Lajmi i fundit

Zvarritet sërish kërkesa e liderit të opozitës, sot mungojnë prokurorët

‘Vala e III’ e pandemisë, Rama i dështuar, mendon vetëm për ‘mandatin e III’...

‘Vala e III’ e pandemisë, Rama i dështuar, mendon vetëm për ‘mandatin e III’...

Nga Kastriot Islami - 22/01/2021

Britania është ‘mbyllur’ për disa javë nga virusi i transformuar. Edhe Gjermania ka marrë ‘masa strikte’ nga rreziku i ‘mutacionit anglez’. Franca sapo ka filluar të përballet me këtë rrezik dhe ende është e ‘mbyllur pjesërisht’, po bëhet gati për mbylljen e plotë....

Të gjitha këto vende ndërkohë kanë filluar vaksinimin e popullsisë duke programuar që deri në fund të verës të realizojnë vaksinimin e plotë për të gjithë qytetarët...

Në Shqipëri, qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme, e ka situatën jashtë kontrollit, duke menduar vetëm për mandatin e saj të III...Të gjithë me në krye ‘menaxherin e Surrelit, janë sulur për të vjedhur zgjedhjet dhe as që duan t’ia dinë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve...

Në 4 dhjetor Shqipëria kishte arritur majën e valës së II me 3397 shtrime mesatare javore ne spitalet COVID... Kjo valë e II kishte nisur që nga java e parë e muajit shtator 2020 për të arritur gradualisht ‘majën’ në 4 dhjetor 2020...

Fatmirësisht nga 4 dhjetori 2020 deri në 13 janar 2021, për 5 javë, vlera mesatare e shtrimeve në spitalet COVID u zvogëlua nga 3397 në 1856 pra me mbi 1,8 herë...U duk sikur vala e II e pandemisë po mbyllej... E gjitha kjo ndodhi jo për meritë të qeverisë, por për shumë arsye të tjera...

Image

Ndërkohë që nisi të përhapej ‘mutacioni anglez’ në Europë dhe të gjithë vendet rritën në maksimum masat mbrojtëse, testimet dhe nisën me shpejtësi vaksinimet e programuara, shqiptarët e abandonuar nga qeveria, duket se gjenden përballë një valë të tretë të pandemisë; këtë radhë të shkaktuar mesa duket nga përhapja e ‘mutacionit anglez...’.

Por mbi të gjitha nga papërgjegjshmëria e qeverisë që pasi ka dështuar në të gjithë sektorët, përfshi edhe menaxhemin e pandemisë, e ka mendjen vetëm te vjedhja e një mandati të III...

Nga 13 janari 2021, deri më 21 janar 2021, pra përgjatë 10 ditëve, vihet re një rritje e vlerës mesatare javore të shtrimeve në spitalet COVID... Konkretisht në datën 21 janar 2021, numri i shtrimeve mesatare në spitalet COVID është 1961, pra mbi 100 shtrime më shumë se në 13 janar 2021, pra një rritje me rreth 6 përqind...

Të dhënat janë një ‘mesazh alarmi’ sepse nëse kjo tendencë vazhdon, vendi mund të gjendet, për shkak edhe të mutacionit anglez’, por jo vetëm, përballë një ‘vale të III’ të pandemisë, ndërkohë që vaksinimi duket shumë larg...

Kjo do të ‘përmbyste’ spitalet; dhe më e rënda do të ishte rritja e numrit të vdekjeve...

Pra shqiptarët gjenden para një ‘vale të III’ të pandemisë kurse Rama mendon për mandatin e III të karriges së tij...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet24/01/2021 00:40

HEU,VALA E III E PANDEMISË, KRYEMINSTRI I DËSHTUAR, MENDON VETËM PËR
MANDATIN E III.. EU,TRANDJA E III E TRANGREMISË,FRYEKRIMISTRI NDESHKUAR,
TRENDON MBETËM PA TRANDATIN E III!! ËËËH,MORE KRYEMINISTËR;HËËË HORE
FRYEKRIMISTËR; MOS KE KUJDES PËR MBROJTJEN E JETËS TË BASHKËKOMB-
ËTARËVE TUAJ; SOS KE KUJKRES TERË DROJTJEN VËRTETËS,DASHKË KOBËTA-
RËVE VUAJ; PO,KA KALUAR KOHA E MBRETIT DHE MBRETËRISË;ZO' KA NDALUAR
MOHA E TRETIT DHE TRETËKRIZË; ASNJË DEMOKRACI BOTËRORE NUK LEJON MË
MANDATIN E TERTË,TË UDHËHEQJES MBRETËRORE DEMONKRACIE; QASNJË OH,
DEMONKRAZIE KOTËHORRE TUK SHËJON MË TRANDGRATEN QË TRETË TË KURR-
THËKEQJES SHKRETËHORRE DEMONKRAZIE; SEPSE,QE PSE; MELEQJA NUK MUND
TË BEHËJ DREQ;OUUUH,AS DREQJA NUK TUND,AS MUND,TË BEHËJ,AS TË NGREHËJ
MELEQ!! DY MANDATE NA GËRRDITE KRYEMNISTRINË SHQIPTARIE;TY TRAKTATE NA
KERRDITE FRYKRIMSTRINË SHKRIPKAVRRIE; DUKE HUMBUR EDHE KËTË TROHË AH,
SHQIPËRIE LONDINEZË;DUKE SHKRUMBUR EDHE KËTE MOHË AHIII,SHTIPEGRIE AUH,
HORDHIKREZE; PO TË THËRRET NDËRGJEGJJA ZGRIPFARE; PO PRETË PËRGJEGJA
SHQIPTARE;OUUUH,PËRGJEGJJA EDHE NDËRGJEGJA MBARË SHQIPTARE! MANI,USA.

zaho23/01/2021 17:55

E habiteshmE sepse doçi ne fillim thoshte " une te rri gjate ne politike ? mos e dhente zoti"-" Mezi pres te leje kolltukun...Do merrem me mode, si Dolçe &Gabana thoshte"

zaho23/01/2021 15:42

E habiteshmE sepse doçi ne fillim thoshte " une te rri gjate ne politike ? mos e dhente zoti"-" Mezi pres te leje kolltukun...Do merrem me mode, si Dolçe &Gabana thoshte"

Shto koment

Denonco