Lypësi i keq: Dy arsye pse Rama po sulmon BE-në për vaksinat

Lypësi i keq: Dy arsye pse Rama po sulmon BE-në për vaksinat

Nga Syri.net - 17/01/2021

Kryeministri Edi Rama nuk u shpëton skandaleve që janë thuajse të përditshme.

Një ditë më parë u raportua se Franca i kishte nisur një notë proteste për komentet që kishte bërë për vaksinat.

Skandali pason komentet e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca që deklaroi për Zërin e Amerikës se janë habitur me sulmet që po bëhen ndaj BE-së nga Edi Rama për vaksinat.

Ai tha se BE-ja e ka treguar veten sidomos vitin e fundit duke u bërë një donator i zellshëm për Shqipërinë sa i përket tërmetit dhe pandemisë.

Soreca tha se vetë ai ka dhuruar disa herë pajisje mjekësore, por theksin e vuri te 70 milionë eurot e vëna në dispozicion për vaksinën.

Mirëpo Edi Rama, që nuk lë moment pa e përmendur se është lypës shumë i mirë, po e tregon veten se është një lypës i keq. Sepse nuk mund të qeverisësh keq dhe të jesh lypës i mirë.

Këtu nuk po themi se përse miliarda euro kanë shkuar për koncesione skandaloze dhe shëndetësia është në gjendje të mjeruar, aq sa pranojmë gjërat e falura nga bota.

Por problemi është te historia e vaksinave.

Bashkimi Europian ka krijuar një mekanizëm për të blerë të paktën 1 miliard vaksina për veten dhe fqinjët. Këtu përfshihet edhe Shqipëria.

Por ndërsa për Kosovën, BE e ka ditur se do të japë 300 mijë vaksina, për Shqipërinë nuk është thënë asgjë. Arsyeja është e thjeshtë: ambasadori i BE e tha se Shqipëria akoma nuk ka asnjë plan vaksinimi. Pa plan, nuk ka para. Pa plan, sigurisht nuk ka vaksina.

Por si ai lypësi me brekët e grisura, që krenohet nëpër rrjetet sociale, Rama po vazhdon të sulmojë BE-në.

Përse e bën një gjë të tillë?

E para, sepse në këtë mënyrë mund të jetë duke hapur rrugën për të marrë vaksina nga vende të tjera si Kina apo Rusia, që janë gjithmonë të gatshme për të ofruar ndihmë e ndikim në këtë drejtim.

E dyta, që të krijojë për momentin një urrejtje ndaj BE-së dhe në momentin kur vaksinat të mbërrijnë si kudo në rajon, ta shesë si një sukses personal, duke theksuar se falë presionit të tij, gjërat nisën të lëvizin.

Kjo do ishte tamam si një brekëgrisur që krenohet e bën fushatë me gjërat e të tjerëve. Ashtu sikundër po bën me ato pak gjëra që po ndërtohen pas tërmetit shkatërrimtar me paratë e të tjerëve dhe të shqiptarëve. Duke u sjellë me to sikur janë paratë që ia ka lënë babai në testament.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Superman17/01/2021 15:40

Rusia nuk do beje vaksina te helmuara per shqiperine! Cfare problemi ka nese na jep vaksinat dhe ne sa nje lagje e Moskes jemi, vaksinohemi te gjithe brenda 2 ditesh.

Shto koment

Denonco