I dashur Borat! Lëri përrallat me heronj, shiko realitetin me Tire!

I dashur Borat! Lëri përrallat me heronj, shiko realitetin me Tire!

Nga Erion Dasho - 18/01/2021

Sa herë del zbuluar me kontrollin e COVID-it në Shqipëri, kryeministri evokon “heroizmin” e mjekëve dhe infermierëve. Si atëherë kur u zu me presh në dorë duke manipuluar shifrat e vdekjeve, ashtu edhe sot me Tiren, çdo komenti kritik ai i bën bisht me frazën shabllon “Mjekët tanë janë heronj!”

Se ç’lidhje ka Tirja me “heronjtë” e kryeministrit, këtë mund ta argumentojë vetëm një mendje demagoge dhe manipulative!

Nuk është hera e parë që e shkruaj dhe e them: “Mjekët nuk janë heronj”! Në historinë e Shqipërisë kemi patur gjithsej dy apo tre heronj të vërtetë! Nën modelin sovjetiko-kinez, Enveri nisi të prodhonte “heronj" me shumicë duke përdorur si lëndë të parë traktoristët, shoferët apo fatkeqët që humbnin jetën në detyrë!

Në se dikujt prej kolegëve bluzëbardhë i pëlqen manteli i pamerituar i heroit dhe nuk arrin të bëjë paralelizmin midis vetes dhe mjelësve të Enverit, aq më keq për të!

*   *   *

I dashur Borat!

Ti dhe qeveria jote i latë mjekët dhe infermierët në mëshirën e fatit! I paguat më keq se çdo koleg i tyre europian. Në shtatë vjet nuk u ngritët asnjë lek pagën; as edhe për indeksim! Sot çuditeni pse ka korrupsion dhe bëni sikur nuk e dini!

Informaticienët, kimistët dhe klarinestitët që ti caktove të drejtojnë shëndetësinë i keqtrajtuan dhe i dëbuan bluzat e bardha me turma drejt Gjermanisë, Italisë e vendeve të tjera! I lanë spitalet pa mjekë, pasi nuk e kanë idenë se për të arsimuar një mjek duhen 20-25 vjet dhe dhjetëra mijëra euro! Injorantët që vure ti në drejtim kaq dinin dhe kaq bënë! Kasaphanë me sistemin shëndetësor!

Sot Shqipëria nuk ka heronj! Ka Tire! Ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t’u marrë me hallet e pacientëve! Gjatë pandemisë të lënë edhe pa pajisje mbrojtëse! Muret e spitaleve ama i kemi të lyer njëlloj si Europa!

Herë pas here, ti bën estradë me mjekët duke i rreshtuar para klarinetistëve të tu sikundër i rreshton sivëllai yt Kim Jong-un! Mjaft më me talljen, nëpërkëmbjen dhe përdorimin e tyre si kukulla propagandistike!

Borat!

Lëri përrallat me heronj dhe shiko realitetin e mbushur me Tire! Deklaratat në media dhe statuset në mediat sociale flasin se Tiret janë kudo! Në çdo spital! Diku janë sanitare, diku tjetër koordinatorë! Jo rrallë, i kanë vënë përfund mjekët dhe infermierët! Heronjtë, pra...

Ky është modeli “Kap ç’të kapësh” që mbizotëron në shtetin tënd! Modeli ku pothuajse kushdo mundohet të shfrytëzojë postin për t'u pasuruar pavarësisht se shkel mbi ekonominë, shëndetin, madje edhe jetën e tjetrit!

Merr përgjegjësi për Tiret duke u kërkuar shefave të tyre, nga përgjegjësi i turnit dhe deri tek ministrja e shëndetësisë të largohen duke u kërkuar falje shqiptarëve, sepse, në vend që t’i shëronin nga COVID, i lanë në mëshirë të Tireve!

Meqë ra fjala! Me kaq dështime sa ke patur, bën mirë të ikësh edhe vetë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet20/01/2021 00:05

I DASHURI BORAT! LËRI PËRRALLAT ME HERONJ, SHIKO REALITETIN ME TIRRE!!
I AMSHUARI HORRAT! NXËRI ËNDRRALLAT VËR THERRONJ,SHIQO KREARITETIN
QE SHQIRRE!! ATHUA ÇFARË MUNSTRUME KANIBALË;KASHTRUA ZVARRË HORE
TRANDIGALËSH; DUKE LUAJTUR OU ME DOKTORRA SHPETIMTARË TË JETËS NGA
KORONAVIRUSI VDEKJEPRURËS;DUKE SHUAJTUR HORRHORRA VËRTETËS MËSA
HORRORAKRIMUSI PREKJETRURËS; DOTORRAT DHE MBARË POPULLATA,DUKE E
HUMBUR BESIMIN NGA UDHËHEQJA E KORRUPTUAR; HORRHORRTA O,DHE FARË
RROKULLGRATA,DUKE TRUMBUR PËSIMIN VRAR KURTHËDREQJA HORRUKTUAR;
NGA THYERJA E IDEALIT,MËSA FYERJA E PRITE ZHGALIT; MBETUR PA BUKË,OUH,
MBETUR PA PUNË;TRETUR MËSA STRUKË,TRETUR MËSA DHUNË;NA I GËRDITËN
TERË TROJET STËRGJYSHORE;NA I KËRRDITËN FERR PLOJET STERRQYSHORE;
NUK MBETËJ TJETËR,NUK TRETËJ VJETËR;TA MERR MËRGIMIN BOTËS;TA NXERR
TËRBIMIN SQOTËS;MËRGIMTAR PAKTHIM;BRENGIMVARR MASHTRIM; SHI HUMBJE
SHËNJË PADOKË;TI SHKRUMBJE NA QENJË,PA RRËNJË OJ,NËNË LOKË!! MANI,USA.

Studenti18/01/2021 15:28

Horrori eshte aq i madh ne te perditeshmen e Shqiperise, sa cdo gje qe te ndodhe, as nuk e shton e as nuk e pakeson dozen e ankthit. Si Tirja ka me mijera, ne te gjitha institucionet, ne biznese, ne lagje, ne farefis dhe ne familje nganjehere. Ne kemi bere president edhe kryeministra njerez si Tirja. Po nuk shkoi thika deri ne palce dhe te behet m.ti kala, nuk kemi per ta kuptuar asnjehere sa poshte kemi rene si komb...

Vladimiri18/01/2021 11:36

Nje shkrim i mire, nga nje njeri dinjitoz dhe mjek i pergjegjshem, profesionalisht dhe objektivisht! Nuk jane te gjithe mjeket heronj, nuk vdesin vetem mjeket nga covidi, nuk ikin vetem mjeket nga vendi, por nje popull i gjithi po merr nga syte kembet. Dhe kjo, nga nje "Elite" horrash dhe hajdutesh, qe kane uzurpuar pushtetin dhe nuk e leshojne, por ashtu sic thesh Noli, kolltukofagesh, qe e quajne veten te pa zevendesueshem...

Vlora18/01/2021 08:16

'Tirja' nr.1 e Shqiperise, Piperino rrjepsi qe po zhvat miletin tek klinika e vet private ! Pastaj vjen kompania e idioteve alla Bino&co .....

Shto koment

Denonco