat i kanë lënë vend qiellgërvishteve, te raportet ndërkombëtare që e cilësojnë Shqipërinë një fole për pastrimin e parave të pisëta.

Jo më larg se gushti i shkuar, raporti i publikuar nga Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, sqaronte se ‘rreth 60% e firmave të ndërtimit, që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet, nuk i justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3-vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.’ Një shumë marramendëse, të cilën ‘rilindasit’ në pushtet nuk e komentuan, por bënë atë që dinë të bëjnë më mirë: anatemuan studimin duke e cilësuar botim të një OJF-je. Për ironi të fatit, ata që sulmuan hartuesin e raportit, janë sot pjesë e përgjimeve të realizuara matanë Adriatikut.

Hetimi i Antimafias italiane, që u ka kushtuar pranga edhe shtatë shqiptarëve, ka zbardhur pazaret që çojnë në fitimin e lejeve të ndërtimit në kryeqytetin tonë. Dhe pashmangshmërisht, nga goja e të hetuarve, dalin edhe emrat, nëpërmjet posteve, të kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës. Në përgjime sipërmarrësit italianë flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe njerëz pranë kryeministrit. Si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e gradaçeleva shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si rryshfet 20 për qind të vlerës, apo për koncesione falë lidhjeve me ministritë dhe administratën tonë.  ‘Nëse hyn ministër ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë’ – kështu shrehet Antonio Gallo,’ i besuar i Ndraghetës.

Pohime që zbulojnë një strategji politike të mafies, ndërsa ‘Rilindjen’ e kanonizojnë si lavatriçen e pastrimit të parave të pisëta.

Ndonëse është herët për të parashikuar vijimin e kësaj historie në Shqipëri, atdheun e skandaleve treditore, dosja e Ndraghetas nuk ka si të mos përbëjë material hetimor edhe për SPAK-un. Prokurorëve shqiptarë u mjafton të bëjnë një telefonatë kolegëve të tyre italianë, e të mbajnë kokën lart teksa kalojnë rrugëve të Tiranës, apo teksa janë bllokuar nga një betoniere në trafikun e mbingarkuar si të gjithë ne, për të parë këto kështjella parash që ngrihen me burime të paqarta financiare. Kaq do të mjaftonte, për të patur dyshime të arsyeshme, sikurse kanë tashmë shumica e qytetarëve, të cilët kanë hequr dorë nga prezumimi i pafajësisë, kur bëhet fjalë për kasaphanën e ndërtimeve në Tiranë dhe kanë përqafuar prezumimin e fajësisë.

Sepse shkatërrimi i kryeqytetit, ‘shqyerja’ e Teatrit Kombëtar dhe shumë ndërtesave historike, nuk mund të kenë në gjenezën e tyre arsye qytetare, por barbarinë e frymëzuar nga korrupsioni dhe lidhja me krimin e organizuar. Fenomene me të cilat Rilindja bashkëjeton për shtatë palë qejfe. Mjafton të kujtojmë se kjo nuk është dosja e vetme që vjen nga Italia. Përpos atyre të BILD, kujtojmë se Saimir Tahiri ishte një tjetër delfin i Ramës që u godit nga përgjimet e drejtësisë italiane.

Këto që sot po shohim të përpunuar nga prokuroritë e huaja, kanë qenë laitmotivi i betejës opozitare të këtyre viteve. Sot, askush nuk mund të thotë që opozita nuk kishte të drejtë për kriminalizimin e politikës, korrupsionin dhe kanabizimin e vendit. Opozita kishte të drejtë. Basha kishte të drejtë. Beteja e kreut të opozitës, sikurse koha po dëshmon, ka qenë përherë në mbrojtje të interesit publik dhe shtetit të së drejtës.

Vecse përballja e pabarabartë me Rilindjen, e mbështetur nga mjetet e pafundme financiare që gjeneron korrupsioni dhe bota e krimit; që mundësojnë blerjen e zgjedhjeve, akaparimin mediave, propagandë me përmasa të përbindëshme, sponsorizimin e sulmeve  të njëpasnjëshme mbi opozitën dhe liderin e saj, kanë bërë që Basha të pësonte ‘mallkimin’ e Kasandrës.

Megjithatë, e vërteta është tashmë nën sytë e të gjithëve. Pranimi i saj, faktimi i akuzave të njëpasnjëshme që bien mbi mazhorancën, vetëdijësimi i qytetarëve se jemi përballë një qeverie që mendon vetëm për vete dhe klientët e saj, janë disa hapa që çojnë më pranë zgjidhjes së këtij pështjellimi të madh kombëtar, i cili ka zëvendësuar ‘qeverisjen e popullit, për popullin dhe nga populli’, me  qeverisjen e krimit, për krimin dhe me krimin.

Hapi i radhës janë zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë raund elektoral dikotomia është shumë e qartë dhe e thjeshtë: Një mandat të Parë për Bashën, që do të thotë kthim në normalitet dhe një thyerje të lidhjeve të krijuara deri më tani midis krimit dhe politikës, apo një mandat të tretë për Ndraghetën, përfituesen e madhe të Rilindjes dhe Rilindjen, si përfituesen e 20 përqindëshit të Ndraghetës? Kjo është pyetja e këtyre zgjedhjeve dhe shqiptarët duhet t’i japin përgjigje të saktë dhe bindëse. Një përgjigje që  do të përcaktojë pashmangshmërisht karakterin e popullit tonë dhe, për mirë apo për keq, të ardhmen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Toni25/01/2021 11:58

Me mire nje Mandate per Ndrageten, se sjell ndonje euro ketu, sesa per gjumashi

Selman Dervishi-Mani,USA.poet25/01/2021 07:50

NJË MANDAT TË PARË PËR BASHËN,APO NJË MANDAT TË TRETË PËR NDRAGHTËN?!
ZIJË DRANGAT ZË FARË GRER PASHËN,KAPO HIJE PRANGAT TRETË ZËR DRASHTËN!
-JAM SULLTAN MBRET I VËRTETË,S'KAM KURBAN QË PRET PËRJETË;ZOT I POPULLIT
PËR SHQIPTARINË;MOT I HORBULLIT VRER SHTIPKAGRINË;TERË PASURIA TROJEVË
SHQIPATRE;BERË DASHURIA PLOJEVË SHTIPZVARRE;I TERË KOMBI NË SHËRBIM TË
MBRETIT;I PRERË KOBI,KORBI,NË SHKËMBIM TË SHTETIT;PASURIA ËSHTË DASHURIA
IME,NDËRSA POPULLKOMBI JANË ROBËRIT E MI;PËRSA RROPULLKOBI OR KORBI,QË
UA NXJERRË DY SYTË,QE NË FERR OR ÇFERR TY MBYTË;SA TË JAM GJALLË UNË,OR
I VETMI NË KËTE SHQIPTAROMALËSIE;A TËR KAM MALLË DHUNË HOR MBETËMI HATA
SHTIPZAROMALËVRRIE;KUR TË VDES UNË,MOS TË MBETËJ ASNJË NJERI SI I GJALLË,
ZUR TË PRES DHUNË,PËRDHUNË,SOS TË TRETEJ ASNJË MJERI PRALLË;PO,I DROJË
VETËM SHQIPTARIT TË VËRTETË;HOR RIPLOJË MBETËM SHKRIPZARIT PËRJETË;QË
DO TË TRIUMFOJË TRIUMFI NDËRGJEGJËS MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE;UH,DO
RIGUFOJË PRIGUFI PËRGJEGJËS FARË KORBËTARE AHIII ORE,FARË SHKRIPZARE!!.
MANI,USA.

t25/01/2021 06:09

Nqs basha yt paska patur te drejte ne gjithcka,perse i la ne balte protestuesit,prse nuk e coi deri ne fund sakrificat e protestuesve,dalja nga kuvendi dhe djegia e mandateve,mospjesmarrja ne zgjedhjet vendore rezultuan nje bumerang per te e opoziten.Ram&rilindja jo vetem qe nuk i takon mandat i trete,por ne rast fitore te opozites(qe deri tani duket e dyshimte)ata duhet te hetohen e te perfundojne pas hekurave,dhe nqs opozita nuk e ben kete,kjo eshte sinjal qe ajo kerkon vetem riciklim dhe jo ndryshim

Shto koment

Denonco