25 prill/ Vetëm bashkimi i madh e përmbys të keqen

25 prill/ Vetëm bashkimi i madh e përmbys të keqen

Nga Kastriot Islami - 17/01/2021

Në një vend demokratik, qoftë edhe me demokraci shumë të brishtë, zgjedhjet kanë disa funksione:

i) testimin e grupimeve politike, thënë më shkoqur cili përfaqëson maxhorancën dhe cili opozitën,

ii) përballjen e ekipeve qeverisëse;

iii) krijimin e mundësisë për rrotacion, pra alternim të pushtetit...

Këto funksione të zgjedhjeve realizohen kur zgjedhjet janë të lira e të ndershme, ose minimalisht të pranueshme... Këto funksione vihen në dyshim kur maxhoranca në pushtet manipulon zgjedhjet...

Në përgjithësi, zgjedhjet manipulohen, pra nuk janë të lira e të ndershme apo ‘in ekstremis’ as minimalisht të pranueshme, kur maxhoranca gjatë katër viteve (apo më shumë) të qeverisjes së saj ka kapur shtetin ose thënë ndryshe ka ngritur një regjim jo demokratik, për të mos thënë autoritar, oligarkik, të korruptuar, kriminal...që tenton të ndryshojë vullnetin e qytetarëve duke futur duart në zgjedhje, pra duke i manipuluar...

Ky është rasti i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Shqipëri...

Edi Rama është drejtuesi i një maxhorance të (vetë) cilësuar Rilindje, por që në realitet përfaqëson një regjim autoritar, të korruptuar deri oligarkik, të lidhur fuqimisht me krimin e trafiqet...deri edhe me mafian ndërkombëtare...Një regjim autoritar dhe i korruptuar që ka shitur e vazhdon të shesë interesat kombëtare deri në tradhti për të mos lejuar rrotacionin politik...

Një regjim i rrezikshëm që duke I varfëruar qëllimisht qytetarët e tij,iu ka dhënë dy mundësi ose të nënshtrohen ose të emigrojnë...Varfërimi është jo vetëm ekonomik, por qytetarët nuk kanë mundësi të arsimohen, të marrin shërbim shëndetësor apo të sigurojnë një mbrojtje sociale minimale sa për të mbajtur frymën...

Praktikisht qytetarët në masën rreth 80 për qind janë të pa shpresë, dhe kërkojnë me çdo mënyrë të realizojnë dëshirën e tyre duke ndryshuar gjendjen... Por një pjesë të madhe kjo ju duket e vështirë deri e pamundur sepse regjimi autoritar ua pengon me të gjitha mënyrat realizimin e dëshirës së tyre...

Duket se në këto rrethana mbetet vetëm një mundësi, që këtë dëshirë të mbi 80 për qind të qytetarëve ta drejtojë një Bashkim i Madh i të gjithë atyre që janë qartësisht e pa asnjë mëdyshje në opozitë me regjimin autoritar, të korruptuar, oligarkik, kriminal... thënë ndryshe më Edi Ramën dhe kupolën e tij që drejtojnë këtë regjim...

Një bashkim i madh i të gjithëve përveç Edi Ramës dhe kundër Edi Ramës dhe sektit që ai drejton!

Si realizohet ky bashkim i madh dhe a është e mundur të realizohet ky bashkim?

Kjo është pyetja që shtrohet dhe dilema e disave  që janë qartas kundër regjimit të ngritur nga Edi Rama apo nuk e durojnë më atë, por që ose s’kanë shumë besim se ky bashkim mund të realizohet ose japin ‘argumente’ të shumtë që  opozita aktuale politike, kështu siç po vepron,  s’mund ta realizojë këtë bashkim të madh...

Këto ‘argumente’ qoftë edhe të arsyeshëm i nxit e amplifikon edhe propaganda diversioniste e Edi Ramës që përmes shumë metodave e mënyrave makiavelike tenton të pengojë realizimin e Bashkimit të Madh sepse e di shumë mirë se Bashkimi i Madh do të ‘thërmim i regjimit të tij’...

Duhet urgjentisht menduar si të kthehet në realitet Bashkimi i Madh...

Ky Bashkim është i mundshëm vetëm nëse Zgjedhjet e 25 prillit: a) nuk trajtohen thjesht e vetëm si zgjedhje te zakonshme... b) nuk trajtohen ashtu siç ndodh në një vend demokratik, pra për të për të zëvendësuar një ekip me një ekip tjetër të qeverisjes së vendit, c) nuk trajtohen thjesht dhe vetëm si një rrotacion i pushtetit...d) por trajtohen si përmbysje e madhe e së KEQES që në terma konkrete lidhet me zullumet dhe prapësitë e regjimit të rrezikshëm, autoritar, të korruptuar, të inkriminuar dhe tradhtar të Edi Ramës...

Beteja e vërtetë e BASHKIMIT të MADH në zgjedhjet e 25 prillit do të duhet të shkaktojë/ realizojë/ sigurojë  përmbysjen e së keqes që është regjimi i Edi Ramës... Përndryshe e keqja do të vazhdojë të të rritet për tu bërë e pamundur edhe për tu përmbysur!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

astriti18/01/2021 20:08

o venaliu ti ben mire te vazhdosh te lepish bythen e rames se duket je i kenaqur me kete zanat qe pak vete te konkurojne... beji strevitje llapes se ai as bile nuk ke...

Venaliu18/01/2021 14:16

Zafmet e ke o Skraparliu, me ate saterin qe ke të na i rush iher pervec atyne qe ke permen ene mu.

Skrapari18/01/2021 11:48

Bilua ose bilja dhe i deleguari funderina te shoqerise. Neser ne pushtet te tilla vemje duhen shkuar ne sater qe te shpetoje njehere e mire Albania.

i deleguari18/01/2021 10:41

Valbona,kundershto argumentat e mos u mundo te gjesh armikun e kllases! Rrjedhimisht nuk do te kesh nevoje te etiketosh askend dhe as te te genjeje mendja se mund tju rekomandosh lexuesve te syri.net se kush ben e kush jo! Konkretisht di gje zotnia jote,Valbona ,se pse identifikimi biometrik qe u vendos te behet ne 100% te qendrave te votimit (ne muajin shtator 2020) sot eshte katandisur ne vetem dy qytete e qe mund te katandiset ne nje ose asnje??? Problemi nuk eshte kostua,sic pretendon Gjiknuri,aspak sepse tendera e PPP vazhdojne papermbajteshem pavarsisht se ekonomia ka shkuar ne zgrip! A te kujtohet se si identifikimi biometrik u quajt nga fitoret me te medha te opozites dhe qe do t'i vinte kapak njehere e pergjithmone shit-blerjes e votes? Kush e pranoi degradimin e kesaj fitoreje,kush ra dakord,cili forum vendosi kur ka ndodhur kjo e qe sot opozitaret vihen para faktit te kryer? A eshte nje humbje e turpeshme per forcat politike qe u mburren se e arriten kete fitore,por a eshte edhe nje shenje se zgjedhjet do vidhen dhe se te gjithe forcat duhen investuar ne ruajtjen e zgjedhjeve ? Jo vetem nuk eshte zgjuarsi por eshte edhe cinike t'i spjegosh te vuajturit se sa shume vuan,ashtu sic ben opozita nga mengjesi ne darke!
Akoma ka kohe,por jo per te humbur...E perseris thirrjen se Opozita dhe Lulzim Basha duhet te shkunden!!!

Selman Dervishi-Mani,USA.poet18/01/2021 06:48

VETËM BASHKIMI I MADH E PËRMBYS TË KEQËN;MBETËM DASHKRIMI RIGARDH
TEK GËRRMYS DREQËN!;
NË NJË SHTËPI MALSIE BEBËS TË POSALINDURI DJALË IA KISHIN PËRTËRI EMRIN
E GJYSHIT MË ATDHETAR;
BABAI I FOSHNJËS PO DRKLARONTE;OU MOS E PAGZONI NË EMËR TË BABËS TIM APO GJYSHIT POSALUNDURIT;
KUSHEDI ÇFARË PËRQYRRANI BËHEJ DHE,Q'E KORITË ZERIN,NDERIN E GJYSHIT
LUFTËTAR E ATDHETAR LIRIE!"
A,KUR LINDI KRYELEGJENDA ADEM JASHARI,MU N'DITËN E FLAMURIT 1955 BABA
MËSUES I POPULLIT,I GËZUAR
PËR LINDJEN E DJALIT,DUKE PUTHUR NË BALLË,MBI DJEP FLAMURIN ME ARMËN
DUKE URUAR DHE DËSHIRUAR
QË ME KËTE FLAMUR E ARMË TË NA RIMBROJË,DHE TË NA RIÇLROJË,SEBASHKU
ME VËLLAZËR EDHE MOTRA OR,
GJITHA TROJEVE MBARË KOMBËTARE DHE DIASPORËN ANËMBANË SHTATË KONT-
INENTEVË,TERË KËSAJ BOTË;
DHE,NJËMEND ARRITI TË BEHËJ,TË NGREHËJ,KRYELEGJENDAR,HYEREGJENDAR;
SËBASHKU ME BABË E NËNË;
VËLLAZËR EDHE MOTRA;TERË TROJE PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTRAIE;OUUU,
ME DIASPORËN,PRIASDORËN;
PËRGJEGJJA SI PËRJETËMOT;EDHE SOT;I ZOTI KËTI DHEU;GJERGJA KASTRIOTI OU,
SKËNDËRBEU;KRYELEGJENDA,
HYEREGJENDA;NDËRGJEGJA NË GRANDEMA:AH,GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË
ADEMA;O,GJERGJA MË ADEMA!.
MANI,USA.

Arditi17/01/2021 20:56

O bilbil qe shkurt me siguri te therasin "bilo" (qe ne shqip do te thote po rrote bibilush) ti dukesh nje kripto-rilindas... kujton se me kete status do te shpetosh edi ramen qe i ka marre muti shalet...

Valbona17/01/2021 20:53

O i deleguari, semundjen tende anti-pd nuk e sheron dot askush... Ti je ne realitet nje mutacion i ramavirusit. te ruajte zoti. I bej thirrje te gjithe lexuesve te syri net te abandojne te tille sharlatane te maskuar.

bilbil17/01/2021 19:38

Z. Kastriot. Ju lutem shih në fytyrë ekipin e BASHKIMIT TË MADH dhe voto!

I deleguari 17/01/2021 19:05

O Kaci, po thuaje cope, mor burre,a po I bije legenit kot kjo opozite, e cila harbon sa andej e sa ketej per të bindur hallexhinjte se i ka mbytur halli, qe bind të varferit se po i mbyt varferia, qe bind emigrantet se shqiptaret po ikin!? A ka vend e kohe per të spjeguar se Rama genjen ,Rama nuk mban fjalen,Rama nuk mban premtimet?! C’jane keto karlliqe? Nqse nje trajtim i tille vjen nga padituria dhe kapaciteti udheheqes, kjo nuk jep shprese se do ftillohen ne qeverisje dhe nqse eshte e qellimshme , atehere duhet bere dicka sa nuk eshte vone!!! Shkundeni PD, Shkundeni Lulzim Bashen! Opozita i ngjan nje pentium plot me viruse perballe nje lukunie me hakera! Cfare prisni?

Shto koment

Denonco