Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Një shtet qesharak, me 500 vaksina ia kalon Guinesë

Një shtet qesharak, me 500 vaksina ia kalon Guinesë

Nga Erion Dasho - 22/01/2021

Me më pak se 500 doza, Shqipëria qëndron në vendin e parafundit në botë për sa i takon numrit të vaksinave të aplikuara. Kemi lënë pas Guinenë, një nga vendet më të varfëra afrikane që nuk dihet se ku gjeti dhe administroi 55 vaksina disa ditë para vitit të ri.

Ndërkohë që gazetarët të cilët janë përballur disa herë me Boratin gjatë ditëve të fundit nuk i kanë bërë dy pyetje që i vijnë ndër mend çdo shqiptari:

1. Pse mbahet akoma i bllokuar stadiumi kombëtar dhe ekipi i vet i vaksinimit, kur këtë numër vaksinash ditore mund ta bëjë fare mirë një ambulancë fshati?!

2. Nëse 975 vaksinat e para u morrën për të mbrojtur "heronjtë", pse nuk u administrohen ato mjekëve dhe infermierëve?!

Përgjigja është fare e thjeshtë!

Boratit dhe ekipit të vet nuk u intereson shëndeti dhe jeta e shqiptarëve. Atyre u intereson show elektoral në stadiume e televizione!

Boratit nuk i intereson as edhe jeta e "heronjve" të vet imagjinarë! Përndryshe do t'i kishte vaksinuar ata për dy ditë duke i mbrojtur tashmë kundër një rreziku që u qëndron mbi kokë prej një viti!

I dashur Borat!

Lëre propagandën! Çdo ditë e më tepër po kuptohet se pandemia është një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të njerëzimit! Ajo nuk zgjidhet me amatorizëm, propagandë dhe mashtrime! Je bërë mjaftueshëm qesharak! Kthehu me këmbë në tokë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet23/01/2021 01:33

HEU,NJË SHTET QESHARAK EUROPIAN ME 500 VAKSINA,KALON GUINEN AFRIKANE!!
EU,ZIJËSHKRET PRESHARAK EUROPIAN QE 500 RAKZINA,PALON GUINEN TRAFIKANE
OUH,NA THËRRET KALAJA,GJERGJI KASTRIOT SKËNDERBEJANE,DASHKË BASHKË O,
ADEM KRYLEGJENDIANE;PËRGJEGJE,NDËRGJEGJE;KRUJA PREKAZA-BUJA KRERFA-
ZA;ZËRI I SHQIPTARISË,NDERI SHKRIPKAVRRISË;LARTË,ZJARRTË;NGA SHTATË GJËR
NENDË PALË GJENË TOKË,NENDË PALË BREZE QIELLI;NENDË VALË OOJ NËNË LOKË,
NENDË VALË RREZE DIELLI;ÇËSHTJA SHQIPTARE QË SHPËRTHEJË TIM E FLAKË OUH,
VARRI VULLKANIT; ZJARRI KULLGJANIT;MBËRTHEJ TIME FLAKË,SHPËRTHEJ KRIME OJ
PLAKË;NGA PADREJTËSIA TËRKOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE;Q'NA VRAJKA AH,
KREJTËZIA FERRKOBËTARE,NGRERKORBËTARE;SHI,KOMBIN MË TË PARIN,MË T'MBA-
RIN;MË HUMANITARIN,LUMJA SHQIPTARIN;LEGJENDA-KRYLEGJENDA,EGJENDA-HYR-
EGJENDA;MILENIUME SHEKULLORE,TI MË LUME TEMPULLORE;BANDA TERRORISTE,
TRANDA FERRORPISTE;NGA MBRËNDA DHE JASHTA,MË RËNDA STËRRLASHTA;POSI
PAK U DUKËN,HORZI NA ZHDUKËN,MBI 80% PPRAP TANI,KËRKOJNË,TENTOJNË 100%
TERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË;AHIII,VËLLAZËRO RIHIRO HARË SHKRIP-
KAVRRINË;AUH,TERË KËTA,PËR HATA;KANIBALË,TRANDIGALË;NUK DINË AS NDINË;AS
TË NGOPËN,AS TË KOPËN;ME GJAK DHE PRAG MBARË SHQIPTRAISË;OUUUH MOREE,
ME GJAK DHE PRAG TË MBARË SHQIPTARISË!!.T'FALA REFUGJAT I LUFTES,MANI,USA.

krasasi tp22/01/2021 15:03

Doktor, vaksina po vonohet dhe mesa duket edhe po ngurohet të bëhet masivisht në botë për dy arsye:
1. Një virus i ri po 'shpifet' çdo ditë në shtete të ndryshme, njeri më violent se tjetri.
2. Ndoshta OBSH dhe B.Gejts, do ti duhet ta shpik ndonji vaksinë universale, me qëllim që mos të shpohemi disa herë, mos të rrimë në radhë dhe ta bllokojmë e ta zhbllokojmë ekonominë botërore herë pas here. Ose sikurse unë kam hamendësuar nga fillimi se e gjitha është 'spektakël kinez dhe jo vetëm, me qëllim që të fusin në ngërç e rënie ekonominë botërore dhe atë Amerikane në veçanti.

Shto koment

Denonco